LIVE UPDATES
Sport

U-21 / Flasin Cara dhe Çelhaka: “Me çdo kundërshtar do të kërkojmë maksimumin”

23 Mars 2021, 15:21 Nga DOSJA
U-21 / Flasin Cara dhe Çelhaka: “Me çdo kundërshtar do

DURRES – Përfaqësuesja shqiptare U-21 vazhdon stërvitjet në grumbullimin 10-ditor që po zhvillohet në kompleksin “Tropikal”. Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi skuadra është duke punuar intensivisht me dy seanca stërvitore në ditë dhe të gjithë lojtarët e grumbulluar janë nën vëzhgimin e stafit teknik, për të përgatitur në mënyrën më të mirë skuadrën përpara eliminatoreve të Euro 2023.

Ditën e sotme kanë dalë në konferencë për shtyp përpara mediave Tedi Cara dhe Jurgen Ҫelhaka, dy lojtarët e talentuar të Partizanit dhe Tiranës, të cilët kanë folur për grupin kuqezi, eliminatoret e U-21 si edhe punën që bëhet me të rinjtë.

Sulmuesi i Partizanit, i cili është grumbulluar rregullisht nga Kombëtaret e moshave, nuk e ka fshehur kënaqësinë e pranisë në skuadrën e Bushit. “Ky grumbullim me Kombëtaren U-21 mendoj se vjen në momentin e duhur për mua sepse kam bërë disa ndeshje të mira me Partizanin ku kam shënuar edhe gola, të shoqëruara me paraqitje të mira. Kjo ftesë më ka ngritur dhe moralin. Shpresoj të jap më të mirën dhe këtu. Grumbullimi i shumë lojtarëve nga Kategoria Superiore është një vlerësim edhe për kampionatin sepse shumë lojtarë janë transferuar nga Superiorja në kampionate jashtë. Grumbullimi me U-21 besoj se i ka dhënë shumë kredite për të bërë këto transferime”.

Grupi dhe objektivat e U-21? “Ne do të hymë në fushën e lojës për të dhënë maksimumin gjithmonë. Me të gjithë ҫunat jemi shumë shokë. Në Superiore nga kjo grupmoshë ka shumë lojtarë të mirë, që po aktivizohem shumë dhe besoj se Kombëtarja U-21 do të jetë një skuadër e denjë për të përballuar ҫdo kundërshtar”.

Shumë të rinj në kampionat? “Mendoj se tani ka më shumë vëmëndje tek të rinjtë. E kanë parë dhe drejtuesit se kur i jepet shansi atyre që kanë cilësi, kanë treguar vlerat, janë shitur jashtë dhe klubi ka pasur përfitime financiare. Ja vlen ti japësh dorën të rinjve dhe sa kemi parë deri tani të gjithë e kanë shpërblyer. Ftesa? Kur të vjen një ftesë nga Kombëtarja është një privilegj, gjithmonë e kam ëndërruar dhe kur je këtu gjithmonë e harron atë që ke lënë në nivel klubi. Fokusohesh te ngjyrat kuqezi dhe kërkon të bësh më të mirën këtu”,– u shpreh Tedi Cara në prononcimin e tij për mediat.

Jurgen Celhaka është një nga elementët që ishte edhe në edicionin e kaluar pjesë e grupit, duke pasur eksperiencë dhe siguri te skuadra kuqezi ai u shpreh se me ҫdo kundërshtar Shqipëria do të kërkojë tre pikët.

Ftesa? “Ndihem shumë mirë që jam këtu. Kur të vjen ftesa nga Kombëtarja është një privilegj shumë i madh të përfaqësosh ngjyrat kuqezi, akoma më shumë kënaqësi është kur vjen në një moment shumë të mirë për mua. Kam marrë minuta pasi kalova një dëmtim të vështirë, vij pas një fitoreje të rëndësishme me skuadrën time ku shënova një gol. Do të jap maksimumin për Kombëtaren. Skuadra jonë gjithmonë është shquar për frymën e grupit, sakrificën që bëjmë në fushë dhe shpirtin e ekipit. Kjo është gjëja që na favorizon më shumë. Djemtë kanë qënë shumë të afërt dhe miq me njëri-tjetrin, duke mos e parë fare se me ҫ’farë ekipi luajmë”.

Ku mund të arrijë kjo skuadër? “Do t’i marrim ndeshjet një nga një, të mos kemi frikë asnjë skuadër. Mendoj se jemi të aftë për t’u përballur denjësisht me të gjithë kundërshtarët që kemi në grupin tonë. Anglia është më lart, ndërsa me të gjithë skuadrat e tjera do të zbresim në fushën e lojës për tre pikët”,- theksoi në fjalën e tij Ҫelhaka.

B.T (Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport alban bushi anglia ekipi u-21 europiani jurgen celhaka superiorja tedi cara alban bushi anglia ekipi u-21 europiani jurgen celhaka superiorja tedi cara

Sondazh

Poll
Sport 22 Mars 2021, 21:31

TIRANE – Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka në një intervistë për “MCN TV”, ka folur për Kombëtaren shqiptare dhe 3 ndeshjet e para të m...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet