LIVE UPDATES
Aktualitet

U shkarkua nga puna pas poezisë kundër Cakajt, Administrativja kthen në detyrë Ylli Dylgjerin

8 Maj 2019, 13:07 Nga DOSJA
U shkarkua nga puna pas poezisë kundër Cakajt, Administrativja kthen

TIRANË- Gjykata Administrative ka rrëzuar sot vendimin për shkarkimin e Yllit Dylgjerit nga detyra në Drejtorinë e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP, në Ministrinë e Financave.

Shkarkimi i Dylgjerit bëri bujë në opinionin publik, për shkak se ishte rasti i rrallë kur një nëpunës i administratës publike largohet nga detyra për shkak të komenteve dhe qëndrimeve personale në rrjetet sociale.

Në seancën e mbajtur sot, Ylli Manjani, avokat i Ylli Dylgjerit paraqiti argumentet ligjore se përse vendimi i shkarkimit ishte jo vetëm pa asnjë bazë ligjore, por edhe precedentë i rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe statusin e nëpunësit civil.

ARGUMENTET E YLLI MANJANIT

E nderuar Gjyqtare!

Në këtë proces gjyqsor kërkuam përgjigjen e një pyetje themelore:

Cili është ligji që ndalon Nëpunësin Civil të bëjë humor në faqen e tij/saj të facebook, ligj të cilin kemi shkelur me faj që “të meritojmë” largimin nga detyra?

Këtë pyetje kemi bërë edhe para Komisionit të Disiplinës që u ngrit sa hap e mbyll syte, krejt pa justifikim ligjor për të më shkarkuar nga detyra dhe larguar nga Shërbimi Civil.

Përgjigjen e kësaj pyetje ne nuk e morrëm, as përgjatë procedimit disiplinor e as në këtë proces gjyqsor.

Me shumë mund përfaqësuesja e Agjensisë së Trajtimit të Koncesioneve në Ministrinë e Financave dhe përfaqësuesja e DAP përmendën si referenca ligjore nenet 42, 37.1 dhe 58.c si dhe një referencë të përgjithshme tek Kodi i Procedurave Administrative dhe akte nën ligjore që burojnë nga ligji i Shërbimit Civil.

Asgjë konkrete që të lidhë veprimet e mosveprimet e mia, si nëpunës civil, me ndalimet apo disponimet e ndonjë neni konkret. Dhe në fakt, nuk ka asnjë nen të tillë, ndaj dhe i mirkuptojmë përfaqësuesit e Ministrisë dhe DAP në këtë proces, që ndihen të pasigurtë e të paqartë në interpretimet e tyre të thata.

Por nga ana tjetër, nuk kuptoj dot, se si ka mundësi që ligji të mos ndalojë një vendimmarrje kaq arbitrare, pra të më largojë nga shërbimi civil pa ligj?!

Pavarësisht se duket e tepërt t’u marrim kohën Tuaj të çmuar duke analizuar nenet 42,37.1 dhe 57.2.c të ligjit për nëpunësin Civil, çmojmë se është me rëndësi për drejtësinë që të sjellim në vemendje përmbajtjen e këtyre neneve.

I.Neni 42:

 Detyrimi i respektimit të ligjit dhe formimit profesional

Nëpunësi civil kryen me profesionalizëm, paanësi, pa diskriminim dhe në përputhje me ligjin detyrat e tij në shërbimin civil.
Nëpunësi civil detyrohet të respektojë Kushtetutën dhe të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe t’i shërbejë interesit publik.
Nëpunësi civil ka detyrimin të përmirësojë aftësitë profesionale nëpërmjet formimit profesional dhe trajnimeve të vazhdueshme të financuara nga fondet publike.

Nga leximi i vëmendshëm i këtij neni, i cituar nga përfaqësuesja e DAP, nuk arrijmë të gjejmë asnjë lidhje me shkeljen e pretenduar e aq më pak me vendimin e marrë nga ana e Komisionit Disiplinor dhe më tej e Ministrisë së Financave.

Sjell në vëmendjen Tuaj se detyrat si Drejtor i Drejtorisë së Konçensioneve, i kam kryer me profesionalizëm, paanësi dhe padiskriminim. Thelbi i detyrës sime ishte të drejtoja Komisionin e Blerjeve të vogla në Axhenci, të ushtroja detyrën e Nëpunësit Zbatues, si dhe të mbanim një Regjistër të Koncensioneve të dhëna nga axhensitë shtetërore. Në përmbushjen e kësaj detyre nuk kam patur asnjë herë, në asnjë rrethanë, e për asnjë arsye asnjë vërejtje qoftë dhe me zë. ASNJË.

Vlerësimet e mia në punë kanë qenë maksimale nga viti në vit.

Ndaj nuk e kuptoj lidhjen e këtij neni me vendimin që ata kanë marrë.

Neni 37.1

 Nëpunësi civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike jashtë orarit zyrtar. Nëpunësi civil nuk duhet të shprehë publikisht bindjet apo preferencat e tij politike.

As në Seancë gjyqsore, e as përgjatë procedimit disiplinor, as përfaqësuesit  në gjyq e as anëtarët e komisionit Disiplinor, nuk qenë në gjendje të na tregojnë se cilës anë politike i përkas unë, referuar mesazheve që kishin printuar si shkak për fillimin disiplinor. Këto mesazhe janë edhe në dosjen gjyqsore.

Në fakt kjo është e vërteta, sepse siç spjegova në seancën gjyqsore në faqen time në facebook unë bëj humor, jo politik. Humori është pjesë e jetës sime private dhe në rrethin e miqve të mi, që është jo i vogël, unë njihem si njeri i batutës dhe e humorit. Humori im nuk ka kursyer as punëdhënësit e mi, të cilët, thuajse të gjithë, më kanë përshëndetur dhe kanë ndarë me mua kënaqësinë e humorit.

Ndaj të kërkosh në humor bindje politike, është pak e tepërt. Pa dyshim, edhe unë nuk jam pa binjde politike, por asnjëherë për asnjë arsye nuk i kam ngatërruar me detyrën publike. Madje bindjet politike nuk i kam kursyer t’i bëj pjesë edhe të humorit, pa asnjë kompleks e asnjë sforcim.

Nga ana tjetër, ky nen që të zbatohet, kërkon që këto bindje t’i bësh publike. Siç kam deklaruar edhe në seancë, nën betim para ligjit, se përgjatë ushtrimit të detyrave të mia në shërbimin civil që prej vitit 2001, asnjëherë nuk kam bërë as shkrime në gazeta, as intervista apo biseda televizive të natyrës politike. Pra nuk ka asnjë veprim timin që të tregojë shprehje të bindjeve të mia publike në media, si mjet i komunikimit masiv.

Është me vend të sjell në vëmendjen e gjykatës se sot ka nëpunës civilë që bëjnë dalje publike në media dhe mbrojnë partinë në pushtet, ashtu siç ka nëpunës civilë që shërbejnë si komisionerë partiakë, anëtarë shtabesh elektorale dhe në FB bëjnë çdo ditë shared dhe deklarime politike të hapura.

Ndërsa unë thjesht bëj humor dhe kjo quhet shprehje e anësisë politike?! Shumë e vështirë për të gjetur një lidhje të drejtë.

Neni 57.2.c
c) moszbatimi haptazi i dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale;

Ky është në fakt referimi kryesor që përmban akti i shkarkimit tim nga Shërbimi Civil. Njëkohësisht kjo është edhe prova themelore që tregon se ministria nuk ka ndaj meje asnjë vërejtje për “detyrën funksionale”. Sepse po të kishte, do të duhej të më tregonte se çfarë nga kërkesat e përshkrimit të punës nuk kreva në pozicionin e Drejtorit?!

Në përshkrimin e punës, në detyrat funksionale, nuk thuhet askund që ndalohet shkrimi në FB. Aq më pak të thuhet se ndalohet të bësh humor.

Atëherë për cilën detyrë funksionale flet ministria, detyrë të cilën paskam shkelur?! Detyra funksionale e çdo nëpunësi civil përcaktohet në përshkrimin e punës, por edhe në rregulloret e procedurat e sjelljes institucionale.

Cilën nga këto kërkesa kam shkelur?!

Ministria dhe Axhencia ATRAKO, ende nuk është në gjendje të na e thotë!

Ndaj unë nuk shoh asnjë shkelje të nenit 57.2.c, as i vetëm e as në relacion me nenit 37.1 apo 42.1.

Në këto kushte, Punëdhënësi im nuk ka arritur të provojë kriterin e parë të shkeljes disiplinore, pra shkeljen e ligjit. Sepse ende nuk ka një ligj të shkelur apo të anashkaluar nga ana ime.

Kriteri tjetër Faji, qartësisht është i pamundur të analizohet për sa kohë nuk kemi gjetur ende ligjin e shkelur.

Gjithashtu analiza që mund t’i bëhej parimit të proporcionalitetit në ndëshkim, është përsëri e tepërt sepse duke mos patur një ligj konkret të shkelur, masa e marrë është absolutisht pa vlere ligjore. As shkeljet e lehta, që kërkon neni 57, nuk do të mund të quheshin shkelje në kushte kur nuk ka një ligj të shkelur.

Ndaj na lind e drejta të kërkojmë anullimin e menjëherëshme të atij vendimi.

Në lidhje me pretendimin e shfaqur në sencë gjyqsore nga ana e Përfaqësueses së DAP se “ Facebook është media (media sociale) dhe per shkak të shtrirjes së gjerë quhet komunikim publik” desha të paraqes këtë prapësim:

Ky argument është sigurisht sekondar në raport me faktin e pamohueshëm tashmë, se kriteri themelor që të ketë një shkelje disiplinore është të ketë një ligj të shkelur. Ky nen apo ligj nuk u gjet nga askush, sepse nuk ekziston.
Megjithatë, faqja personale në FB nuk është mjet i komunikimit masiv, siç janë mediat vizive apo të shkruara. Këto të fundit në definicion quhen mjete të komunikimit masiv sepse i drejtohen një numri të pakufizuar lexuesish. Ndërsa Facebook ëshë rrjet social, i cili ndahet me miq virtualë, të cilët regjistrohen dhe gjithmonë janë me numër të kufizuar. Krahasimisht, nuk është e njëjta gjë tregimi i një barcolete me miqtë të njohur ose jo, me një skeç apo parodi të transmetuar në televizor. Kjo është sa për të bërë dallimin.
Faqja ime nuk është media sociale, si është fjala bie ERTV. Sepse unë nuk jam as kryeministër as ministër që të kem nevojë të marketoj politika apo vizione. Jam qytetar i thjeshtë që jetoj në këtë shoqëri me punën time, punë e cila mu hoq padrejtësisht.
Faqa ime e Facebook nuk është as Portal Elektronik që shpërndan lajme e reklama. Për të patur një faqe në FB, mjafton të regjisrohesh në serverin e FB, ndërsa për të patur një Portal duhet të regjistrohesh, ndër të tjera, në zyrën e Tatimeve.
Përmbajtja e humorit tim, mund të jetë përdorur nga mjete të komunikimit masiv, por kurrë me kërkesën apo qoftë dhe dijeninë time. Fakt është se unë nuk kam as kontratë dhe as përfitoj asgjë nga kjo veprimtari. Letra e Gazetës Telegraf, e tregon këtë gjë.

Së fundi, por jo për nga rëndësia, proceduralisht nuk mund të kishte filluar një procedurë disiplinore, aq më pak të ngrihej mënjëherë një komision disiplinor pa përcaktuar më parë;

Shkeljen ligjore,
Ligjin e shkelur,
Natyrën e shkeljes (e lehtë e rëndë)
Shkelje të mëparshme,
Vlerësim paraprak të fajësisë.

Asnjë nga këto veprime nuk duket të jenë bërë, por u nxitua me thirrjen e një komsioni shpejt e shpejt. Aq shpejt e bëne saqë në njoftimin zyrtar për fillimin e procedimit, nuk më dhanë asnjë informacion. Letra madje kishte gabim edhe datën.

Ndaj kjo procedurë që nisi me ves të rëndë ligjor duhet të shfuqizohet që në fillimin të saj.

Për të gjitha këto arsye, bazuar në ligjin për Gjykatën Administrative kërkoj;

Shfuqizimin e vendimit 40/10 datë 13.03.2019 të Komisionit Disiplinor.
Rikthimin në detyrën publike si Drejtor i Drejtorisë së Axhencisë së Konçensioneve.
Detyrimin e të paditurit të më paguajë pagat rregulisht nga muaji i parë i aktit të shkarkimit e në vijim, deri në rikthimin tim në detyrë.
Pagesat e sigurimeve shoqërore. T’i ngarkohen shpenzimet gjyqsore të paditurit.

Kujtojmë se ministria që firmoi shkarkimin e Dylgjerit jepte si motiv komentet humoristike që Dylgjeri ka bërë në Facebook kundër Edi Ramës dhe zv/ministrit të Jashtëm Gent Cakaj.

Ishte një poezi i Dylgjerit që ironizonte gabimet e Gcës gjatë daljeve të tij publike që solli dhe shkarkimin e tij. Edhe nga ana e Dylgjerit si motiv për shkarkimin ishte komenti që ai kishte bërë në mediat sociale. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shkarkimi i ylli dylgjerit ylli dylgjeri ylli manjani shkarkimi i ylli dylgjerit ylli dylgjeri ylli manjani

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Maj 2019, 12:01

KPK rihap hetimet për gjyqtarin Fuat Vjerdha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet të njoftonte të mërkurën vendimin e për Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha, por në njoftim të shkur...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet