Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një konferencë për mediat ka bërë me dije disa masa të reja për përballimin e situatës së koronavirusit. Manastirliu ka bërë me dije se situata po përshkallëzohet dhe autoritetet nuk e kanë ndihmën e qytetarëve.
Më tej ajo tha se të ndodhur në këtë situatë kanë vendosur që të marrin disa masa duke filluar nga mbyllja e lokaleve, bareve, restoranteve dhe gjobitja me 20 milionë Lekë e atyre i hapin në shkelje të urdhrit. Numri 1 i shëndetësisë tha se do i propozojë qeverisë dhe gjobitjen e personave që nuk zbatojnë karantinimin e detyrueshëm.
PJESË NGA DEKLARATA
Qeveria ka përgjegjësinë që të marrë masat për përshkallëzimin, pasi qytetarët nuk i kanë marrë me përgjegjshmëri thirrjet tona. Kjo nuk është një kohë për të sfiduar armikun me papërgjegjshëmri. Kjo është një kohë për t’u mbrojtur. Është një kohë për kujdes maksimal. Duke kërkuar mirëkuptimin e gjithë secilit, në këtë betejë do e përballojmë të gjithë së bashku. U bëj me dije se i kam propozuar: Mbylljen e të gjitha bareve, restoranteve etj; Caktimi i gjobës 5 mijë Euro për të gjithë ata që nuk zbatojnë urdhrin e karantinimit; gjobë 20 milionë për bizneset që nuk zbatojnë vendimin për mbylljen; vendosjen e distancës së sigurisë së punonjësve që nuk mbyllen me këtë urdhër dhe reduktimin e personelit të call center dhe kushte për çdo punonjës dhe mirëkuptimin e bizneseve. Kam dhe një njoftim të fundit, për hir të mbrotjes së gjithësecilit nga ne, kam vendosur që komunikimet e përditshme do jenë në formë virtuale.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi me Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ambasada Gjermane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm ditën e sotme për qytetarët që janë kthyer nga Gjermania.Përmes një postimi në Faceb...
TIRANË- Kinema Cineplexx Albania ka publikuar në Facebook disa udhëzime për masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në një njoftim për mediat k...
TIRANË- Rreth 2500 punëtorë kanë dalë në protestë ditën e sotme pranë ambienteve të fasonerisë ku punojnë pasi ndërsa mësohet se punojnë pranë një fasoneri...
TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka marrë sot masa kundër koronavirusit që është përhapur dhe në Shqipëri. Në një njoftim për mediat bëhet me dije ...
TIRANË– Virusi vdekjeprurës kinez po merr gjithmonë e më shumë jetë njerëzish në botë dhe situata është bërë kaotike.Shumë persona mbajnë doreza dhe mask...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik është duke gjurmuar kontaktet që ka pasur e moshura, e cila tashmë është viktima e parë n...
TIRANË- Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një deklaratë për mediat ka konfirmuar edhe njëherë vdekjen e 73-vjeçares në Durrës. S...