Aktualitet

U zgjodh krahu i djathë i Olsian Çelës, kush është Thoma Jano, ‘çimka’ e Prokurorisë dhe marrëdhëniet e ngushta me Fatos Nanon

  • Thoma Jano zgjidhet zv/Prokuror i Përgjithshëm, Olsian Çela: Në 2020 ‘luftë’
  • Pas zgjedhjes së Janos një reagim ka ardhur nga vetë kryeprokurori, i cili është shprehur se sfida për 2020 janë hetimet për pastrim parash.
    Featured image of article: U zgjodh krahu i djathë i Olsian Çelës, kush është Thoma Jano, ‘çimka’ e Prokurorisë dhe marrëdhëniet e ngushta me Fatos Nanon Fatos Nano, Olsian Çela dhe Prokuroria e Përgjithshme
    Përditësuar:

    TIRANË– Thoma Jano është zgjedhur zëvëndësi i Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çelës. Pas zgjedhjes së Janos një reagim ka ardhur nga vetë kryeprokurori, i cili është shprehur se sfida për 2020 janë hetimet për pastrim parash.

    Po kush është Thoma Jano?

    Thoma Jano ka punuar për organin e akuzës që në periudhën e para viteve 1990 duke mbajtur postin e shefit të hetuesisë së Krujës. Pas ’97 u emërua në Prokurorinë e Tiranës, për t’u emëruar më pas nga Fatos Nano si zv.ministër të Rendit Publik.

    Pasi mbaroi mandatin e tij, Jano vijoi punën si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme në sektorin e përgjimeve.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    PASURIA

    Prokurori Thoma Jano ka deklaruar se ka si pasuri të tij një apartament 130 m2 që kap vlerën e 5 milionë lekëve dhe një makinë tip ‘Benz’ që i ka kushtuar 400 mijë lekë të reja.

    Si të ardhura, Jano ka deklaruar pagën e tij dhe të bashkëshortes, për të shtuar më pas atë të djalit dhe të vajzës, e cila ushtronte profesionin e pedagoges në Universitetin e falimentuar “Kristal”.

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment