LIVE UPDATES
Aktualitet

U shkarkua/ Prokurori Gina u nxorr me dhunë nga salla! KPK: Cënoi besimin e publikut

11 Nëntor 2021, 10:15 Nga DOSJA
U shkarkua/ Prokurori Gina u nxorr me dhunë nga salla! KPK: Cënoi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 22 shtator të shkarkojë nga detyra prokurorin e Tiranës, Dritan Gina pasi konkludoi se me sjelljen e tij gjatë procesit të rivlerësimit subjekti cënoi besimin e publikut tek drejtësia, si dhe ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë. Një raport i ndryshuar i DSIK që e cilësonte Ginën si të papërshtatshëm nga detyra, është analizuar prej KPK, por nuk është çmuar e nevojshme për të konkluduar për këtë kriter, duke u konsideruar të mjaftueshme për shkarkim dy shkaqet e tjera të sipërpërmendura.

Dritan Gina përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Lushnjës. Më pas, ai e ushtroi funksionin si prokuror në Prokurorinë e Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe prokuror në Tiranë. Në maj 2018, Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u pezulluan nga detyra nga kryeprokurorja e kohës, Arta Marku, pasi Prokuroria e Durrësit i procedoi ata për veprën penale të fshehjes së pasurisë.

Bashkëshortët Gashi dhe Gina e kontestuan në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Markut, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh. Ndërsa procedimi penal u mbyll pa rezultate, bashkëshortja e subjektit, Rovena Gashi u shkarkua nga vetingu për “deklarim të pamjaftueshëm” të pasurisë, që u pasua edhe me shkarkimin e Ginës.

Cënimi i besimit të publikut

Në vendimin e arsyetuar të Komisionit renditen konstatimet lidhur me kërkesat procedurale të shumta të Ginës për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues që konsiderohen se janë kyrer për zvarritjen e procesit të rivlerësimit. Gjithashtu, theksohet edhe sjellja e Ginës në një prej seancave dëgjimore kur ai nuk paraqiti kartën e identitetit dhe hyri me forcë në sallë. Menjeherë pasi është njohur me përbërjen e trupit gjykues të KPK të kryersuar nga Etleda Çiftja, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Valbona Shanxhaktarin, Gina ka deklaruar konfliktin e interesin me këtë të fundit; por kërkesa u rrëzua nga një tjetër trup gjykues.

Me anë të një raporti shëndetësor dy javor Gina arriti të shtyjë kthimin e përgjigjeve për rezultatet e hetimit deri në muajin korrik. Seanca e parë dëgjimore me prokurorin Gina u zhvillua mesditën e 26 korrikut. Ai paraqiti kërkesën e përjashtimit për trupin gjykues dhe referoi një tjetër kërkesë të paraqitur më parë për përjashtimin e dy anëtarëve të trupit gjykues, Etleda Çiftja dhe Xhensila Pine, për të cilën nuk kishte marrë përgjigje.

Komisioni shtyu sërish seancën për më datë 3 shtator, ndërkohë që kërkesat për përjashtim u rrëzuan sërish nga trupa të tjera gjykuese. Por edhe seanca e datës 3 shtator u ndërpre, pasi subjekti kërkoi shtyrjen me pretendimin se përfaqësuesi i tij ligjor nuk mund të ishte i pranishëm në sallë për të bërë mbrojtjen për arsye shëndetësore. Gina paraqiti si provë një raport mjekësor për mbrojtësin e tij dhe fitoi një tjetër shtyrje të seancës dri më 15 shtator.

Në seancën e radhës Gina paraqiti kërkesë tjetër për përjashtimin e anëtares Etleda Çiftja dhe kërkesën për përjashtimin e gjithë anëtarëve të trupit gjykues, si dhe kërkoi shtyrje. Komisioni vendosi të mospranojë kërkesën për shtyrjen e seancës për shkak të kërkesës së subjektit të rivlerësimit për përjashtim të Çiftes, ndërsa kërkesa u dërgua për t’u shqyrtuar nga një trup tjetër gjykues të përzgjedhur me short.

Komisioni e vijoi seancën kur u paraqitën rezultatet e hetimit dhe mbrojtja e subjektit nga avokati i tij, ndërkohë që u bë me dije se anëtarët e trupit gjykues nuk do të merrnin pjesë në dhënien e vendimit për Ginën derisa të kishte një vendimarrje lidhur me kërkesën për përjashtimin e Çiftes. Edhe në seancën e radhës më 22 shtator, Gina paraqiti sërish kërkesë për përjashtimin e anëtares Etleda Çiftja dhe trupit gjykues. Ai u njoftua për mospranimin e kërkesave të tij, ndërkohë që pasi u mblodh në dhomë këshillimi trupi gjykues vendosi të vijojë me procesin e vendimarrjes. Seanca e shpalljes së vendimit për Ginën u zhvillua në tension. Ndërsa kryesuesja e trupës së KPK kishte filluar seancën duke konstatuar mungesën e subjektit, prokurori Dritan Gina u shty me forcë mes oficerëve të Gardës Republikës dhe u fut pjesërisht në sallë duke bërtitur: “Ç’a është kjo seancë?!”, por oficerët e shtynë jashtë në pak sekonda.

Më herët, Gina u dëgjua të debatonte me oficerët e Gardës së Republikës pasi ishte paraqitur pa kartë ID dhe refuzoi që të kontrollohej. Komisioni vlerëson se Dritan Gina nuk ka qenë gjithmonë bashkëpunues në procesin e rivlerësimit të kryer ndaj tij dhe se ka synuar të zvarrisë procesin me anë të kërkesave procedurale të shumta për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues. “[…]Nëpërmjet veprimeve të tij për mosparaqitjen e kartës së identitetit dhe mos lejimin e kontrollit fizik nga garda e republikës, si organ përgjegjës për sigurinë e zhvillimit të seancës dëgjimore dhe, më tej, hyrja me forcë në sallën ku zhvillohej seanca dëgjimore tregoi se nuk ishte bashkëpunues me Komisionin”, konstaton KPK.

“[…]Një sjellje e tillë ndaj një procesi kaq të rëndësishëm, jo vetëm për jetën profesionale të subjekteve, por edhe të mirëfunksionimit të vetë sistemit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës në vend, cenon besimin e publikut te funksionari që e kryen atë, në një mënyrë të parikuperueshme nëpërmjet ndonjë programi trajnimi në Shkollën e Magjistraturës”, vlerëson trupi gjykues dhe çmon se vetëm kjo qasje e sjelljes ndaj procesit të rivlerësimit përmbush kushtet e parashikuara për shkarkim nga detyra.

Mungesat financiare

Si burime për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 105 m2 në Durrës me vlerë 80 mijë euro në vitin 2011, Gina ka deklaruar një kredi në shumën 45 mijë euro dhe 35 mijë euro si trajtim preferencial për shkak të lidhjes familjare. Komisioni konstaton mospërputhje mes deklarimeve të subjektit të rivlerësimit dhe akteve të administruara. Kjo pasi Gina ka pretenduar se vlera e paguar për këtë pasuri është 44 mijë euro, ndërsa në kontratën e shitjes e tetorit të vitit 2011 është përcaktuar se kësti i parë në shumën 30 mijë euro është parapaguar cash palës blerëse jashtë zyrës noteriale dhe se kësti i dytë dhe i fundit në shumën 50 mijë euro do të paguhej brenda nëntorit 2011.

Gjithashtu, në një deklaratë noteriale që mban datën 14 nëntor 2011, palët shitëse dhe blerëse kanë rikonfirmuar pagesën e këstit të parë të çmimit të blerjes në vlerën 30 mijë euro në momentin e lidhjes së kontratës dhe se nga ana e palës blerëse është dorëzuar cash jashtë zyrës noteriale, kësti i dytë dhe i fundit i çmimit të shitjes në shumën 7 milionë lekë. Trupi gjykues vlerëson se nuk ekziston asnjë shkak ligjor që të vendosë në dyshim vërtetësinë e fakteve të përshkruara në kontratën e shitblerjes dhe deklaratën noteriale të nënshkruar mes palëve dhe konkludon se Gina ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për këtë pasuri.

Për një apartament tjetër me sipërfaqe 121 m2 në Tiranë, Gina ka deklaruar se i është dhuruar nga vjehrri. Por Komisioni konstaton se ky apartament duket se është blerë nga subjekti në vitin 2004 kundrejt shumës 38 mijë e 800 euro.

Megjithëse me anë të një deklarate noteriale të vitit 2013 babai i bashkëshortes së subjektit ka deklaruar se ka vendosur të heqë dorë nga pronësia e apartamentit dhe t’ia dhurojë vajzës Rovena Gashi dhe bashkëshortit të saj duke shfuqizuar kontratën e vitit 2004, ka rezultuar se kjo e fundit ka qenë një shkresë e thjeshtë ndërmjet palës shitëse dhe vjehrrit.

Ndërkohë, që prej vitit 2004, kontrata e furnizimit me energji elektrike për këtë apartament ka qenë e regjistruar në emër të subjektit të rivlerësimit.

Nisur nga fakti se në vitin 2013 bashkëshortët Gina kanë nënshkruar kontratën e shitblerjes ku thuhet se është likujduar i gjithë çmimi ashtu si ishte përcaktuar në atë të porosisë, ndryshe nga sa ai pretendon se ka ndodhur realisht, Komisioni ngre dyshime për etikën e subjektit.

“[…]Veprimet e subjektit nuk do përputheshin me sjelljen etike që një prokuror pritet të ketë dhe që duhet të demonstrojë, si gjatë ushtrimit të detyrës, ashtu edhe jashtë saj, duke marrë në konsideratë autoritetin dhe reputacionin që përfaqëson”, vlerëson Komisioni.

Po ashtu, konkludohet se nga analiza financiare, sipas të gjithë skenareve të mundshëm të pagimit të shumës 38 mijë e 800 euro, do të rezultonte me balancë negative. Balancë negative ka rezultuar edhe për krijimin e një depozite në vlerën 10 mijë euro në vitin 2016 dhe për shlyerjen e një kredie leasing për blerjen e një automjeti tip “Peugeot 308”, me vlerë 15 mijë e 100 euro në vitin 2010.

Marrë nga BIRN

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edmond hoxhaj procesi i vettingut vetting edmond hoxhaj procesi i vettingut vetting

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet