LIVE UPDATES
Aktualitet

U përplas nga kamioni/ Qytetari akuzon mjekët dhe prokurorinë: Manipuluan provat për të shpëtuar atë që më aksidentoi,

2 Nëntor 2020, 10:03 Nga DOSJA
U përplas nga kamioni/ Qytetari akuzon mjekët dhe prokurorinë:

TIRANE– Në muajin shkurt të këtij viti shtetasi Tomorr Qama u përfshi në një aksident në zonën pranë “Cassa Italias” ku një kamion e ka përplasur teksa ka qënë me biçikletë. Ai akuzon Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe mjekët në spitalin e Traumës pasi sipas tij kanë bërë çmos për ta nxjerrë të pastër shoferin e kamionit.

Qama tregon se ka qëndruar në gjendje kome e se çdo gjë është manipuluar. Ai tregon për ‘Faxnews’ se kamerat e sigurisë nuk janë marrë për sekuestro. Madje shtetasi thotë se si pasojë e aksidentit ka hyrë në operacion, ku iu është dashur të vendosë një protezë, mirëpo nuk është përdorur ajo që ai e kishte blerë por një tjetër.

Qama ngre pikëpyetje se çfarë lloj proteze është vënë, me urdhërin e kujt, të ministres apo drejtorit.

“Unë jam aksidentuar në datën 10 Shkurt nga një kamion te Casa Italia, shoferi ishte Ilvi Kalei, unë kam qenë në gjendje kome dhe më ka marrë ambulanca më ka çuar në spital. Oficeri i Policisë Gjyqësore që quhet Enrik Zelija ka manipuluar çdo provë. Ka marrë tre ekspertë, që ishin si dëshmitarët e kohës së diktaturës, janë manipuluar nga OPGJ. Nuk janë sekuestruar kamerat e sigurisë, çfarë shtypi ai person, shtypi një breshkë apo një njeri. Unë kam qenë duke udhëtuar me biçikletë, më parakaloi dhe më kapi me rrotën e pasme, të aksit të dytë. Ka deklarata kontradiktore nga vetë drejtuesi i mjetit, dhe nga OPGJ, edhe një shofer fillestar e di që kjo është një zonë e drejptërdrejtë, nuk është zonë vdekje siç e ka cilësuar ekspertiza. Zonë vdekje quhet vetëm në rastet kur nuk e kap pasqyra. Ka kamera ballë për ballë me vendin e aksidentit dhe ato nuk kanë kqyrur, ka pasur manipulim provash. Kam dyshime se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimshëm, pasi unë vij nga një familje të përndjekurish politik. Për mua nuk ka asgjë rastësi, unë e falenderoj doktorin Fred Caka për ndihmën që më ka dhënë, se është dhe detyra e tij. Unë kam qenë në gjendje kome, dhe më janë dhënë 5 qese me gjak, kjo vonesë për të më futur në operacion ka qenë e qëllimshme, pasi ky zotëria që më ka aksidentuar ka pasur mik ose shefin e pavionit ose ministren Manastirliu. Erdhi si familje kërkoi falje, dhe më pas përdori focën dhe mikun. Kjo është receta që më ka dhënë doktori për të blerë protezën 1950 euro, të cilën e blemë, para se të futesha në operacion. Nuk e di as unë se pse kur kam dalë nga operacioni, doktori më tha që të kemi vënë një protezë tjetër, e pyeta se pse dhe më tha ”kemi marrë urdhër”. Unë kam dhimbje tani dhe nuk mund të shkojë më në spital, nuk e di se pse nuk më vendosën protezën që kam blerë vetë. Për protezën që kam në këmbë nuk e di se kush ma ka paguar, nuk e di as çfarë lloji proteze është, nuk më kanë dhënë asnjë shpjegim.- shprehet Qama.

Më tej ai bën publike të gjithë emrat që morën përsipër rastin e tij, që nga mjeku e deri te prokurorja që sipas shtetasit e ka zvarritur çështjen e tij. Më tej ai thotë se për kurim i duhet të shkojë jashtë shtetit pasi në Shqipëri nuk ka besim pasi sipas tij janë të gjithë hajduta. Në fund ai i bën thirrje SPAK që të hetojë si dhe biznesmenëve që ta ndihmojnë të dalë nga situata.

‘Doktori Alfred Cako më ka thënë që gjatë gjithë kohës ka punuar me urdhër. Çështjen time e ka prokurorja Anila Karanxha, e cila si duket ka zvarritur çështjen deri tani, avokati im nuk ka se çfarë mund të bëjë, pasi procesi është në hetim akoma. Ka dhjetë muaj dhe është ende në hetim. Nuk e di se ku jetoj, çfarë ha unë, e bëjnë thjesht për të mbuluar çdo krim njerëzor, unë dhe për kurim duhet të shkoj në një shtet tjetër. Kam marrë borxhe, pasi jetoj me qera, mua më vret Policia, më vret prokuroria, më vret shëndetësia, e kupton apo jo, këtu nuk funksionon shteti, hajduti këtu mbrohet me ligj. U falenderoj që po e bëni publike këtë çështje, dhe bëj thirrje që ti jepet fund luftës së klasave. I bëj thirrje SPAK-ut, Byrosë së Hetimit që të më japin zgjidhje, u kërkoj ndihmë të gjithë biznesmenëve që të më nxjerrin nga kjo stituatë”, shprehet Qama.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti te casa italia tomorr qama aksidenti te casa italia tomorr qama

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Nëntor 2020, 09:47

TIRANE- “Ulni tarifat, ulni tarifat. Ulni tarifat, turp, turp, turp. Jo mësim online”,-janë këto thirrjet që vijnë nga Rruga e Durrësit në Tiranë, ku qindra stu...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen