Sport

U akuzua për 3.5 mln euro borxh në Turqi, reagon aksioneri i “Air Albania” Sinan Idrizi

Bazuar tek akuzat e raportuara në mediat turke, Idrizi ka kërkuar 3.5 milionë euro nga Adnan Polat, në mënyrë që ta ndihmonte për blerjen e një kompanie nafte në vendin tonë
Featured image of article: U akuzua për 3.5 mln euro borxh në Turqi, reagon aksioneri i “Air Albania” Sinan Idrizi Adnan Polat dhe Sinan Idrizi

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili është gjithashtu njëri nga aksionerët e kompanisë “Air Albania”, është akuzuar se ka marrë 3.5 mln euro dhe nuk i ka kthyer kurrë.

Pala akuzuese është ish-presidenti i Gallatasarajti, Adnan Polat, i cili e ka paditur në Prokurorinë e Stambollit. Numri 1 i klubit vlonjat, edhe pse ende jo pronar absolut i kuqezinjve, ka reaguar menjëherë, por pa fjalë shumë specifike mbi akuzat.

“Ky është një lajm i sponsorizuar nga mediat turke. Jemi në gjyq për blerjen e një kompanie. Jemi dy palë, kemi një marrëdhënie dhe do ta shohim kush ka të drejtë. Ai që na ka paditur ka bërë detyrën e tij. Secila palë ka marrë avokatin e saj, të shohim çfarë do të vendoset”, ka thënë Idrizi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bazuar tek akuzat e raportuara në mediat turke, Idrizi ka kërkuar 3.5 milionë euro nga Adnan Polat, në mënyrë që ta ndihmonte për blerjen e një kompanie nafte në vendin tonë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment