LIVE UPDATES
Politike

U largua nga PS, Eglantina Gjermeni: Të gjithë në këtë botë jemi të përkohshëm, padyshim edhe në politikë

9 Mars 2021, 12:26 Nga DOSJA
U largua nga PS, Eglantina Gjermeni: Të gjithë në këtë

TIRANË– Ish-ministrja, Eglantina Gjermeni nuk do të jetë më pjesë e Partisë Socialiste. Ky lajm u bë i ditur ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama. Gjermeni ka reaguar ditën e sotme me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, duke falenderuar këdo për mbështetjen që i kanë dhënë ndër vite.

Ai shkruan se përkushtimi, integriteti, etika dhe përgjegjshmëria e kanë ndihmuar të justifikojë besimin e dhënë. Ndër të tjera, Gjermeni shkruan se angazhimi i saj në jetën publike as nuk a filluar dhe as do të mbarojë me largimin e saj nga kandidimi për deputetë të PS-së.

POSTIMI:

Të dashura mikesha, të dashur miq,Ju falenderoj nga zemra për gjithë mbështetjen, vlerësimin, respektin që më keni dhënë me bujari ndër vite!Në gjithë këto vite si deputete, jam munduar të përfaqësoj denjësisht qytetarët, problemet e nevojat e tyre dhe shpresoj të kem dhënë një kontribut modest me angazhimin tim në politikë. Përkushtimi, integriteti, etika dhe përgjegjshmëria, më kanë ndihmuar të justifikoj besimin e dhënë dhe të mundohem të jap më të mirën.Kam ndjerë përgjegjësi të madhe si e zgjedhur, e votuar si deputete, apo dhe e emëruar si ministre, ashtu siç edhe jam ndjerë e privilegjuar të mar besimin, mbështetjen dhe vlerësimin tuaj!I jam mirënjohëse Partisë Socialiste, të gjithë socialistëve, që më kanë votuar gjithmonë,madje duke më dhënë besimin për të qenë anëtare e Kryesisë së Partisë Socialistë, forcës më progresiste në Shqipëri.
Mirënjohëse pafund qytetarëve të Njësisë 5, në Tiranë, ku fillova rrugëtimin politik në 2009, Bashkisë Lushnjë që i përfaqësova në vitet 2013 -2017, si edhe qytetarëve të bashkisë Krujë, të cilët vazhdoj t’i përfaqësoj derisa të përfundojë mandati, për të cilin më kanë votuar.Gratë dhe vajzat që më kanë frymëzuar gjithmonë me historitë e forcën e tyre, kanë punuar me mua në çdo moment, dhe jam shumë krenare për çdo arritje të grave në Shqipëri. Çështjet e të drejtave të grave, barazisë gjinore, përfaqësimit të grave dhe vajzave, do të vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e identitetit tim dhe asaj që besoj që është e drejtë për tu bërë.Falenderimi veçantë për kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryeministrin Rama për besimin, mbështetjen dhe vlerësimin gjatë rrugëtimit tim në politikë.Faleminderit shumë kolegëve, mikeshave dhe miqve të mi në parlament, në tre legjislatura, me të cilët ndamë ditë të bukura e ditë të vështira. Edhe kolegëve dhe deputetëve të opozitës me të cilët kemi bashkëpunuar në Parlament, ju them faleminderit.Mirënjohje për gazetarë e përfaqësues të medias, që më kanë mbështetur dhe vlerësuar.Padyshim nuk mund të harroj mikeshat e miqtë e mi jashtë politikës, që mbase jo gjithmonë ishin dakord me angazhimin tim në politikë, por ama ishin gjithmonë mbështetje për mua, sa herë kisha nevojë.Prindërve të mi u jam thellësisht mirënjohëse për mënyrën se si më rritën e më edukuan. Jam krenare për vlerat dhe gjithçka që më mësuan, pavarësisht se modestia, mirësjellja, përkushtimi, integriteti, ndjeshmëria e cilësi të tjera, që ndonjëherë duken si “jashtë mode”, më kanë bërë kjo që jam dhe vetëm më kanë dhënë siguri e dinjitet.Padyshim familjes time të vogël, të cilës i kam hyrë në hak shumë gjatë këyre viteve, i shpreh mirënjohjen më të madhe, që më kanë mbështetur pa kushte, kanë qenë dhe mbeten për mua frymëzim, siguri e garanci për t’ia dalë mbanë çdo sfide.
Sigurisht, angazhimi im në jetën publike, as nuk ka filluar, as do të mbarojë me largimin tim nga kandidimi për deputete. Të gjithë në këtë botë jemi të përkohshëm, padyshim edhe në politikë.
E rëndësishme është të dalësh “me faqe të bardhë”, siç themi ne.
I uroj me zemër suksese ekipit të Partisë Socialiste në 25 Prill!
Besoj që fitorja e mandatit të tretë do të jetë vazhdimi i punëve të nisura, si dhe përmbushja e dy objektivave të mëdha, proçesi i rindërtimit dhe rimëkëmbja pas pandemisë.

Çfarë ndodhi ditën e djeshme?

Dje, të gjitha partitë dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. LSI do të ketë si kryesuese në tri qarqe, Fier, Tiranë dhe Elbasan Monika Kryemadhin. Beteja interesante e LSI është në Berat, aty ku përballë të larguarve ndodhet Ardit Çela dhe Lefter Maliqi. Ndryshime themelore në lista këto zgjedhje sjell Partia Socialiste. PS ka 12 drejtues listash të rinj, gra dhe vetëm Erion Braçen në Fier. Kryeministri Edi Rama garon vetë në dy qarqe, i teti në Durrës dhe i 9-i në Vlorë. Nga listat u hoqën Ditmir Bushati, Elva Margariti, Sandër Lleshaj, ndërsa tri figurat e tjera Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko e Mimi Kodheli janë vendosur në vijën e rrezikut në Tiranë. Lulzim Basha u rendit i pari i listës së PD në kryeqytet për tu pasuar nga Sali Berisha. 13 të larguar edhe nga demokratët.

LAJMI KRYESOR: REAGIMET/ Efekti ‘pas-lista’! Nis ‘shfryrja’ në rrjet, Pollo shpjegohet pse s’kandidon: Mundësitë s’i gjykova të përshtatshme, ish-nënkryebashkiaku i Shkodrës u zgjua garues. KQZ nuk humbet kohë, ia nis nga puna: Po verifikojmë emrat!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eglantina gjermeni largohet eglantina gjermeni nga ps-ja eglantina gjermeni largohet eglantina gjermeni nga ps-ja

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës