LIVE UPDATES
Politike

U akuzua për 21 Janarin/ Kandidati i PS për Matin i përgjigjet Bashës: Nuk zbatova urdhërat tuaja, s’jam vrasës

26 Maj 2019, 09:40 Nga DOSJA
U akuzua për 21 Janarin/ Kandidati i PS për Matin i përgjigjet

MAT- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit, Agron Malaj, ka reaguar pas akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, si pjesë e gardistëve në protestën e 21 janarit, duke i quajtur këto deklarata si “shpifje”.

Në një reagim në Facebook, Malaj thotë se më 21 janar 2011, ai nuk ka zbatuar urdhrat që vinin nga Basha, teksa thekson se kurrë nuk ka abuzuar me detyrën për të qëlluar mbi protestuesit.

Postimi i plotë i Agron Malajt:

Lulzim !

Prej kohësh unë, familja ime e Partia Socialiste jemi kryefjalë e sulmeve, shpifjeve e sajesave Tuaja.

Kam vendosur të të përgjigjem publikisht sepse këtë ma kërkojnë edhe matjanët e mi.

Më 21 janar 2011 unë nuk kam zbatuar urdhërat që vinin nga Ju dhe më lart për të qëlluar mbi qytetarët. Ju më akuzoni se guxova të mos respektoj urdhërat tuaj. Nuk ka mëkat të bësh detyrën e një komandant seksioni të njësisë speciale, por unë me atë detyrë nuk abuzova kurrë. Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon.

Kjo është e provuar ligjërisht nga drejtësia shqiptare, e cila brenda 48 orëve vendosi ndaj meje pushimin e çështjes sepse nuk kishte asnjë element të veprës penale.

Lulzim, njësoj si në 2011 kur nuk i kursyet shpifjet për të devijuar hetimet e 21 janarit nga përgjegjësit e vërtetë, një ndër të cilit jeni dhe Ju, njësoj shpifni edhe sot ndaj meje.

Ju ishit ministër i Brendshëm asokohe dhe i dini mjaft mirë fajtorët, i dini mjaft mirë kush i zbatoi urdhërat për të qëlluar mbi protestuesit.

Unë Lulzim, nuk kam abuzuar kurrë. Si atëherë në Gardën e Republikës, si në drejtorinë e OSHEE-së si drejtues i PS-së Mat dhe sot që kam privilegjin t’u kërkoj besimin për t’u shërbyer matjanëve.

Ju akuzoheni se keni vjedhur 230 milion euro në Rrugën e Kombit. Ndërsa unë çdo gjë e kam ngritur me mund e djersë, me punë të ndershme. Kam drejtuar për pesë vjet OSHEE Rajoni Burrel dhe kam faktuar se si punohet me korrektësi e ndershmëri. Unë nuk kam fjetur gjumë si Ju në Bashkinë e Tiranës. Kam elektrifikuar pas shumë dekadave rrethet Dibër, Mat, Bulqizë, Mirditë e Kurbin.

Për herë të parë pas drejtimit të partisë Tuaj matjanët nuk paguajnë para për vendet e punës, nuk ndëshkohen politikisht, nuk shfrytëzohen për tubime elektorale. Ata që ju yshti të flasin vazhdimisht ndaj personit tim e kanë parë lidhjen time të ngushtë me banorët e Matit.

Nuk jam akuzuar kurrë për trafiqe dhe vrasje.

Unë i jam ndodhur pranë çdo matjani, në gëzime e hidhërime dhe e kam bërë me zemër. Ju më sulmoni mua sepse matjanët ju braktisën dje. Qytetarët e Burrelit nuk iu përgjigjen thirrjes tuaj për protestë në sheshin “Demokracia”, ndaj sollët militantë nga Laçi, Mamurrasi, Thumana, Lezha, Miloti, Bulqizë, e Dibra dhe i mbyllet në një qoshe të Pallatit të Sportit.

Lulzim !

Kam një mesazh për Ju. Moralin, dinjitetin, integritetin tim nuk e përbaltni dot pavarësisht përpjekjeve Tuaja të dështuara njësoj si 8 vjet më parë.

Më herët kreu i demokratëve, Lulzim Basha akuzoi këtë të fundit se ishte pjesë e të pëndehurve të dosjes hetimore për shit-blerjen e votave, ku sipas Bashës Malaj duhej të ishte në burg dhe jo kandidat për bashkinë e Matit.

Agron Malaj, u shpall më 11 maj si kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Matit. Ai u shkarkua nga detyra e tij si komandant garde nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në tetor 2013. Pas shkarkimit nga Tahiri, Malaj u katapultua si kryetar i PS në Mat dhe u emërua si drejtor i OSHEE.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron malaj ish-gardisti i 21 janarit lulzim basha zgjedhjet lokale agron malaj ish-gardisti i 21 janarit lulzim basha zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet