LIVE UPDATES
Bota

“Si peshku me grep” – Arian Leka botohet në gjermanisht

16 Gusht 2020, 20:58 Nga DOSJA
“Si peshku me grep” – Arian Leka botohet në gjermanisht

Ardian Christian Kyçyku, një ndër autorët më të njohur shqiptarë të kohërave të sotme, prej shumë vitesh edhe vetë në mërgim në Rumani, e ka quajtur Arian Lekën dikur „përfaqësues të plotë të mërgimit të brendshëm në letrat shqipe“. Eseja e Kyçykut për kolegun e tij nga Shqipëria ishte një recension për librin “Në kërkim të këmishës së humbur” (Botimet Poeteka), libër që në vitin 2018 ishte finalist i konkursit te eseistikës. Ese të zgjedhura nga ky libër janë botuar tani në një përmbledhje në gjermanisht, përkthyer kujdesshëm nga Loreta Schillock. Botimi i librit është mbështetur nga Fondi i Përkthimit të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

Drejtori  i Botimeve “Anthea” në Berlin, Detlef Stein, i ka vënë vëllimit të botuar në gjuhën gjermane një titull provokues: “Enver und sein Paradies” – (shq.: Enveri  dhe Parajsa e tij) dhe si nëntitull shoqërues: Illusionen und Propaganda im kommunistischen Albanien – (shq.: Iluzione dhe propagandë në Shqipërinë komuniste.)

Edhe pse, sigurisht, termi “Parajsë” është përdorur në mënyrë sarkastike, duhet thënë, ndoshta që në fillim, se në tekstin e përzgjedhur për botimin në gjermanisht, diktatori vetë përmendet shumë më pak se sa premton titulli. Por jo vetëm kaq. Edhe libri, për nga forca poetike dhe thellësia e mendimit, ofron më tepër nga sa sugjerohet në titull. Detlef Stein, i cili së bashku me të shoqen drejton prej shumë vitesh në Berlin Qendrën e Evropës Lindore (Osteuropa-Zentrum), i tha DW, se titulli u zgjodh “për të joshur më shumë vëmendjen e lexuesit gjerman, i cili ende nuk e njeh Shqipërinë, edhe pse Shqipëria është një nga vendet që aspirojnë për të hyrë në BE.” 

Damarë mesdhetarë

Ç’është e vërteta, libri i Arian Lekës është mëse i përshtatshëm për të kuptuar disi më qartë mendësinë e banorëve të asaj zone buzë Adriatikut, prej nga vjen edhe vetë autori. Në shtatë esetë e librit “Enver und sein Paradies” pikënisjet janë gjithmonë autobiografike, prej nga ndërtohet fakt-fictioni. Janë pikërisht ato burime prej nga rrjedhin më pas mendimet, të cilat Leka, me një finesë gjuhësore arrin t’i derdhë suksesshëm në diskurset filozofike-estetike, (si për shembull, kur flet për karakterin paradoksal të Provincës si zonë gjeoemocionale dhe sociolinguistike, kur hulumton terminologjinë detare në regjistrin e përditshëm, kur flet për hartat e psikës, hartat e kujtesës dhe hartat meteorologjike).

Arian Leka u lind në Durrës, një “Provincë të zhvirgjëruar” – siç e quan ai –“që e ka njohur me kohë shijen e të qenit kryeqytet”, së cilës i dallohen “ende në fytyrë tiparet e prindërve kulturorë: damari mesdhetar dhe vena ballkanike“ (Lindur në Provincë). Ai u rrit në periudhën e izolimit kolektiv komunist, ku vetëm natyra e paprekur (në rastin e tij, nëndeti) ta rikthente atë individualitet të vetëkuptueshëm, që ia kishte grabitur diktatura (“bota nëndetare ishte vendi ku fëmijëria strukej e strehohej për t’u mbrojtur” (Det mosbesimi).

Në periudhën e tranzicionit të përhershëm postkomunist, Arian Leka zhvendoset në Tiranë, ku jeton edhe sot, duke punuar si studiues i letërsisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike. Por “njëlloj si salmonët”, ai i rikthehet vendlindjes, e cila është jo thjesht vend i kujtimeve, por edhe i kujtesës. Esetë e këtij libri duket sikur formojnë së bashku një rrugëtim imagjinar në kërkim të një origjine të humbur, që rikrijohet përmes teksteve. Të humbur? Apo ndoshta të grabitur, qysh në zanafillë?

Në fillim ishte kryqi

Në fillim është një kryq, një suvenir sjellë prej të atit, dhuratë e një argjendari shqiptar me banim në Kroaci. Kryqi, që do të zinte vendin e parë mbi gjithë rekuizitat e tjera që shpëlante deti, si shishet plastike CocaCola, apo ndonjë pako Marlboro, mbeti dëshmi e vetme origjinale për ekzistencën e një bote tjetër jomateriale të Perëndimit përqark. Qyteti vetë, sikurse dhe gjithë Shqipëria asokohe, kjo “kështjellë e pamposhtur e komunizmit në brigjet e Adriatikut”, siç lexohej në sloganin më masiv shkruar përballë detit, ishte lënë në harresë nga Perëndimi, por “ishte bekuar me kujtesë”, siç shkruhet në libër.

Në kujtesë ishin memorizuar madje edhe ëndrrat e prijësve të dikurshëm, si ajo e Skënderbeut, që donte të ndërtonte një Durrës me rrugë ujore, të ngjashëm me Venecian. (Në kërkim të këmishës së humbur). Por “etnografia e pritjes, e dyshimeve, ëndrrave dhe shpresave” nuk prek vetëm të kaluarën e qytetit, pasi sot, edhe emrat e shesheve e rrugëve, ndërtesat historike të shkatërruara për shkaqe ideologjike, të mbishkruara për shkaqe politiko-partiake, të prishura përfundimisht për të kënaqur ndonjë makutëri të tepruar tranzicioni, janë ruajtur në atë kujtesë kolektive, që Leka e quan “hartën e rrudhosur të psikës”.

“Mos e humbisni kohën e vyer duke kërkuar gjurmët e ndërtesës së zhdukur të Princ Wied-it, kërkoni ndonjë foto ose gjeni te koleksionistët ndonjë kartolinë të kohës së mbretërisë dhe mjaftohuni me aq” (Lindur në Provincë). “Këtu çdo gjë krijohet për t’u bërë foto”, shkruan Leka duke iu drejtuar turistit perëndimor, ndoshta gjermanishtfolës, por dhe si qortim ndaj vendasve, të cilët, të vetmen gjë “që nuk e kursejnë, por e bëjnë kurban e sakrificë, është trashëgimia historike, duke e lënë veten si një kafkë të zbrazur nga kujtesa.” Lexuesit shqiptar do t’i ndërmendet me dhimbje ndoshta një nga episodet e trishta të trajtimit të trashëgimisë kulturore, shembjen e bujshme të Teatrit Kombëtar, por eseja “Teatri si formë ndëshkimi”, që Leka kishte shkruar për ruajtjen e ndërtesës dhe që ishte pjesë e vëllimit në shqip, nuk është përzgjedhur nga Detlef Stein në përkthimin gjermanisht.

Vena ballkanase 

Arian Leka ka zgjedhur reflektimin e butë. Ai ende është në kërkim “të diçkaje” që shpreson ta gjejë diku, në “Provincën” e tij, të cilën e quan “perëndi hakmarrëse, që vonon, por nuk e harron ndëshkimin e që nuk ta kthen kurrë dashurinë … sikurse i vdekuri, që nuk ta kthen kurrë puthjen e fundit”. Gjuha dhe përfytyrimet e librit janë poetike dhe madje relaksuese për lexuesin e lodhur nga narrativa e krijuar nga frazat kyçe të algoritmeve tinëzare në botën virtuale. Arian Leka, i cili ka hyrë në art përmes muzikës – flauti – “gjuha e parë e huaj që kam mësuar” – i përpunon ndjenjat, emocionet dhe pështjellimet e tij me një elegancë stilistike, që nuk lë vend për impulse të pa-reflektuara të infektuara nga “virusi i çorbës ballkanike“, prej të cilit, siç thotë ai vetë “as shkrimtarët nuk janë të vaksinuar“.

Dhe për këdo që e ka harruar se si gatuhet “çorba ballkanike”, Leka i kujton recetën..: “një luhare keqkuptim, një garuzhdë alumini me përbuzje, një qepshe nacionalizëm, një lugë gjelle fyerje, dy-tre llokma shovinizëm përvëlues, një sasi ekstremizmi, bashkë me dy maja gishtash egoizëm kombëtar, pak marrëzi kolektive dhe intolerancë e skajshme, ca paradokse, të nevojshëm në vend të erëzave si dhe ca fantazma – kutërbuese apo taze“. (Çorba)

Mërgimi si mbijetesë 

Arian Leka përpiqet prej dekadash që t’i kundërvihet këtij “virusi të urrejtjes dhe moskuptimit të Tjetrit në Ballkan”. Ai boton përkthime të autorëve ballkanas në Poeteka dhe është ndër botuesit e vetëm që i prezanton vazhdimisht lexuesit shqiptar shkrimtarë nga vendet fqinje, të cilët ai i pret çdo vit në Shtëpinë e Shkrimtarëve “Poeteka-Tirana in Between”.

Kjo punë urëlidhëse të kujton pak Kështjellën e Rozafës, që ngrihet në diell e prishet në terr, në tryeza të errëta, në takime të fshehta me “harta”, që krejt papritur nuk ia njohin ekzistencën fqinjit, të cilin, në makthe nacionaliste kërkojnë ta “zhdukin edhe nga harta e shirave dhe reve, si formë elegante meremetimit të urrejtjes” (Zhdukja e Tjetrit nga Harta meteorologjike). Por ajo që mbetet nga kjo punë ka një përparësi, përkujdeset për pasurimin e hartës së kujtesës, e vetmja që ruan vijimësinë në Ballkan.

“Nëse jeton pa kujtesë dhe e humb pavarësinë e mendjes” (Monopoli i Barbarisë), artisti e ndien veten “si peshku me grepin në gojë”, të cilin mund ta tërheqë gjithkush. Kjo është ndoshta një nga figurat më të forta të librit, që tregon se përse është aq jetik ai mërgim, qoftë i jashtëm, si në rastin e Kyçykut dhe gjithnjë e më shumë krijuesve në letrat shqipe dhe qoftë i brendshëm, si në rastin e Lekës, dhe – mjerisht – gjithnjë e më pak bashkudhëtarëve të tij.

Marrë nga DW

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora arian leka arian leka

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale