LIVE UPDATES
Bota

U takua me Vuçiç, pezullohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

24 Mars 2022, 17:34 Nga DOSJA
U takua me Vuçiç, pezullohet kryetarja e Gjykatës Themelore

KOSOVË- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 281-të të mbajtur të enjten, ka marrë vendim që ta pezullojë Liljana Stevanoviç, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës. Gazeta Express shkruan se pezullimi i Stevanoviç vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Lajmi për shkarkimin e Stevanoviç u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga KGJK.

“Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dy (2) pika të mbyllura për: shqyrtimin e njoftimit AGJ.nr.93/2022 të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë si dhe themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/07/2022/GJTHPR-AD/GJTHPR.nr.12/2022, me ç’rast vendosi për suspendim të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, L.S, deri në vendimin e rradhës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, lajmin për inicim të procesdurës disiplinore ndaj gjyqtares e kishte konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Antigona Uka-Lutfiu, zëdhënëse e Gjykatës Supreme.

Ju njoftojmë se Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, e autorizon kryetarin e Gjykatës Supreme që të hetojë përgjegjësinë disiplinore të kryetarëve të gjykatave, ndaj edhe për kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është duke u shqyrtuar rasti dhe shume shpejt do te procedohet ne KGJK”, është thënë në këtë përgjigjen e saj.

Në anën tjetër, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), gjatë të mërkurës, kishte reaguar pas raportimeve se Stevanoviq, ka marrë pjesë në takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, si autoritet kompetent për të gjithë kryetarët e gjykatave, e ka njoftuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), se është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviç në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciç”, thuhej në komunikatën e KGJK-së.

Ky reagim i KGJK-së, erdhi pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, i bëri thirrje KGJK-së, që të ndërmarrë masa në raport me Kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stefanoviç.

Sa i përket pjesëmarrje së Kryetares së Gjykatës Themelore në takim me Vuçiq, më vjen keq për këtë sepse besoj se gjyqtarët dhe kryetarët e gjykatave duhet të sillen me integritetit më të lart moral dhe profesional dhe çfarëdo takimi dhe marrje pjesë në këtë takim e cenon këtë integritet” tha Haxhiu.

Ajo i bëri thirrje KGJK-së, që të ndërmarrë masa në raport me këtë situatë, sepse sipas saj, për veprimet, shkeljet, apo dyshimet mbi shkelje të gjyqtarëve apo kryetarëve të gjykatave, përgjegjësia bie mbi KGJK-në. Haxhiu, shtoi se takimet apo vizitat e tilla dëmtojnë imazhin e sistemit gjyqësor dhe është në përgjegjësi të Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të ndërmarrë veprime për të njëjtën, duke u bazuar në Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Sipas nenit 7, të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, përcaktohet që nëse vërtetohet se gjyqtarët apo prokurorët kanë bërë shkelje disiplinore, ndaj tyre mund të shqiptohet këto masa disiplinore: Vërejtje jopublike me shkrim, vërejtje publike me shkrim, zvogëlim i përkohshëm i pagës deri në pesëdhjetë përqind (50%) për një periudhë deri në një (1) vit, transferim i përkohshëm ose i përhershëm në një gjykatë apo prokurori tjetër të nivelit më të ulët apo masa më e rëndë, propozim për shkarkim.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic antigona uka-lutfiu liljana stevanoviç aleksander vucic antigona uka-lutfiu liljana stevanoviç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet