LIVE UPDATES
Bota

“Unë as që jam përpjekur të mbrohem…”/ Dhuna seksuale ndaj grave në Afrikë, shkak dhe pandemia e Covid-19, vikti

5 Tetor 2020, 09:39 Nga DOSJA
“Unë as që jam përpjekur të mbrohem…”/

AFRIKË – Gjatë kohës së pandemisë gratë në Afrikë kanë mbetur në mëshirën e burrave dhe partnerëve të tyre. Dhuna seksuale është rritur. Po çfarë po bëjnë krerët e qeverive për të zgjidhur këtë problem?

“Unë as që jam përpjekur të mbrohem, sepse ai ishte tre herë më i fuqishëm se unë.” Kështu thotë gazetarja nga Kameruni Kitty Chrys-Tayl. Në Kamerun nuk flitet fare për dhunën seksuale në familje. Ajo është rrahur dhe keqtrajtuar shpesh nga partneri i saj.

Kombet e Bashkuara flasin për “një pandemi nën hije”: Dhuna, keqtrajtimi seksual dhe vrasjet e grave në Afrikë janë një fenomen që është shtuar muajt e fundit. Shkaqet mund të kërkohen edhe tek pandemia Corona. Me shtimin e numrit të infektimeve në Afrikë po shtohet edhe dhuna.

Shtohet dhuna seksuale

Liberia ka shënuar këtë vit një rritje prej 50% të dhunës seksuale në familje. Prej janarit deri në korrik janë lajmëruar më shumë se 600 përdhunime seksuale, ndërkohë që gjatë vitit 2018 ka pasur 803 të raportuara.

Edhe në Nigeri raportohet për shtimin e numrit të rasteve të dhunës seksuale. Dy raste nga qershori të përdhunimit dhe vrasjes së dy grave të reja në veçanti kanë shokuar vendin. Në Kenia mediat lokale raportojnë për rreth 4000 nxënëse që kanë mbetur shtatzëna gjatë kohës së mbylljes së shkollave – në kohën e lockdown. Dyshohet se në të shumtën e rasteve ato janë përdhunuar nga familjarët apo nga policët. Në Republikën Qendrore të Afrikës janë shënuar 27 % më shumë raste të përdhunimeve, ndër to ka pasur edhe fëmijë dhe gra të lënduar.

Situata edhe më e keqe 

“Situata ka qenë e keqe edhe para pandemisë për gratë, ndërsa pandemia po përdoret vetëm si mbulesë për atë që nuk e kemi parë me vite”, thotë Jean Paul Murunga nga organizata e grave Equality Now, në bisedë me DW. “Pandemia është tani sinjal për qeveritë që të hapin sytë dhe të shohin gjendjen reale.”

Në maj presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, tha se “pengjet e dhunës specifike gjenden në familje, sepse burrat u kanë shpallur luftë grave në vendin tonë”. Sipas statistikave të fundi, policia në këtë vend raporton çdo tre orë për një grua të vrarë. Dhuna ndaj grave në veçanti është shtuar në periudhën prej 27 marsit deri më 16 prill.

Veëm fjalë të kota

Por lufta kundër dhunës specifike në familje nuk po shkon si duhet. Në Afrikën e Jugut është futur në fuqi në maj një plan nacional për evitimin e dhunës, mbrojtjen, mbështetjen dhe shërimin e viktimave. Në Kaduna të Nigerisë përdhunuesit e viktimave nën 14 vjeç do të kastrohen në të ardhmen. Ndërsa Gjykata më e lartë në Malavi ka vendosur që t’u jepet dëmshpërblim financiar 18 grave dhe vajzave të përdhunuara nga nëpunësit në një qytet të vogël.

Kitty Chrys-Tayl ka nisur një aksion online me titull: “I Decided to Live”. “Tema e seksizmit duhet të trajtohet edhe në shkolla”, thotë gazetarja. “Për këtë nevojitet gatishmëria politike, sepse bëhet fjalë për dëme të shkaktuara nga dhuna specifike dhe për përdhunime.”

Qeveritë në disa vende kanë krijuar organe dhe komisione të veçanta për të luftuar këto dukuri. Por deri tani ka shumë pak aksione konkrete dhe financa.

Nuk janë prekur shkaqet kryesore të dhunës në familje. “Shkaqet kryesore janë alkooli dhe droga, por problemi më i madh është trajtimi jo i barabartë i gruas në këto shoqëri”, thotë Lesley Ann Foster, kryetare e organizatës Masimanyane Women’s Rights International në Afrikë të Jugut. Gjatë kohës së pandemisë gratë kanë mbetur në mëshirën e burrave dhe partnerëve të tyre.

“Normat dhe standardet sociale në këto vende janë kaq të dobëta, sa që gratë rrihen, përdhunohen, vriten dhe në fund ju humbin gjurmët. Vendi nuk po përballet si duhet me këtë problem”, thotë Foster në bisedë me DW. “Nuk ka sa duhet respekt dhe vlerësim të gruas, sigurisë dhe jetës së saj.”

Edukimi patriarkal

Këtë e konfirmon edhe aktivistja nga Kenia Murunga. “Historikisht vendet e Afrikës kanë një edukim patriarkal. Gratë dhe vajzat nuk trajtohen të barabarta. Ndaj kjo temë duhet të vihet në rend dite dhe të debatohet.” Problemi: “Qeveritë përbëhen nga burrat dhe shumë rrallë ju japin prioritet këtyre temave”, thotë Murunga. Edhe më tej në qendër të vëmendjes janë temat si infrastruktura, rrugët, ushtria dhe tema të tjera, por jo edhe “shëndetësia dhe familja”. Për sa kohë qeveritë përbëhen vetëm nga burrat, dhuna seksuale kundër grave do të mbetet nën hijen e pandemisë.

Burimi: DW

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afrikë dhuna seksuale ne afrike pandemia e covid 19 afrikë dhuna seksuale ne afrike pandemia e covid 19

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet