Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BULLGARI – Vdekja e 45 pasagjerëve në autobusin e “Besa Trans” në autostradën e Strumës në Bullgari vazhdon të hetohet nga autoritetet bullgare duke nxjerrë informacione më të plota rreth rrethanave të tragjedisë, sinjalistikës rrugore dhe të detaje të tjera. Ditën e sotme, grupi hetimor zbuloi dinamikën përplasjes së autobusit të linjës Shkup-Stamboll-Shkup. Fillimisht, autobusi ka goditur bordurën anësore të rrugës duke shkëputur një pjesë të saj dhe për inerci automjeti është goditur në krahun e djathtë me trafikndarësen e dyfishtë në mes të autostradës. Fërkimi i pjesës së bordurës së shkëputur me asfaltin ka ndezur shkëndija që kanë ndezjen e flakës në serbatorin e autobusit, ç’ka u bë shkaku kryesor i tragjedisë ku humbën jetën 45 veta.
Zv/prokurori bullgar Borislav Safarov shtoi se shoferi i automjetit ka gabuar edhe për shkak të sinjalistikës jo të mirë të rrugës. Ndërkohë, është folur dhe për çështjen nëse shpejtësia e madhe e autobusit (120 km/h) të ketë qenë shkaku kryesor i kësaj ngjarjeje të rëndë.
Një inxhinier bullgar u shpreh se aksi rrugor i Strumës përballon shpejtësi deri në 90 km/h, ndërsa ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Violeta Komitova nuk e konsideroi shpejtësinë e autobusit si shkakun kryesor të vdekjes së 45 pasagjerëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Ndër të tjera, ajo theksoi se dhe sipërfaqja rrugore është në kushte ideale për të udhëtuar, prandaj nuk mund të konsiderohet si faktor i përplasjes. Në tërësi, autoritetet bullgare theksojnë se sinjalistika rrugore në Strumë është e degraduar.
Për herë të parë u shpreh dhe pronari i kompanisë “Besa Trans” Bekim Haxhiu, i cili rezultoi të ishte njëri prej shoferëve të 4 autobusëve që udhëtuan drejt Stambollit. Për televizionin bullgar “BNT”, Haxhiu tregon se nuk ka patur tuba apo serbatorë shtesë me karburant, ndërsa kontrollet për autobusët në Bullgari kanë qenë rigoroze.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Tragjedia në Bullgari, inxhinieri: Rruga, e papërshtatshme për shpejtësinë 120 km/h
Tragjedia në Bullgari, ministrja: Sipërfaqja e rrugës është shumë e mirë
Tragjedia me 45 viktima në Bullgari, prokuroria zbulon se si ndodhi ngjarja e rëndë
Aksidenti tragjik në Bullgari! Pronari i ‘Besa Trans’: Jam i tronditur
Në 23 nëntor, njëri prej 4 autobusëve të linjës Shkup-Stamboll-Shkup në pronësi të “Besa Trans” u dogj pas përplasjes në aksin e Strumës në Bullgari. Nga 52 pasagjerë, 45 humbën jetën (12 fëmijë), ndërsa shpëtuan 7 të tjerë. Të gjithë pasagjerët ishin me kombësi shqiptare. Autoritetet bullgare raportuan se gabimi njerëzor i shoferit dhe sinjalistika rrugore e degraduar e autostradës u konsideruan faktorë të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Fillimisht, pati aludime për serbatorë ose shishe me karburant shtesë që mund të kenë ndikuar në ndezjen e zjarrit. Përplasja me bordurat nuk u konsiderua shkak kryesor, ndërsa u hodhën poshtë pretendimet se ka ndodhur shpërthim.
Shteti bullgar do të kompensojë familjet e viktimave me 13 milionë euro, ku secili prej prindërve të aksidentuarve do të dëmshpërblehet nga 100-125 mijë euro. Fëmijët e rritur pa prindër mund të marrin deri në 100.000 euro për një prind të humbur, dhe për një vëlla, motër, gjyshe ose gjysh të vdekur shuma është rreth 25.000 mijë euro.
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
BULLGARI– Pronari i autobusit ku humbën jetën 45 shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Bekim Haxhiu në një intervistë për median bullgare BNT pohon se autobusi...
TIRANË– Qytete të ndryshme të Shqipërisë janë zgjuar ditën e sotme të mbuluara me petkun e bardhë të dëborës. Dëbora ka përfshirë Tropojën, Kukësin, ...
DIVJAKË– Guida Divjakë ka reaguar për situatën në këtë bregdet duke bërë të ditur se janë regjistruar batica ekstreme. Në njoftimin e bërë publik bëh...
TIRANË– Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur të verifikojë lirimin nga burgu të Erigers Mihasit. Në një artikull të publikuar nga gazetari Elt...
TIRANË- Drejtuesi i një automjetit taksi është kapur në gjendje të dehur në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, ai është ndaluar teksa dr...
TIRANË – Imzot George Frendo u shpreh se nuk do ta harrojë lehtë Shqipërinë, ku shërbeu për 5 vite si Arqipeshkv i Arqiodioqezës Metropolitane Tiranë...
TIRANË – Policia e Shtetit bëri me dije se nesër do të kryhet në dy orare testimi me shkrim për personat që kanë aplikuar për të ndjekur studimet në ...
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka bërë me dije përditësimin mbi situatën sipas qarqeve. Sipas saj, gjendja në të tre hid...
TIRANË– Kreu i Emergjenca Civilie, Haki Çako ka bërë me dije se të gjitha rrugët janë të kalueshme pavarësisht motit të keq. Në një intervistë...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. ...