LIVE UPDATES
Aktualitet

Në shënjestër të DASH! Kush është Veselinoviç, lidhjet e tij Vuçiç dhe kriminaliteti

8 Dhjetor 2021, 17:50 Nga DOSJA
Në shënjestër të DASH! Kush është

SERBI- Zvonko Veselinovic, i cili është sankionsuar ditën e sotme nga Departamenti Amerikan i Shtetit, njihet si kriminel në disa fusha si dhe biznesmen, i cili ka lidhje dhe me Presidentin Aleksandër Vuçiç. Edhe pse Vuçiç e mohon këtë gjë, kompanive që drejtohen nga Veselinovic u ka dhënë disa tendera. Sipas mediave serbe Veselinovic ka financuar disa nga fushatat elektorale të Partisë së drejtuar nga Vuçiç. Por sëfundmi ai ishte i pari i listës prej 16 emrash, të cilët u sanksionuan nga SHBA.

Biografia e Veselinoviç:

Biznesmen kontrovers, kriminel, organizator i barrikadave dhe mjeshtër i veriut të Kosovës…- kështu njihet në publik Zvonko Veselinoviç, i cili u sanksionua ditën e sotme nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ai në disa raste është arrestuar, gjykuar për krime të ndryshme dhe Prishtina dyshon se është një nga krerët e grupit kriminal përgjegjës për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç.

Vrasja dhe arrestimi i Ivanoviçit

Veselinoviç përmendet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Prishtinë për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviçit. Së bashku me Milan Radoiçiçin, ai u shënua si lider i grupit kriminal përgjegjës për vrasjen e Ivanoviçit.

Zvonko Veselinoviç është arrestuar në disa raste për krime të ndryshme. Për herë të parë ka ndodhur në vitin 2003, në rrugën Rashkë – Kralevë, kur u ndalua me tre persona të tjerë. Në makinë u gjetën 3 kilogramë e 190 gramë heroinë, ndërsa vlera e drogës arrinte në 150 mijë euro.

Në gusht të vitit 2004, Veselinoviç u ndalua me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e Slavisha Maksimoviçit, dhe para fundit të vitit 2005, ai u arrestua në qendër të Mitrovicës Veriore të Kosovës për vjedhje të një makine.

Gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 2011, serbët nga veriu i Kosovës ngritën barrikada në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak me qëllim që të pengojnë EULEX-in që të transportojë doganierët shqiptarë në ato vendkalime. Ka pasur disa përplasje me policinë, ndërsa gjatë një prej incidenteve ka mbetur i vrarë një pjesëtar i Policisë Speciale të Kosovës. Komandanti i KFOR-it Erhard Dreës identifikoi Zvonko Veselinovic dhe vëllain e tij Zarko si organizatorë të incidenteve të barrikadës.

Veselinoviç gjithashtu përmendet edhe në Librin e Bardhë mbi Krimin e Organizuar të vitit 2001 si organizator i një grupi që merret me vjedhje të rënda, konfiskim të automjeteve, zhvatje dhe falsifikim dokumentesh në Mitrovicë të Kosovës.

Në dhjetor të vitit 2011, Veselinoviçi u ndalua së bashku me vëllain e tij në Kopaonik, se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme 32 kamionë në pronësi të kompanisë së lizingut “Hypo Alpe – Adria Leasing” dhe ka marrë së paku 237 milionë dinarë. Veselinoviçin u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit më vonë.

Kompanitë e Veselinoviç dhe Radoiçiç fituan dhjetëra milionë euro

Sidoqoftë, kjo biografi nuk ndikoi në biznesin e tij. Kjo pasi të ardhurat në kompanitë e tij në vitin 2019 kanë arritur në 63 milionë euro.

Veselinoviç së bashku me Radoiçiç janë edhe pronarë të kompanisë “Inkop”, si dhe Granti Peščar, të cilët shpesh janë të angazhuar në ndërtimin e rrugëve në Serbi. Në atë korridor ka qenë e angazhuar edhe kompania “Granit peščar”, nga e cila është blerë material ndërtimor për asfaltimin e disa rrugëve në qendër të Beogradit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni aleksander vucic shba sanksione ne kosove zvonko veselinović aleksander vucic shba sanksione ne kosove zvonko veselinović

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet