Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
PARIS– Lajmi është bërë me dije nga kreu i Federatës së Spitalit Francez ditën e sotme, ku ndër të tjera ai shtoi se me kulmin që nuk pritet deri në prill, situata mund të rëndohet ndjeshëm.
Parisi dhe rrethinat e tij tani përbëjnë një totol prej 29,000 personash të infektuar që janë konfirmuar me koronavirus në spitalet franceze, ku gati 1.300 prej tyre janë nën kujdesin intensiv. Numri i të vdekurve në mbarë vendin që nga mbrëmja e së enjtes ishte 1,696.
“Do të kemi nevojë për ndihmë në Paris sepse ajo që ndodhi në lindje po vjen edhe këtu.”- tha Frederic Valletoux, presidenti i federatës për BFM TV.
Ai ishte duke iu referuar rajonit Grand Est, ku grupi i parë i madh me të infektuar u shënua atje, ndërsa tashmë në Francë spitalet tashmë janë tejmbushur, e nga ana tjetër ushtria ndihmon për të transferuar disa pacientë në gjendje kritikë nëpër qytete të tjera.
“Ne do të jemi në kufirin e kapaciteteve tona në 24 ose 48 orë. Ne do të duhet të tregojmë solidaritet të vërtetë midis rajoneve, spitaleve dhe të rrisim numrin e transferimeve të pacientëve.”- shtoi ai.
Zyrtarët në Paris janë përpjekur të gjejnë shtretër të kujdesit intensiv, ventilatorë dhe staf mjekësor si dhe të përhapin ngarkesën e pacientëve në të gjithë kryeqytetin dhe periferitë e tij.
Presidenti Emmanuel Macron vendosi në 17 mars një bllokim total për të ngadalësuar përhapjen e virusit, por mjekët thonë se ata presin një valë rastesh javën tjetër, pasi qeveria vazhdoi zgjedhjet lokale dhe mijëra njerëz dolën në parqe dhe rrugë para se të izoloheshin në shtëpitë e tyre.
Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 80,589 të infektuar, ndërsa Spanja ka 4300 viktima dhe 57,786 të infektuar.
Burimi: Theguardian
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Nuk arrin t’u besosh syve e veshëve të tu. Pas dy javësh paralizim tani fillojnë të bëhen llogaritë e para: të vdekur kundrejt rritjes ekonomike. Kjo nuk ...
Gjermani- Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull me titull “Rrëzohet qeveria e Kosovës – SHBA marrin situatën në dorë” nënvizon se që të rrëzohet një qev...
Francë- Julie A, vetëm 16-vjeç është viktima më e re në moshë në Francë, që humbi jetën pasi u infektua me COVID-19. Mësohet se adoleshentja ishte e shtr...
SHBA– Disa ditë më parë në New York vdiq nga koronavirusi në infermier 48-vjeçar , pasi ai sëbashku me kolegët në spital u detyruan të vishnin qese të ze...
BRITANI– Një djalë i pikëlluar ka përshkruar sot ‘torturën e tij’ teksa shikonte nënën e tij në grahmat e fundit të jetës, për shkak të koronavirusit. Michael H...
Kosovë- Shkon në 86 numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka deklaruar se shtatë persona të tjerë kanë...
GREQI– Një foshnje 7.5 muajshe u diagnostikua me virusin vdekjeprurës, Covid 19 në Rodos. Ky është dhe rasti i parë i koronavirusit në ishullin e Rodos-it.Foshn...
Kosovë- Isa Mustafa, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur poshtë zërat se ekziston një marrëves...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kalojnë edhe Kinës për numrin e të infektuarve me koronavirus, nga 572,758 të infektuar në të gjithë globin. Ndërkohë që deri...