All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“U dha portin oligarkëve”, Ministria e Infrastrukurës paralajmëron padi për Gjatën: Ka shpifur

30 Prill 2020, 16:29 Nga DOSJA
“U dha portin oligarkëve”, Ministria e Infrastrukurës
All - Paragraf - 1

TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka reaguar sot kundër Sekretarit për Çëshjtjet Ligjorë në PD, Çlirim Gjata, dhe shprehet se do të përgatisë një padi kundër tij. Ministria në një deklaratë shkruan se Gjata ka shpifur sot për koncensionin në Porto Romani dhe për këtë duhet të përgjigjet në Gjykatë.

Nga ana financiare, kjo shtesë e kontratës nuk shoqërohet me efekte shtesë për buxhetin e shtetit, përkundrazi, duke u shtuar të ardhurat e koncensionit, shtohen të ardhurat në buxhetin e shtetit nga Fee koncensionare”, shtohet më tej në njoftim.

DEKLARATA E PLOTË

Opozita ka dalë sot me një mori akuzash dhe shifjesh për vendimarrjen e sotme të parlamentit, i cili miratoi me shumicë votash, projektligjin “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncensionit të formës BOT (Ndërtim, shfrytëzim, transferim) të një porti të llojit MBM në Porto Romano Durrës, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncensionare “Porti MBM (multi buoy mooring)”. Me keqardhje për akuzat e pabaza dhe keqinterpretimet e një kontrate ekzistuese qysh prej vitit 2015, sqarojmë se: Kontrata bazë e këtij koncensioni është miratuar me ligjin Nr.104/2015. Kjo kontratë është ndryshuar në vitin 2018 me ligjin nr.13/2018. Ndryshimet e bëra së fundmi në këtë kontratë janë tërësisht ligjore dhe në përputhje me dokumentet strategjikë të zhvillimit të sektorit detar, të miratuar nga Qeveria Shqiptare.

Kontrata bazë: Në kontratën e vitit 2015, në Nenin 3 përcaktohet “Objekti i koncensionit”, i cili parashikon ndërtimin e Portit dhe ofrimin e shërbimit të ngarkim – shkarkimit të mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure. Në pikën 1 të kontratës bazë, “Përkufizime”, cilësohet se “shërbime” do të thotë veprimtaria që do të kryhet nga koncensionari, sic përcaktohet në nenin 25, “Shërbimet”. Kjo do të thotë se ndryshimi në kontratë nuk parashikon ofrimin e një shërbimi të ri në port.

Ligji i posaçëm i koncesioneve dhe partneritetit publik: Ligji nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” i ndryshuar, në nenin 31, pika 2, gërma “ç”, parashikon se “Ndryshimet në kontratë mund të bëhen me iniciativën e të dyja palëve kontraktuese, veçanërisht në rastet e mëposhtme: ç) Në raste të tjera që çojnë në ndryshimin e situatës reale ose ligjore për përdorimin e objektit apo ofrimin e shërbimeve, ose në realizimin e kontratës.”

Strategjia Sektoriale e Transportit dhe Planit të Veprimit 2016-2020: Ky projektligj është në përputhje të plotë me Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2016-2020 ku në objektivat e Prioritetit të dytë Strategjik “Rritja e qëndrueshme për tregjet detare dhe portuale” parashikohet rehabilitimi dhe modernizimi i infrastrukturës dhe shërbimeve portuale, edhe nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës së koncesionit Porti MBM. Shtesa e kontratës koncensionare ka qëllim të vetëm shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të lira të akuatoriumit në terminalin verior edhe në argjinaturën jugore, si dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj klientëve dhe zhvillimin e mëtejshëm të zonës së Porto Romanos.

Nga ana financiare, kjo shtesë e kontratës nuk shoqërohet me efekte shtesë për buxhetin e shtetit, përkundrazi, duke u shtuar të ardhurat e koncensionit, shtohen të ardhurat në buxhetin e shtetit nga Fee koncensionare. Referuar nenit 13 të kontratës bazë, koncensionari i paguan autoritetit kontraktues, një tarifë koncensioni të barabartë me 2% të xhiros vjetore, që koncensionari grumbullon nga tarifat e aplikuara. Shtesa e kontratës nuk ka asnjë ndikim në çështjet e sigurisë kombëtare, pasi sipas legjislacionit në fuqi:

Konventa e Organizatës Ndërkombëtare Detare, “Për krijimin e lehtësiravë për trafikun ndërkombëtar detar”, Londër 9 prill 1965, ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me ligjin nr.9428 datë 13.10.2005 dhe VKM Nr.892, datë 21.12.201, “Për miratimin e rregullores ‘Për formalitetin e anijeve që operojnë në portet detare të Republikës së Shqipërisë”, të gjitha anijet që hyjnë në Republikën e Shqipërisë janë të detyruara, që 24 orë përpara mbërritjes në port, të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm pranë të gjitha strukturave shtetërore, të cilat kanë detyrimin për monitorimin dhe kontrollin e mallit. Porti MBM në këtë aspekt nuk ka asnjë ndryshim, nga portet e tjera të vendit, përsa i përket procesit të monitorimit të anijeve. Janë të njëjtat institucione, që monirojnë anijet që hyjnë si në portin MBM, ashtu dhe portet e tjera detare të vendit. Pjesa më e madhe e këtyre institucioneve kanë zyra brenda territorit të portit, ose në afërsi të tij, pasi ky port është prej kohësh funksional.

Bazuar në gjithë sa më lart, është e qartë se sulmet e PD-së synojnë të dezinformojnë opinion publik, për të denigruar punën e Qeverisë, duke hedhur baltë mbi një projekt, i cili synon të rrisë zhvillimin ekonomik të zonës së Porto Romanos, por edhe më gjerë. Në respekt të së vërtëtës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të përgatisë një padi për shpifje, për zëdhënësin e kësaj morie sajesash, z.Çlirim Gjata.

Më herët Çlirim Gjata në një deklaratë nga selia e PD u shpreh se në vitin 2015, Edi Rama ju dha tre oligarkëve Shefqet Kastrati, Friden Kuqi dhe Pëllumb Salillari një koncesion të paligjshëm për ndërtimin e një porti karburantesh vetëm pak metra nga porti ekzistues i Porto Ramanos, duke shkelur ligjin. Ai shtoi se tani me një shtesë të kontratës së koncesionit, ka vendosur që këtë port karburantesh ta kthejë në port për çdo lloj malli të menaxhuar nga këta oligarkë, njësoj si Porti i Durrësit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet clirim gjata ministria e infrastruktures dhe energjise porto romano clirim gjata ministria e infrastruktures dhe energjise porto romano

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës