LIVE UPDATES
Bota

Universiteti i Prishtinës “injoron” masat anti-Covid, mungon kontrolli

22 Tetor 2021, 11:48 Nga DOSJA
Universiteti i Prishtinës “injoron” masat anti-Covid, mungon

KOSOVË – Pa ndonjë pengesë, studentët në Fakultetin Juridik e Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” hyjnë brenda objektit ku kanë nisur të mbahen ligjëratat.

Edhe pse të gjitha fakultetet kanë autorizuar të paktën një person që të kontrollojë në hyrje të objekteve nëse po respektohen masat kundër koronavirusit, por të njëjtit, për një kohë të gjatë nuk janë parë në hyrje të fakulteteve.

Mungesë e këtij kontrolli vërehet edhe në fakultetet e tjera, si ai i Arteve dhe ai i Edukatës Fizike. Prorektori për Zhvillim dhe Cilësi, Elton Bahtiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se strukturat e fakulteteve kanë vendosur persona përgjegjës për të kontrolluar të gjithë studentët që hyjnë në fakultete nëse janë të vaksinuar kundër koronavirusit. Megjithatë, ai nuk është i sigurt nëse kontrollohen të gjithë studentët.

“Ky personi përgjegjës duhet të kërkojë nga gjithsecili person që futet në fakultet dëshminë e vaksinimit apo testet e caktuara. Në të kundërtën, ata që nuk janë të vaksinuar duhet të kthehen prapa”, thotë Bahtiri.

Në Rektoratin e UP-së thonë se mbi 84,000 studentë janë të vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 58,536 janë të vaksinuar plotësisht, me të dy dozat e vaksinës. Inspektorati Sanitar ka thënë se personat që nuk vendosin maska gjobiten në vlerë prej 500 euro. Prodekani i Fakulteti Juridik, Florent Muçaj, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, thotë se në kuadër të këtij fakulteti personeli i sigurimit është angazhuar që të bëjë kontrollet për vaksinim, ashtu siç kërkohet edhe me vendimin e qeverisë. Sipas tij, këto kontrolle bëhen në mënyrë të rregullt.

“Ne kemi bërë çfarë është e mundur brenda hapësirave që kemi, që në mënyrë rigoroze t’i respektojnë rregullat kundër COVID-19. Keni parasysh edhe faktin që ndajmë të njëjtin objekt me Fakultetin Ekonomik dhe respektivisht përgjegjësitë janë të ndara“, thotë Muçaj.

Mirëpo, kur gazetarët e Radios Evropa e Lirë ishin të pranishëm në hyrje të këtyre dy fakulteteve, studentët nuk kontrolloheshin në hyrje dhe as personat përgjegjës për këto kontrolle nuk gjendeshin në hyrje të objekteve.

Brenda Fakultetit Juridik, në sallat ku mbahen ligjëratat, janë të vendosura shenjat që ua bëjnë me dije studentëve ku duhet të ulen në mënyrë që të mbajnë distancën fizike, të kërkuar sipas masave të qeverisë. Nexhmie Vokshi, profesoreshë në Fakultetin Ekonomik, thotë për Radion Evropa e Lirë se vetëm studentët e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi se nuk janë të infektuar me koronavirus, mund t’i ndjekin ligjëratat.

“Gjithsesi, studentët duhet të jenë të vaksinuar. Ende nuk kemi ndonjë vendim ose rregull se a duhet edhe profesori të kërkojë dëshmi nga studentët se a janë të vaksinuar përveç kontrolleve që u bëhet në hyrje nga sigurimi”, shprehet Vokshi.

Punëtorët e sigurimit, vetëm pas qëndrimit të gazetarëve të Radios Evropa e Lirë në disa fakultete, nisën kontrollimin e studentëve. Disa punëtorë të sigurimit thanë se nuk ka staf të mjaftueshëm që të kontrollohen të gjithë studentët. Kontrolle, mesditën e së martës, më 19 tetor, nuk kishte as në hyrje të Fakultetit Filozofik e as në atë të Filologjisë.

Disa nga studentët e anketuar thanë se janë të vaksinuar me të dyja dozat e disa me një. Ata kanë mendime të ndryshme rreth asaj se a duhet të lejohen të hyjnë në sallën ku mbahen ligjëratat edhe studentët që nuk janë të vaksinuar. Kujtimi, student në Fakultetin Ekonomik, thotë se me kohë është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit. Për të, nuk do të ishte problem që një koleg i tij t’i përcjellë ligjëratat edhe nëse nuk do të ishte i vaksinuar.

“Unë jam pajtuar me të se ky virus do të jetë gjatë në mesin tonë”, thekson ai.

Por, ndryshe mendon Albiona Mollopolci, e cila thotë se nuk do të pranonte të merrte pjesë në një ligjëratë me dikë që është i pavaksinuar kundër koronavirusit.

“Nuk do të doja të jem afër dikujt që nuk është i vaksinuar. Pse të infektohem unë nga ai, kur ai e ka mundësinë që të vaksinohet?”, thotë Mollopolci.

E, sipas Sara Beqanit, që studion në Fakultetin Juridik, masat kundër pandemisë COVID-19 duhet të respektohen kudo. “Të gjithë jemi të rrezikuar, të vaksinuar e të pavaksinuar. Edhe për mua do të ishte problem që të rrija në një ligjëratë me dikë që nuk është i vaksinuar”, u shpreh ajo.

Sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetësisë Publike në Mitrovicë, epidemiologes Teuta Fejza, mosrespektimi i masave mund të rrisë rastet me koronavirus.

“Masat mbrojtëse janë të caktuara dhe nëse ato nuk respektohen kudo, jo vetëm në fakultete, rastet mund të rriten. Në këtë rast, edhe fakultetet mund të jenë burim i infektimeve”, thotë Fejza.

Ditëve të fundit numri i rasteve me COVID-19, në Kosovë ka rënë ndjeshëm, ndërkohë mosrespektimin i masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë vërehet kudo, sidomos në rrugë ku njerëzit nuk bartin maska. Mosrespektimi i masave sidomos vërehet nëpër kafiteri. Sipas masave, të cilat janë në fuqi nga data 27 shtator, institucionet, por edhe bizneset e gastronomisë janë të obliguara që të caktojnë një apo më shumë persona përgjegjës, që do të kontrollojnë posedimin e certifikatës së vaksinimit ose testet negative për COVID-19.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora masat anti-covid kosove masat kunder virusit ne kosove universiteti i prishtines vaksina anti-covid ne kosove masat anti-covid kosove masat kunder virusit ne kosove universiteti i prishtines vaksina anti-covid ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës