LIVE UPDATES
Politike

Linhart takon Xhaçkën, Metën dhe Tabakun, fokusi, integrimi në BE dhe azilkërkuesit

19 Nëntor 2021, 10:17 Nga DOSJA
Linhart takon Xhaçkën, Metën dhe Tabakun, fokusi, integrimi

TIRANË –Ministri për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart ka vizituar Shqipërinë ditën e sotme ku është takuar me disa nga përfaqësuesit e vendit ku ka diskutuar më tepër mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian si dhe numrin e lartë të azilkërkuesve nga Shqipëria.

Ai është takuar fillimisht me Ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ku dhe të dy kanë mbajtur një konferencë të përbashkët ku në fokus ka qënë bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha të ndryshme që nga shkëmbimet kulturore, politikat arsimore,  rritja e potencialit turistik, e veçanërisht intensifikimi i  bashkëpunimit ekonomik. 

“Jam i kënaqur që takova homologen time në Tiranë për të folur për çështje të rëndësishme të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe të integrimit europian, si dhe të luftës kundër migracionit të paligjshëm. Në gjithë këtë, Shqipëria mund të mbështetet në ndihmën tonë!”, ka shkruar ai në Twitter.

Xhaçka e ka falenderuar Ministrin për mbështetjen që Austria i kishte dhënë vendit tonë në situata tëvështira si ajo e tërmetit të vitit 2019. Ajo ka falenderuar gjithashtu për koordinimin e 651.000 dozave të vaksinës Pfizer/Biontech që BE dha për Ballkanin perëndimor. Në fokus ishte gjithashtu edhe ndihma që Austria ka dhënë në reformën në drejtësi në vend si dhe suksesit me të cilin Austria po drejton fazën e dytë të projektit per Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

“E falenderova, Ministrin Linhart për kontributin e çmuar që qeveria dhe populli austriak i kanë dhënë Shqipërisë në kapërcimin e situatave të vështira të krijuara nga tërmeti i vitit 2019. Po kështu, Austria u angazhua në mënyrë solidare në koordinimin e shpërndarjen e 651.000 dozave të vaksinës Pfizer/Biontech, të financuara nga ana e BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë periudhës maj-gusht 2021, dhe për këtë jemi maksimalisht mirënjohës. E falenderova Ministrin po ashtu për kontributin që Austria i ka dhënë procesit të reformave, aq të domosdoshme në Shqipëri, në veçanti implementimit të reformës në drejtësi, një prej shtyllave kryesore të procesit të transformimeve në vend. Aktualisht Austria po menaxhon me sukses ndihmën financiare të BE dhe mbështetjen e procesit te vettingut përmes drejtimit të fazës së dytë të projektit per Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit”, tha ajo ndër të tjera.

Xhaçka ka thënë në fjalën e saj se vizita e Linhart ishte një tregues i qartë që Austria i kushtonte mjaft vëmendje Shqipërisë dhe rajonit dhe se jepte një kontribut të konsiderueshëm për sigurinë dhe stabilitetin. 
Xhaçka foli lidhur me Procesin i integrimit evropian të Shqipërisë dhe i shprehu mirënjohjen Linhart për mbështetjen e Austrisë duke theksuar se përforcimi i angazhimit të BE-së dhe bashkëpunimin politik me BP ishte i domosdoshëm. Xhaçka tha gjithashtu se Shqipëria ishte e angazhuar për të dhënë kontributin e saj në forumin më të lartë ndërkombëtar.

Michael Linhart është takuar më pas me Presidentin Ilir Meta ku fokusi u vendos tek rritja e bashkepunimit mes dy vendeve. Meta vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, marrëdhëniet dhe miqësinë e fortë mes dy popujve, si dhe theksoi mbështetjen e tij për përmirësimin edhe më tej të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Ai gjtihashtu e falenderoi për mbështetjen e dhënë në procesin e integrimit europian.

Takimin tjetër Ministri austriak e pati me Kryetaren e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabakun e cila tha se integrimi europian është një proces i injoruar nga qeveria shqiptar duke mos dedikuar asnjë buxhet për të. Ajo tha se Bashkimi Europian duhet të nisë negociatat me Shqipërinë, jo për faktin se janë përmbushur kushtet, por si një mjet monitorimi për vendin.

Ata folën dhe për shqetësimin e Linhart mbi numrin e lartë të azilkërkuesve nga Shqipëria. Ky ishte dhe shqetësimi i ngritur nga ministri i brendshëm austriak, gjatë vizitës së tij në shtator të këtij viti. Ajo shtoi se ligji i propozuar nga qeveria “Për të huaj” i jep mundësinë shumë qytetarëve nga vende të treta të përdorin vendin si urë kalimi drejt Shqipërisë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Ministri austriak Linhart: Vendet e rajonit duhen trajtuar njësoj me ato të BE

Tabaku takon Ministrin austriak: Kushtet për BE paplotësuar, negociatat monitoruese

Meta takon Ministrin e Austrisë, e falenderon për suportin në integrimin europian

(F.m/m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta jorida tabaku michael linhart olta xhacka ilir meta jorida tabaku michael linhart olta xhacka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet