LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Vdekja e parodistit të Vlorës, regjisori Kulla: Pata fatin të punoja me të, i pikëlluar për largimin e Metit

1 Qershor 2019, 17:49 Nga DOSJA
Vdekja e parodistit të Vlorës, regjisori Kulla: Pata fatin të

TIRANË- Muhamet Lika, një nga parodistët e dashur të Vlorës u shua pak ditë më parë, duke lënë pas lot dhe dëshpërim tek miqtë dhe të dashurit e tij. Një ndër ata që ka pasur nderin të punojë me të është dhe regjisori dhe skenaristi Pëllumb Kulla.

Kulla në një reagim në Facebook, shprehet se është i pikëlluar për humbjen e Metit, ashtu siç kishin qejf ta thërrisnin të gjithë miqtë e tij.Kam patur fatin e madh të jetoj dhe punoj në Vlorën e bukur, kam gëzuar dhe shijuar atje çaste lumturie, kam kaluar periudha të trishta, por jam ndjerë mirë mes vlonjatëve, ku jeta më dhuroi shumë nga miqtë më të mirë”, shton regjisori në reagimin e tij.

REAGIMI I PLOTË I KULLËS

Në këto ditë pikëllimi për Metin tonë

NJËRI NGA PARODISTËT E VLORËS

Duket se largësia e shton më tej hidhërimin.

Nuk po mësohem dot me lajmin e zi të vdekjes së Muhamet Likos, lajm që erdhi nga Bari i Italisë, në Vlorë dhe që andej, u përhap sakaq në tërë botën shqiptare.

Meti ishte pjesëtari i asaj katërshe të rrallë në historinë e artit skenik shqiptar, asaj që u njoh me emrin e përbashkët “Parodistët e Vlorës” Ata të katër ishin aq të ndryshëm duke formuar megjithatë një bashkësi allasoj me tipare të shkrira bukur: të shkathët, ritmikë, të lakueshëm, symprehtë e me veshë të hollë muzike. Ata arrinin të prodhonin një harmoni vokale që mund të habiste aranxhuesit më të shquar të botës. Ata katër shfaqnin një lojë teatrale tipike vlonjate, sa dukej sikur ashtu, të katër, vinin si nxënesit më të mirë të shkollës së interpretimit të Piro Savës dhe Leka Krutës. Parodistët e Vlorës ishin sa popullorë aq edhe të modës në drithërimën e ditëve që jetonin.

Ata sillnin katër individualitete të ndryshëm të shkrira mrekullisht në një kuartet të famshëm, që u bë edhe më i famshëm se cdo emër i vecantë i shquar i sejcilit prej tyre.

Jo më kot gazetat dhe portalet e djeshëm lajmin e dhanë çuditërisht njësoj: “Ndërron jetë njëri nga parodistët e Vlorës!” Në një rast tjetër kjo do të dukej e pahijëshme, por formuluesit e lajmeve e ndjenë se lajmi do të tingëllonte më hidhur kështu.

Kam patur fatin e madh të jetoj dhe punoj në Vlorën e bukur, kam gëzuar dhe shijuar atje çaste lumturie, kam kaluar periudha të trishta, por jam ndjerë mirë mes vlonjatëve, ku jeta më dhuroi shumë nga miqtë më të mirë.

Me parodistët kam patur fatin të punoj shpesh, të jetoj me ta, të udhëtoj e të shkruaj për ta dhe të gëzoj sukseset e tyre. Kam arritur t’i njoh mirë dhe të dalloj qartë tiparet individuale. Afrimi ishte më i zhdërvjellti, ishte dhe vazhdon të jetë ideator i tematikave të grupit. Agroni është imitator i shkëlqyer dhe veshi më i hollë i kuartetit. Mania ishte kripa e llogaritur mirë dhe isoja më e gjetur e tre të tjerëve.

Le të ndriçoj pak më shumë Metin, meqë ai na ka pushtuar vëmendjen këto ditë.

Miqtë e mi, parodistët e pangushëlluar, nuk do të asetosen po të lexojnë, sot, për herë të parë mendimin tim, se vlerat më të mëdha aktoriale mes tyre, i kishte Muhameti. Dhe këtë nuk po e them i shtyrë si kompensim për dhimbjen që na shkaktoi me largimin e tij. Ai sillte në komeditë e shkurtra tipa dhe karaktere mjaft pikantë. Loja e tij ishte e përsosur. Përqendroni vëmendjen në një pjesëzë gazmore, nga tregimet më të vjetra popullore, të trashëguara nga pleqtë e që titullohet “Qypi me mjaltë”. (Ajo gjendet kollaj në youtube). Si pjesë letrare ajo është diçka e rëndomtë, një sajesë me tinguj paksa banalë. Por lemëni këtë radhë të mos merem me vlerat letrare dhe të shkëpus prej saj interpretimin e Metit.

Është virtuoz! Është dëshmi e një përsosmërie të rrallë interpretimi, nuancimi, ritmi. Është një pianofortë mbresëlënëse. Instrumenti oral, apo gojor, – ta themi më shqip! – është i një kalibri të paarritshëm. Jo, jo! Nuk besoj të arrihet më, një interpretim i tillë! Dhe ky ishte vetëm një shëmbull, pa u zgjatur më tej.

 

Në vitin 2004, parodistët i pata mysafirë në shtëpinë time, në Nju Jork. Përveç shfaqjeve të shumta e të suksesshme, përveç dëshmisë së popullaritetit të tyre të zhurmshëm dhe që të ndillte zili, kaluam netë të paharruara përpara se të shkonim në shtrat. Tregimet që sillnin ata, ca episode groteske nga jeta e prapaskenës, aventurat me të papritura gjatë interpretimeve të tyre në sy të spektatorëve, na zbavitën e na mbushën me gaz një muaj të paharruar.

Ende më kumbojnë në vesh të qeshurat e bujshme të bashkëshortes time Xhulit dhe të këngëtares Bruna Sota Hoxha ,që tok me të shoqin, drejtuesin e dikurshën të orkestrës fierake, Rikun, polinstrumentistin tonë të njohur, që gjatë ayre ditëve iu bashkuan turneut të parodistëve mysafirë, në Yonkers, Ëaterbury dhe Philadelphia. Janë të paharruara shakatë pantomimike që Meti i sajonte nipit tim tetëvjeçar Teddyt, i cili u thërriste vlonjatëve me theksin e tij anglisht: “You are the parodists of Vllora!”

Vdekja e Muhamet Likos shkaktoi me të drejtë një pikëllim mjaft të dukshëm tek artdashësit shqiptarë. Shumë dhimbje, shumë komente, mall dhe lot… Është kjo edhe shprehje e një mirënjohje të thellë. Jo vetëm artistët në përgjithësi, por as edhe ata më popullorët e më të shquarit nuk janë paguar e shpërblyer si duhet në atë atdheun tonë të vuajtur. Ky nënvizim i hidhërimit popullor është ndofta shpërblimi më i lartë, i përzishëm vërtet, por prekës. Është atribut i figurave me jetë publike, si i të gjithë artistëve e sportistëve që lenë gjurmë në skena, stadiume, në ekrane dhe bisedat familjare.

Tërë këto ditë do të vazhdojmë të flasim për të dhe për shokët e tij të përlotur, për familjen që la duke i përcjellë ngushëllimet tona të sinqerta.

Ishte i tillë dhe ai i djalit të vajzës sime, që më telefonoi enkas për ngushëllim, duke më thënë: “Gjyshi, I am so sorry! Ka vdekur Meti, you remember? Ai aktori gazmor, the parodist of Vllora!”

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture muhamet lika parodistet e vlores pellumb kulla vdekja e parodistit te vlores muhamet lika parodistet e vlores pellumb kulla vdekja e parodistit te vlores

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës