Aktualitet

Veliera ngec mes shkëmbinjve në zonën e Currilave në Durrës, lëshon alarmin SOS, shpëtohen 3 turq dhe 1 amerikan

Veliera vinte nga Mali i Zi dhe kishte destinacion Turqinë. 4 personat që ndodheshin në bord janë shpëtuar.
Featured image of article: Veliera ngec mes shkëmbinjve në zonën e Currilave në Durrës, lëshon alarmin SOS, shpëtohen 3 turq dhe 1 amerikan Foto ilustruese

Durrës-Veliera, e cila vinte nga Mali i Zi dhe kishte si destinacion Turqinë ndezi alarmin SOS në orën 04:30 të mëngjesit të sotëm, teksa ishte afër bregut të detit, në zonën e Currilave në Durrës, pasi mbeti mes shkëmbinjve. Sinjali SOS u kap menjëherë nga kapitenaria e portit, e cila i erdhi në ndihmë velierës, brenda së cilës ndodheshin 4 persona, 3 turq dhe 1 amerikan. Këta të fundit, u nxorrën nga veliera dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Veliera kishte përfunduar afër bregut të detit në zonën e Currilave për shkak të dallgëve të mëdha në det. Pasi të qetësohet deti do të shikohet mundësia e nxjerrjes së mjetit nga vendi me shkëmbinj nënujorë, ku ajo ka ngecur.

J.V/Dosja.al

Shto Koment