LIVE UPDATES
Bota

Twitter i mbushur me thirrje për mohim të gjenocidit të Srebrenicës

5 Korrik 2021, 12:20 Nga DOSJA
Twitter i mbushur me thirrje për mohim të gjenocidit të

SERBRENICË- Babai i Emir Suljagiç u vra në Bosnjën lindore në 1992, jo shumë kohë pasi filloi lufta. Por në 2005, duke përfituar nga një ndryshim i vogël në ligj, Suljagiç i varrosi eshtrat e tij në Qendrën Përkujtimore Potocari, që është vendi i prehjes përfundimtare të të vrarëve në masakrën e Srebrenicës 1995, masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe që Suljagiçi vetë i mbijetoi.

Suljagiç, 46 vjeç, donte që babai i tij të varrosej pranë vëllait të tij, xhaxhait të Suljagiç, i cili ishte një nga më shumë se 7,000 burra dhe djem boshnjakë të vrarë nga forcat serbe të Bosnjës në disa ditë korriku në 1995 pas rënies së enklavës së Srebrenicës.

Një ndryshim në ligj midis 2003 dhe 2007 e lejoi atë ta bënte këtë. Ligji deklaroi se të afërmit e viktimave të Srebrenicës mund të varrosen së bashku me ta në Potocari. Pastaj ligji u ndryshua përsëri, duke e kufizuar varrën në vetëm ata që u vranë në korrik 1995.

Megjithatë, detaje të tilla u humbën nga përdoruesit e Teitter të cilët në qershor shkruan: “Emir Suljagiç, zhvarrose babanë nga varrezat në Potocari!”

Fjalët erdhën pas një artikulli të postuar më 10 qershor në një portal në qytetin e Banja Lukës të quajtur vrbasmedia. Fjalë të tilla erdhën nga një sërë llogarish në Teitter të angazhuar shumë në mohimin e gjenocidit.

Një nga llogaritë mban emrin Bodljikava, ose “me gjemba”, si në “tel me gjemba”. Bodljikava ka kaluar vite duke mohuar që në Srebrenicë të ketë ndodhur gjenocid, siç kanë vendosur gjykata e OKB-së për krimet e luftës me bazë në Hagë si dhe gjykatat lokale.

Bodljikava iu bashkua Teitter-it në qershor 2013 dhe që atëherë ka bërë pothuajse 179,000 postime. Frekuenca e postimeve dhe temave që ajo zgjedh ka bërë që të fitojë më shumë se 11,600 ndjekës në Teitter, një ushtri virtuale për përhapjen e pikëpamjeve të saj mbi Srebrenicën. Sipas Teitter Audit, shumica e ndjekësve të saj janë të vërtetë, që do të thotë se nuk konsiderohen të rremë.

Më 10 qershor, Bodljikava postoi në Teitter një kopje të certifikatës së vdekjes së babait të Suljagiçit dhe e akuzoi Suljagiçin se kishte “mashtruar” për ta portretizuar atë si një viktimë të gjenocidit “edhe pse babai i tij, Suljo, vdiq më 24 dhjetor 1992.”

Bodljikava është një nga 20 llogaritë në Teitter të identifikuara nga BIRN, e cila ka postuar vazhdimisht gjatë 12 muajve të fundit përmbajtje që mohon gjenocidin e ndodhur në Srebrenicë. BIRN analizoi këto llogari dhe arriti në përfundimin se asnjë prej tyre nuk është e rreme, edhe pse jo të gjithë kanë të njëjtën qasje, gjë që mund të shpjegojë pse postimet e tyre mbeten pa u vënë re.

Teitter, tha sociologia Sarina Bakiç e Universitetit të Sarajevës, “me siguri po bëhet një tjetër platformë për përhapjen e urrejtjes dhe mohimin e gjenocidit”.

Suljagiç tha se narrativa të tilla mohimi ishin “të rrezikshme sepse ato ndotin atmosferën në baza ditore” dhe ushqehen me ligjërime të krahut të djathtë nga përreth botës, nga Ballkani deri në Christchurch, Zelanda e Re, ku një person i armatosur luajti një këngë nacionaliste serbe që fliste për liderin serb të Bosnjës Radovan Karaxhiç ndërsa shkonte me makinë në një xhami ku ai do të vriste 51 vetë në mars 2019.

“Mohimi i gjenocidit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe operacionit gjenocidal në Srebrenicë është një pjesë integrale e të gjitha platformave të krahut të djathtë në rajon”, tha Suljagiç, një gazetar, politikan dhe drejtor aktual i Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës.

“Mohimi është një pjesë integrale e atyre platformave në të njëjtën mënyrë që mohimi ishte një pjesë integrale e ideologjisë që çoi në masakrën në Christchurch.”

“Nuk është bërë asgjë”

Në Hagë dhe në Ballkan, gjykatat kanë dënuar të paktën 48 persona me më shumë se 700 vjet burg për krime lufte në Srebrenicë. Një numër serbësh të rangut të lartë, përfshirë Karaxhiçin, janë dënuar për gjenocid, më i fundit ishte komandanti ushtarak serb i Bosnjës i kohës së luftës Ratko Mlladiç.

Megjithatë, në Twitter, revizionizmi dhe mohimi shpesh kalojnë të pakontrolluara. Përmes një kërkimi në postimet në Twitter gjatë vitit të kaluar, një periudhë që mbulonte 25 vjetorin e Srebrenicës, BIRN gjeti më shumë se 200 postime që përmbanin hashtage specifikë – #srebrenica, #srebrenica25, #ratkomladic – dhe që pretendonin se serbët dhe jo boshnjakët ishin viktima të gjenocidit në Bosnjë.

20 llogaritë e identifikuara nga BIRN gjatë asaj periudhe mbeten në internet, postimet e tyre janë të paprekura.

Sipas “Në kujtim të Srebrenicës”, një organizatë bamirëse me bazë në Britani, vetëm disa nga qindra llogari të raportuara në Twitter për mohimin e gjenocidit vitin e kaluar janë hequr që prej asaj kohe.

“Vitin e kaluar, i cili ishte veçanërisht i rëndësishëm, vumë re një rritje në komentet e urrejtjes, veçanërisht ato që mohonin ose glorifikonin gjenocidin e kriminelëve të luftës përgjegjës për të”, tha grupi. Nga qindra llogari që ajo raportoi në Twitter për “shprehje të urrejtjes ndaj një grupi njerëzish”, “rreth gjashtë” janë pezulluar, tha ajo.

Ahmed Hrustanoviç shkoi më tej. Imami i Srebrenicës filloi të përdorte Twitter-in në fund të vitit 2019, duke ndarë përvojat e tij që kur u kthye në zonë në 2011 dhe duke u përpjekur të siguronte ndihmë në përpilimin e një koleksioni letrash të shkruara nga babai i tij, i cili ishte midis më shumë se 7,000 viktimave të gjenocidit. Pastaj filluan kërcënimet.

“Ata më kontaktojnë, më kërcënojnë lehtë dhe shkruajnë gjëra nga të gjitha llojet”, tha ai.

BIRN zbuloi se Bodljikava e përmendi Hrustanoviçin katër herë vitin e kaluar. Kur postimet e Bodljikava filluan të ndaheshin gjerësisht, Hrustanoviç shkoi në polici.

I pyetur në lidhje me përgjigjen, Hrustanoviç u përgjigj: “Nuk është bërë asgjë në lidhje me këtë.” Në Bosnjë, mohimi i gjenocidit nuk është i ndaluar me ligj, ndërsa gjuha e urrejtjes në internet rregullohet nga Kodi Penal, i cili mbulon “urrejtjen kombëtare, racore dhe fetare”.

Hrustanoviç e bllokoi Bodljikavan dhe 147 llogari të tjera nga të cilat ai mori fyerje dhe kërcënime, por postimet e tyre në lidhje me të dhe rreth gjenocidit në Srebrenicë vazhdojnë të mbeten në internet.

BIRN kontaktoi Bodljikava-n për një koment. Nuk pati asnjë përgjigje, por një screenshot i kërkesës për koment u “postua publikisht”, shoqëruar me pretendimin se, “Ata po e hapin temën e mohimit të gjenocidit tani kur ne po hapim temën e viktimave të rreme në Potocari.” Brenda disa orësh, postimi mori më shumë se 240 pëlqime dhe u shpërndaj më shumë se 70 herë.

Mlladiç lartësohet, Oriç akuzohet

Në korrik të vitit të kaluar, kur bota shënoi një çerek shekulli që nga masakra e Srebrenicës, pati dhjetëra postime në Twitter që mohonin ngjarjet e 1995 dhe klasifikimin e tyre si gjenocid. Shumica thanë se më shumë se 3,000 civilë serbë u vranë gjithashtu në zonë gjatë luftës, duke fajësuar trupat boshnjake të drejtuara nga Naser Oriç.

“Evropa mbyll sytë para gjenocidit kundër serbëve, por #misesjecamo (ne kujtojmë)!” thuhej në një postim. Një tjetër llogari, me emrin SerbianMatrix, shkroi se “nuk në Srebrenicë nuk pati gjenocid, por vetëm njerëz të vdekur të cilët nuk duhet të kishin ndjekur nga pas Naser Oriçin në masakrimin e serbëve”.

Oriç u dënua fillimisht për krime lufte në Srebrenicë dhe Bratunac aty pranë, por më pas u lirua nga akuzat në apel në 2008 në Hagë. Në vitin 2018, një gjykatë boshnjake e liroi atë nga akuza për vrasjen e tre të burgosurve serbë në 1992.

Ndërsa llogaritë e identifikuara nga BIRN dënojnë Oriçin, ato e lartësojnë Mlladiçin si një hero.

“Ai mbrojti dhe shpëtoi popullin serb nga agresioni i tradhtarëve të brendshëm dhe NATO-s”, shkroi një llogari me emrin Yugoslav Alien në Twitter në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai postim vazhdon të jetë në internet, por një tjetër më i ri, nga Gorica Dodik, vajza e liderit serb të Bosnjës Milorad Dodik, që shkruan “Rroftë Ratko Mlladiç”, është hequr nën pretendimin se ka shkelur rregullat që lidhen me “glorifikimin e dhunës”.

Në fillim të qershorit, Twitter tha se kishte azhurnuar politikat e tij dhe nuk do të lejonte referenca të dhunshme ndaj vrasjeve masive, ngjarjeve të dhunshme ose mjeteve specifike të dhunës ku në ato që ajo i quan “kategori të mbrojtura” viktimat ishin kryesisht civilë. Twitter nuk iu përgjigj një kërkese për koment për këtë histori.

David Pettigrew, profesor filozofie në Universitetin Shtetëror të Konektikatit Jugor në SHBA, tha se ndërsa Twitter e kishte zgjeruar fushën dhe numrin e të ashtuquajturve “grupe të mbrojtura”, kur bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes në lidhjet me Holokaustin dhe gjenocidin, “zbatimi duket se të jetë një proces i tmerrshëm. ”

Duke vënë në dukje heqjen e postimit të bërë nga vajza e Dodikut, Pettigreë tha se ishte e paqartë pse kompania nuk kishte vepruar në rastin e aleatit të partisë së Dodik, Rajko Vasiç, i cili më 5 qershor kërcënoi me dhunë një grua të moshuar boshnjake pasi një kishë, e ndërtuar në oborrin e saj gjatë luftës kur jo ishte refugjate, u shemb.

“Një nga postimet e mëparshme të Vasiç ishte dënuar si “vepër penale” nga Përfaqësuesi i Lartë Valentin Inzko sepse kërcënonte një gjenocid tjetër, por nuk besoj se postimi është hequr, ndoshta sepse i paraprinte politikës aktuale”, tha Pettigrew për BIRN.

Në fillim të këtij viti, BIRN publikoi një investigim që tregon se mjetet e përdorura nga gjigandët e rrjeteve sociale për të mbrojtur udhëzimet e tyre po dështojnë në Ballkan: postimet dhe llogaritë që shkelin rregullat shpesh mbeten të disponueshme edhe kur pranohen shkeljet, ndërsa të tjera që qëndrojnë brenda atyre rregullave mund të mbyllen pa ndonjë arsye të qartë.

Sipas gjetjeve të BIRN, pothuajse gjysma e raportimeve në gjuhën boshnjake, serbe ose malazeze në Twitter kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes. Një në dy postime të raportuara si gjuhë urrejtjeje, kërcënuese për dhunë ose ngacmim në gjuhën boshnjake, serbe ose malazeze, mbetet në internet.

Një nga arsyet mund të jetë që vetë vlerësimi bëhet në radhë të parë nga një algoritëm dhe, nëse është e nevojshme, më vonë përfshihet një njeri. Hulumtimi i BIRN tregoi se gjërat bëhen rrëmujë a kur bëhet fjalë për gjuhët e Ballkanit, pikërisht për shkak të specifikës së gjuhës dhe kontekstit.

Në atë kohë, Twitter i tha BIRN se po rrit përdorimin e të nxënit të makinerisë dhe automatizimit për të zbatuar rregullat.

“Duke përdorur teknologjinë, më shumë se 50 për qind e përmbajtjes abuzive shfaqet në mënyrë proaktive për rishikim njerëzor, në vend që të mbështetet në raportet nga njerëzit që përdorin Twitter-in”, tha një zëdhënës i kompanisë.

MARRË NGA BIRN

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni emir suljagiç masakra e serbenisës emir suljagiç masakra e serbenisës

Sondazh

Poll
Bota 5 Korrik 2021, 11:42

KOSOVË– Memli Krasniqi, nga ministër kulture është zyrtarisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës pasi ka marrë shumicën e votave të delegatëve të pa...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet