“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Iku Helidon Bushati! Basha ia gjen shpejt zëvendësuesin, ja kujt i beson Shkodrën
26 Janar 2022, 13:33Nga DOSJA
TIRANË– Enkelejd Alibeaj do të jetë drejtuesi i ri i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës. Vendimi është marrë vetëm pak orë pasi pas dorëheqjes së Helidon Bushatit, i cili e lajmëroi vendimin në rrjetet e tij sociale duke u zëvendësuar me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj. Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.
Lëvizja është bërëkur më shumë se një muaj na ndan nga 6 marsi, zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, mes tyre dhe Shkodra, kandidati i të cilës ende nuk është bërë me dije se cili do të jetë.
Enkelejd Alibeaj zëvendësoi Alfred Rushën e dorëhequr në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Rushaj dorëzoi funksionet n/kryetarit të PD dhe kreut të grupit parlamentar demokrat pas protestës së 8 janarit në selinë blu. Alibeaj u caktua javën e kaluar si drejtuesi politik i qarkut i degës demokrate të Vlorës pas pezullimit të Genc Deromemajt. Pas lëvizjes së sotme në Shkodër, kryetari i PD Lulzim Basha duhet të gjejë drejtuesin e ri politik të Vlorës pas spostimit të Alibeajt.
TIRANË – Policia e kryeqytetit arrestoi sot 7 persona për veprat e ndryshme penale: zotërim kanabisi dhe drejtëim makine pa leje drejtimi.17-vje&cced...
TIRANË-Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për 6 njësi të qeverisjes...
SHKODËR– Helidon Bushati dorëhiqet nga posti si drejtues politik i qarkut Shkodër. Lajmin e ka bërë vetë Bushati në rrjetet e tij sociale duke shpjeg...
GREQI– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm një ndërtesë, në Avenue Syggrou 3, në Shtyllat e Zeusit Olimpik, në Athinë. Mësohet se shpërt...
TIRANË– Mblidhet sërish Këshilli i Ministrave! Pas miratimit të projektligjeve, 4 ministret raportuan për mediat vendimet më të reja që dolën nga Kës...
TIRANË- Ajo ka qenë e dënuar për ushtrim prostitucioni. Kur mbaroi burgun, u kthye në shtëpi. I vëllai, jo vetëm që nuk e ka pritur mirë të kaluarën e të m...
TIRANË– Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka njoftuar se janë kryer ndryshime për sa i përket zonave që mbrohen me ligj në vendin ton...
GREQI– Mijëra peshq kanë ngordhur masivisht në lagunën e Drepanos në Igumenicë. Shkak janë bërë temperaturat e ulëta, pasi rreth orës 6 të mëngjesit tempe...