LIVE UPDATES
Sport

U rrëzua pas Konferencës, Edy Reja tregon si e tallën: S’qëndron dot në këmbë për vete, ç’do trajnosh ti

15 Shtator 2019, 06:10 Nga DOSJA
U rrëzua pas Konferencës, Edy Reja tregon si e tallën:

TIRANË– Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ishte këtë të shtunë në “Jo Vetëm Modë” me një intervistë të gjatë, ku foli për karrirën e tij, por edhe për një moment të sikletshëm kur u bë trajner i Kombëtares Shqiptare.

Të gjithë u tallen me mua….Shkon të besh trajnerin, dhe nuk qëndron dot në këmbe për vete”, tha Reja me shaka.

Orinda Huta: Kthehemi shumë kohë më parë, në fëmijërinë tuaj. Me flisni për familjen tuaj..?

Reja: Kur isha 6-7 vjeç, për Krishtlindje shkruhej letra e dëshirave për Babagjyshin. Ime me më blinte bluza, këpucë, gjera të cilat s’më interesonin. Unë shkruaja gjithmonë: “Nuk dua asgjë, dua vetëm një top futbolli”. Nuk ma bleu kurrë.

Prindërit e mi merreshin me agrikulturë, pasi prodhonin verë. Dhe nga unë, si fëmijë i vetëm, prisnin që kur të rritesha do ta merrja në dore kultivimin.

Kur isha 16, provova për herë të parë me Juventusin, më pas me ekipin SPAL, i cili më përzgjodhi menjëherë. Unë munda të falsifikoj firmën e tim ati, por kur erdhi thirrja për grumbullim ekipi, me tha: “Nuk do shkosh, do rrish në shtëpi.”

Dhe unë ia ktheva: “E bëjmë kështu. Më lejo ta provoj një vit. Nëse nuk më ecën, do të kthehem në shtëpi.”

Unë ndërkohë luaja me skuadrën e dytë, me të cilën fituam kampionatin italian. Vitin e ardhshëm, me vjen thirrja për t’u bërë pjese e ekipit të parë SPAL. Ishim unë dhe Capello, i cili është miku im prej një jetë tashmë.

Kur ia them këtë tim ati, ai sigurisht u zhgënjye tej mase, por unë isha shumë i lumtur.

Sapo kisha mbushur 18-vjeç. Mbeteshin edhe vetëm dy ndeshje vendimtare nëse do të ngjiteshim në seri, ose do të zbrisnim.

Humbëm 1 me 0. Ç’është me e keqja: unë bëra autogol. Të nesërmen, kryetitujt neper gazeta lexonin: “Reja fajtor për rënien e SPAL.”

Por, presidenti më dha zemër. Me tha: “Bërë një lojë të mirë”. Vitin e ardhshëm, u bëra titullar bashkë me Capello-n.

Orinda Huta: Cili ka qenë njeriu që e shënjoi më së shumti fëmijërinë tënde?

Reja: Mamaja ime. Ajo kujdesej për mua në çdo aspekt. Kurse im atë, ishte disi me i prirur drejt biznesit.

Orinda Huta: Cili është mësimi më i vyer që babai yt të ka dhënë për jetën?

Reja: Më ka mësuar të kem karakter dhe të sakrifikoj. Unë ndiqja shkollën dhe gjatë tre muajve të verës, punoja. Kam punuar elektricist, bojaxhi, në shtëpinë time nuk hyn kurrë asnjë punëtor, sepse i rregulloj vetë të gjitha.

Orinda Huta: Nëse nuk do te kishit zgjedhur të vijonit karrierën si futbollist e më pas trajner, cili është pasioni të cilit mendon se do i ishe dedikuar?

Reja: Do të kisha zgjeruar kultivarët për të prodhuar verë.

Më pëlqen vera, e shijoj dhe kam filluar të jem njohës përherë e me i mirë i verërave.

Orinda Huta: Cila është periudha me e vështire që ke përjetuar gjatë karrierës si futbollist?

Reja: Isha 24- 25 vjeç, duhet të shkoja tek Milani. Nuk kam qenë lojtar me dhunti speciale në aspektin teknik, por kisha një fizik shumë të fortë. Mirëpo, më ndodhen dy dëmtime dhe ndryshe nga tani, të dëmtoje meniskun asokohe, quheshe praktikisht i mbaruar si lojtar. Por unë munda ta marr veten dhe te vazhdoj lojën, prej fizikut të fortë. Dëmtimet ma kushtëzuan shume karrierën.

Orinda Huta: Përse vendose ta lije lojën?

Reja: Kur nisa isha 18 vjeç. Kur arrita të 30-at, njerëzit me thonin se isha i moshuar për këtë lojë. Tani, në këtë moshë lojtaret piqen kurse asokohe, 30 do të thoshte fund i karrierës.

Orinda Huta: Cila ka qene periudha me e bukur për ju si trajner?

Reja: Ka qenë ajo me Napolin. Edhe tani, kur kthehem në Napoli, më presin në aeroport, me perqafojnë. Kjo sepse gjatë kohës kur isha trajner, ekipit iu kthye dinjiteti.

Për ta, të qëndronin në serine C ishte një zhgënjim. Të ktheheshin në serine A, ishte për ta si të fitonin  kampionatin.

Kur isha 58 vjeç, pas një përvoje me Genova-n, vendosa ta ndërpres karrierën si trajner. Por, me telefonon Acellino, sot president i Brescia-s, asokohe drejtonte Cagliari-n.

I thashë: “Jo, e kam lënë”. Por, kur shikoj skuadrën, pjesë e se cilës ishte Zola, i madhi Gianfranco Zola, thashë: “Kjo skuadër premton shumë”. Fituam një kampionat!

Orinda Huta: Perveç ekipeve të cilat i keni trajnuar, për cilin ekip bëni tifo?

Reja: Për Udinese-n. Kur isha i vogël, 2 ose 3, i kërkoja gjithmonë babait të shkonim në stadium ta shikonim. Dhe ndonjëherë, me çonte.

Orinda Huta: Përse zgjodhët Shqipërinë? Kush ju ftoi të trajnonit Shqiperinë?

Reja: Me Igli Taren kam punuar 4 vite tek Lazio. Kemi një marrëdhënie miqësie të veçantë. Më telefonon dhe me thotë: “Shqipëria nuk e ka ndërruar ende trajnerin. Megjithatë, ka një situate pakënaqësie sa i takon rezultateve, mendon se do ishe i gatshëm të shkoje?”

Unë i thashë jo, sepse e kisha mbyllur. Igli me foli fjalë shumë të mira dhe me shtyu ta rimendoj.

Me pas me telefonoi Duka dhe ramë dakord. Nuk kam punuar kurrë për para, kam dashur gjithmonë projektin që më është ofruar.

Orinda Huta: Po përpara, kishe qenë në Shqipëri?

Reja: Po, me Napolin, mos gaboj në 2005-ën apo 2006-ën. Ndaluam në Tirane dhe të nesërmen shkuam në Shkodër ku do të zhvillohej ndeshja. Por Tirana s’kishte lidhje me kryeqytetin e sotëm. Është shndërruar në mënyrë të jashtëzakonshme.

Orinda Huta: Po ndonjë fjalë shqip, e ke mësuar?

Reja:Jo, jo…

Orinda Huta: Akoma?!

Reja: E di cili është problemi? Këtu të gjithë flasin italisht!

Orinda Huta: A do merrje nënshtetësi shqiptare si…

Reja:…si De Biasi? Sikur! Do ishte bukur sepse ai bëri histori. Ai qëndroi 5 vite, unë nuk e di nëdo t’ia dal. Do të më pelqente shumë, por qëndrimi jonë varet direkt nga rezultati.

Orinda Huta: Momenti i rrëzimit… Nga 1-shi tek dhjeta, sa i sikletshëm ishte? Dhe si e komentuan shokët?

Reja:(Me nenqeshje)  Mos e pyet më mirë. “Shkon të besh trajnerin, dhe nuk qëndron dot në këmbe për vete” (qeshin). Të gjithë u tallen me mua. Problemi qe se mbulesa ishte më e gjatë se ç’duhej. Siç ngrihem nga karrigia, bishti i mbulesës bëri që të me shkiste këmba. Thashë: “Dikush më ka vendosur kurth”.

Marrë nga TvKlan.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edy reja rrezohet edy reja edy reja rrezohet edy reja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet