LIVE UPDATES
Bota

Vendi më i pasur në botë mbeti pa maska, PSE Trump nuk urdhëroi rritje të prodhimit?

27 Mars 2020, 12:23 Nga DOSJA
Vendi më i pasur në botë mbeti pa maska, PSE Trump nuk

Një histori amerikane për kapitalizmin që konsumon gatishmërinë dhe rezistencën tonë kombëtare.Pse Shtetet e Bashkuara nuk kanë maska ​​për fytyrën për punonjësit e mjekësisë? Si ndodhi që vendi më i pasur në botë, të ishte në kushte të tilla, në një rrëmujë kaq tragjike? Dhe sa do të duhet për të marrë mjete të mjaftueshme mbrojtëse, nëse kjo është edhe e mundur?

Kam kaluar ditët e fundit duke gërmuar në këto pyetje, sepse mungesa e mjeteve mbrojtëse, veçanërisht maskat për fytyrën, më ka goditur mua si një nga absurditetet më shqetësuese në përgjigjen e Amerikës ndaj kësaj pandemie.

Por, do të ishte mirë të kishit bërë testime të hershme. Do të ishte e mahnitshme nëse mund të shmangim mbarimin e ventilatorëve dhe hapësirave spitalore, katastrofën që ka rënë në një pjesë të Italisë. Por këto nuk kanë asnjë rëndësi nëse punonjësit e kujdesit shëndetësor nuk mund të vijnë në kontakt me pacientët me koronavirus pa u sëmurur vetë.

Kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur maskat e fytyrës, mbrojtëset e syve, dorëzat dhe mantelet të sigurohen me çmim të lirë. Në këtë mënyrë i bie se kemi dështuar të sigurojmë material të sigurt mbrojtës për punëtorët e mjekësisë, e lëre më njerëzit e sëmurë dhe publiku, me disa ekspertë të shëndetësisë mund të ishin rekomanduar nëse do të kishte mjaftueshëm maska, por duket se ka qenë një neglizhencë. Çfarë mënyre e ulët dhe e turpshme që një vend të dështojë: Për një maskë prej 75 centësh, ra mbretëria.

Më vjen keq të them se kërkimi i informacioneve për mungesën e maskave nuk e ul shkallën e zemërimit. Përgjigjja se pse po ngelim pa materiale mbrojtëse përfshin një listë tipike amerikane të patologjive kapitaliste. Ngritja dhe joshja e shmangshme e prodhimit të lirë jashtë vendit, dhe një dështimi strategjik, në nivel kombëtar dhe në industrinë e kujdesit shëndetësor, për të shqyrtuar seriozisht shkallëzimin e të metave që dolën prej nismave për të reduktuar çmimet.

Ndoshta mënyra e vetme për adresimin e mungesës tani është të pranohet se tregu është copëtuar, dhe të kemi hap qeveritar në shtytje të prodhimit global dhe lokal. Presidenti Trump, neveritshëm, ka rezistuar deri tani që të urdhërojë kompanitë për të prodhuar më shumë material dhe pajisje. Në rastin e maskave, prodhuesit thonë se ata po bëjnë ç’të jetë e mundur për t’i dhënë vrull prodhimit, dhe disa kompani të mëdha po dhurojnë milionë maska nga rezervat e tyre.

Por duke marrë parasush nevojën që SHBA-ja ka për maska, luftimi i koronavirusit kërkon më shumë se 3.5 miliardë maska, sipas të dhënave të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane. Njerëzit në biznesin e maskave thonë se do të duhen disa muaj, së paku, për zgjerim të prodhimit të theksueshëm.

“Ne jemi në kapacitetin e plotë sot, dhe me ngritje të prodhimit duke ndërtuar një tjetër fabrikë ose zgjerimi i mëtejshëm i prodhimeve do të kërkojë edhe tri deri në katër muaj”, – ka deklaruar Guillaume Lavderdure, shef i operimit të Medicom, kompani kanadeze që prodhon maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse në fabrika anembanë botës.

Dhe, megjithëse disa prodhues jotradicionalë të fabrikave të kanotierave dhe të prodhuesve të tjerë që kanë bërë të ditur planet për të përshpejtuar prodhimin e maskave, është e paqartë nëse do të jenë në gjendje të përmbushin standardet e kërkuara të sigurisë ose do të zgjasin edhe orarin e punës që të përmbushin kërkesat.

Pak njerëz në industrinë e pajisjeve të mbrojtjes janë befasuar me mungesën, sepse ata e kishin parashikuar për vite me radhë. Më 2005 administrata e George Ë. Bushit kishte bërë thirrje për koordinim të prodhimit të brendshëm dhe për stoqe të materialit mbrojtës si përgatitje ndaj gripit të shpendëve. Më 2006, Kongresi aprovoi fonde për të shtuar materialin mbrojtës për rezervën strategjike kombëtare, në mesin e shumë gjërave, edhe ruajtjen e 52 milionë maskave dhe 104 milionë maskave respirative N95. Por rreth 100 milionë maska në rezervë ishin dërguar më 2009 për të luftuar pandeminë H1N1, dhe qeveria asnjëherë nuk ishte lodhur që të dërgonte të reja në rezervë.

Këtë muaj Alex Azar, sekretar i shëndetësisë dhe shërbimeve humane, dëshmoi se janë vetëm dyzet milionë maska në reserve, apo rreth 1% e materialit të projektuar kombëtar. Dhe me fillimin e përhapjes së koronavirusit në Kinë në fillim të vitit, mungesa globale e materialit mbrojtës nisi të dukej e pashmangshme.

Por, tashmë ishte shumë vonë që Qeveria amerikane të bënte diçka për ta zgjidhur problemin. Dy dekada më parë, shumica e materialit mjekësor mbrojtës prodhohej brenda vendit. Por si shumica e produkteve të biznesit të këtyre nevojave, edhe prodhimi i maskave të fytyrës ishte zhvendosur përtej oqeaneve. “Kina prodhon tetëdhjetë për qind të maskave të botës”, – ka deklaruar Laverdure.

Spitalet nisën të mbeteshin pa maska për të njëjtën arsye sikurse supermarketet me letra higjienike, sepse edhe në këtë aspekt ishte menduar se nuk duhej të shkohej me sistem qëndrueshmërie, por me optimizim efikas.

“Po flisni për një produkt luksi”, ka thënë Michael Alkire, president i “Premier”, kompani që shet pajisje mjekësore dhe sisteme shëndetësore. Në zinxhirin e furnizimit, ka thënë ai, “askush nuk dëshiron të ketë prodhim masiv, sepse askush nuk dëshiron çmim të lirë”.

Në janar furnizimi ishte nën presion të madh. Teksa po merrej me shpërthimin e saj të virusit, Kina filloi të kufizonte eksportimin e pajisjeve mbrojtëse. Pastaj, të njëjtën gjë e bënë edhe shtetet e tjera, Tajvani, Gjermania, Franca dhe India morën hapa për ndaljen e eksporteve të pajisjeve mjekësore. Kjo bëri që spitalet amerikane të kërkonin gjithnjë e më shumë maska nga prodhuesit, përherë e më të paktë. Njerëzit në industri më siguruan se do të përgatiteshin më mirë për herën tjetër.

Sigurimi i materialit të mjaftueshëm mbrojtës ishte produkti më i lirë që do të mund të kishim për të ngadalësuar pandeminë. Fakti se ne dështuam në këtë punë, vë në pah pazotësinë tonë kombëtare alarmuese për ta marrë me mend dhe për t’u përgatitur për më të keqen. Do të kemi mjaft maska në kohën e katastrofës së radhës. Por, a nuk do të ishte e drejtë që njëherë e përgjithmonë të ishim të përgatitur për të keqen para se të na përplaset në fytyrë?

Marrë nga New York Times

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 donald trump koronavirusi ne shba maskat mbrojtese covid-19 donald trump koronavirusi ne shba maskat mbrojtese

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës