Aktualitet

Atentati ndaj Aleksandër Dedës në Lezhë/ Autorët e ndoqën si nëpër filma për ta vrarë, ‘Leksi i Druve’ humbi gjak rrugës për në spital, dëshmia e të plagosurit, kyçe për zbardhjen e motiveve

Deda ai ka mundur të përshkojë distancën afro 15 km deri afër spitalit, kohë ku edhe ka humbur sasi të madhe gjaku. Pas mjekimit që ka marrë nga bluzat e bardha të Lezhës, ai është dërguar menjëherë për në Spitalin e Traumës, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Featured image of article: Atentati ndaj Aleksandër Dedës në Lezhë/ Autorët e ndoqën si nëpër filma për ta vrarë, ‘Leksi i Druve’ humbi gjak rrugës për në spital, dëshmia e të plagosurit, kyçe për zbardhjen e motiveve Aleksandër Deda

LEZHË– Ditën e sotme pritet që të japë dëshminë e tij Aleksandër Deda për të zbardhur ngjarjen e plotë që i ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës. Deda u godit me plumba në gjoks nga disa persona ende të paindetifikuar. Autoret e kanë ndjekur hap pas hapi dhe në momentin kur qarkullonte në aksin e vjetër Lezhë-Milot. Pasi dështuan për ta ekzekutuar, autorët janë larguar me shpejtësi duke djegur makinën vetëm disa minuta më pas pranë rrugës kryesore në fshatin Zejmen.

Deda ai ka mundur të përshkojë distancën afro 15 km deri afër spitalit, kohë ku edhe ka humbur sasi të madhe gjaku. Pas mjekimit që ka marrë nga bluzat e bardha të Lezhës, ai është dërguar menjëherë për në Spitalin e Traumës, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat disa shtetas të cilët mund të kenë pasur gisht në këtë ngjarje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në autostradën Lezhë-Laç, ku një makinë tip “Audi”, i është afruar asaj të biznesmenit dhe ka qëlluar me breshëri ndaj tij. Teksa sulmohej me plumba, 42-vjeçari ka manovruar mjetin, por nuk ka shpëtuar pa marrë një plumb në gjoks. Edhe pse i plagosur, i riu ka vazhduar t’i japë mjetit duke shkuar vetë në spitalin rajonal. Por për shkak të gjendjes së tij të rënduar është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

(A.B)/Dosja.al

  • 11:32

    Telefonoi familjen! “Leksi i Druve” nuk pyeti për plumbin, pas atentatit vijoi rrugën drejt Traumës dhe lajmëroi të afërmit për ngjarjen

    Aleksandër Doda, biznesmeni që iu bë atentat një ditë më parë në Lezhë, ia ka dalë mbanë që të lajmërojë familjen e tij edhe pse kishte marrë plumb në gjoks. Mësohet se, i gjakosur Deda ka manovruar pas atentatit dhe është nisur në drejtim të spitalit të Traumës dhe rrugës ka lajmëruar familjen e tij për ngjarjen. Autorët e ndoqën për disa kilometra por nuk arritën që ta kapnin për të çuar deri në fund planin e tyre.

  • 11:00

    “Audi” që u përdor në atentatin ndaj ‘Leksit të Druve’ është vjedhur në Lushnje

    Mjeti që u përdor nga atentatorët, të cilët tentuan të vrisnin biznesmenin Aleksandër Deda, një ditë më parë në Lezhë, është vjedhur në Lushnje. Dosja.al mëson se mjeti me targat ‘AA 481 IU’ është raportuar e vjedhur në Lushnje. Brenda mjetit u gjet një automatik dhe një apparat celulari i llojit ‘Nokia”, që mund të zbardhë autorët.

  • 10:47

    Jo vetëm armën, atentatorët e Aleksandër Dedës lanë pas edhe një tjetër ‘gjurmë’, celulari që mund të zbardhë emrin e personit që e donte të vdekur ‘Leksin e Druve’

    Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj Aleksandër Dedës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë. Mësohet se pranë mjetit që përdorën autorët, i cili u gjet i djegur në Pllanë të Lezhës, pak minuta pas ngjarjes është gjetur dhe një telefon i llojit “Nokia”. Targat e mjetit të llojit “Audi”, ‘AA 481 IU’ janë raportuar të vjedhura më herët. Brenda mjetit, siç raportoi edhe Dosja.al një ditë më parë, autorët kishin harruar edhe një armë zjarri të llojit ‘automatik model 56’. Aparati i celularit është sekuestruar dhe telefonatat apo mesazhet e shkëmbyera me anë të tij, mund të çojnë në zbardhjen e personit që e donte të vdekur ‘Leksin e Druve’ e të qitësve.

Shto Koment