Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË– Gjykata Themelore në Pejë i ka shqiptuar një muaj paraburgim ish-ministrit të Shëndetësisë kosovare, Numan Baliq, me arsyetimin se ky person ka kryer veprën penale sulm seksual nga neni 229 par. 3 nën par.3.10 pika 3.10.2 lidhur me par.1 të LPK-së.
Themelorja e Pejës në vendim e saj jep detaje rreth asaj se si ka ndodhur e gjithë kjo ngjarje.
Sipas Gjykatës, me datë 12.08.2020, në Spitalin Përgjithshëm në Pejë, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës e cyt të njëjtën që ta prekë me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e foshnjës së hospitalizuar, aty vjen i pandehuri në cilësi të mjekut kujdestar dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë për t’u konsultuar, e dëmtuara shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e mbyll derën e zyrës, i afrohet dhe e prekë pa pëlqimin e saj por që viktima arrin të largohet dhe të kërkojë ndihmë.
Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Në Prokurorinë Themelore të Pejës kanë konfirmuar për Express ditë më parë arrestimin e një personi me dyshimin për sulm seksual në Spitalin e Pejës.
“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje.”- tha zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
E kjo nuk është hera e parë që ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, përballet me dyshime për ngacmim seksual. Edhe në shtator të vitit 2018 ai ishte arrestuar e pastaj edhe suspenduar me dyshimet se kishte ngacmuar seksualisht një praktikante në spital. Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për atë rast, por Gjykata Themelore e Pejës vitin e kaluar e kishte liruar nga akuza me arsyetimin se nuk është arritur të provohet se ka kryer vepër penale.
Pas kësaj, Baliq është kthyer serish në punë në spital, por lënda për rastin e parë ende nuk ka përfunduar, pasi ajo gjendet në Gjykatën e Apelit.
Marrë nga GazetaExpress
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRAZIL –Pas disa muajsh izolim këtë javë Statuja e Krishtit Shëlbues u rihap për viziorët vendas e të huaj, por me kapacitete të reduktuara.Të enjten që lamë ...
KOSOVË– Kosova ka kaluar më shumë se 6 muaj në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, por pavarësisht se në vend vijojnë ende të jenë në fuqi masat e as...
HONG KONG– Ishte natë kur avioni u ul në Hong Kong nga Phnom Penh. Noor Yuni mori shpejt bagazhet e saj dhe iu afrua korsisë për të kaluar kontrollin e sigu...
SHBA– Një test laboratorik për pështymën, i krijuar nga studiues në Universitetin Yale të Shëndetit Publik për të përcaktuar nëse dikush është i infektuar me ko...
Një nga temat që u diskutuan në takimin e ministrave të jashtë të BE të premten pasdite, veç sanksioneve të mundshme kundër Bjellorusisë ishte përshkallë...
ZELANDË E RE- Zelanda e Re do të shtyjë zgjedhjet e përgjithshme me një muaj, për shkak të shpërthimit të Covid-19 në Auckland, ka thënë kryeministrja e ve...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 5,566,632 të infektuar dhe janë ...
Ardian Christian Kyçyku, një ndër autorët më të njohur shqiptarë të kohërave të sotme, prej shumë vitesh edhe vetë në mërgim në Rumani, e ka quajtur Aria...
KOSOVË-Një emigrant nga Prekazi ka habitur të gjithë qytetin e Skënderajt në Kosovë, me gjestin e tij të fundit. Ai ka vendosur në katin e shtatë të banesë...
KOSOVË– Ditën e sotme këshilltari për media i kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, Xhavit Beqiri, foli për T7 mbi gjendjen e Hotit. Me dy gusht ai njoft...