LIVE UPDATES
Bota

Ministri i mbrojtjes së Turqisë: Gylenistët mund të jenë kërcënim edhe për Kosovën

29 Dhjetor 2021, 07:44 Nga DOSJA
Ministri i mbrojtjes së Turqisë: Gylenistët mund të

TURQIA- Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar nuk e specifikoi, se për çfarë hapash bëhet fjalë, kur tha, se pret nga autoritetet kosovare hapa konkretë. Në Prishtinë ai tha, se Lëvizja Hizmet e klerikut Fetullah Gylen, mund të paraqesë kërcënim edhe për shtetin e Kosovës. Organizata e njohur me emrin “FETO” e klerikut turk Fetullah Gylen që gjendet në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shpallur nga autoritetet turke organizatë “terroriste” në vitin 2016.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, qëndroi për një vizitë të shkurtër në Kosovë, ku takoi autoritetet më të larta kosovare dhe diskutoi ҫështjen e “gylenistëve” në Prishtinë, por nuk u dhanë detaje, as nga presidentja Vjosa Osmani që e takoi ministrin turk të mbrojtjes. “Kjo çështje nuk është kërcënuese vetëm për shtetin tonë, por mund të jetë kërcënuese edhe për shtetin e Kosovës. Në këtë aspekt, nga miqtë tanë kosovarë dhe nga institucionet kosovare po presim të ndërmerren hapa konkretë”, tha ministri turk Hulusi Akar, pas takimit që pati me homologun e tij kosovar Armend Mehaj.

Dëbimi i shtetasve turq në vitin 2018

Tre vjet më parë, në mars të vitit 2018, Kosova arrestoi dhe dëboi gjashtë shtetas turq, që kishin punuar në një shkollë private në Kosovë “Mehmet Akif”. Fondacioni FETO i Klerikut Fetullah Gulen, që jeton në SHBA-së drejton rreth 40 shkolla në Ballkanin perëndimor përfshirë 15 institucione në Bosnje, 12 në Shqipëri, 7 në Maqedoni dhe pesë në Kosovë. Dëbimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova në vitin 2018 u tha se ishte bërë “përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova”. Të gjashtë të dëbuarit pas arrestimit nga autoritet turke, në procese të ndara gjyqësore tashmë janë dënuar me gjithsej me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim.

Çështja e gylenistëve ende në prokurori

Arrestimi dhe dëbimi i gjashtë turqëve pati nxitur debat të ashpër atëherë në Kosovë. Aktualisht kjo çështje është ende lëndë hetimore dhe aktakuzash në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Dyshimi është, se procesi është përcjellë me dhjetëra shkelje të ligjeve të Kosovës. Madje në atë kohë qe ngritur edhe një komision parlamentar që pati konstatuar se gjatë deportimit të 6 gylenistëve nga Kosova, ishin bërë 31 shkelje ligjore. Në një deklaratë të ambasadës së SHBA-së atëherë që ishte mbështetur edhe nga ambasadori i Gjermanisë dhe Britanisë së madhe, thuhej se “presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze e vlerave demokratike”.

Prokuroria Speciale për ҫështjen e gylenistëve akuzon tre persona kosovarë që kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, ish-drejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencën, D.G, drejtorin e Departamentin e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme V.K dhe drejtorin në Drejtorinë e Migracionit dhe të Huajve në Policinë Kufitare R.S. Ndërkohë, nga ana tjetër tashmë vetëm sivjet tetë familjeve turke me gjithsej katërmbëdhjetë anëtarë, që kanë ikur në ndërkohë nga viti 2018 nga Turqia dhe kanë arritur në Kosovë, iu është njohur këtë vit e drejta e statusit të refugjatit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, këto tetë familje janë në mesin e mbi 130 personave nga Turqia, të cilëve iu është dhënë statusi i refugjatit. Sipas avokatëve mbrojtës, të gjithë këta persona kanë qenë të lidhur me Lëvizjen “Hizmet” apo “FETO”, të cilën Ankaraja zyrtare e ka shpallur organizatë “terroriste” në vitin 2016.

Sipas palës kosovare vizita e ministrit turk të Mbrojtjes Hulusi Akar në Kosovë lidhet me faktin e kontributit të rëndësishëm të Turqisë në Kosovë. Ministri kosovar i Mbrojtjes, Armend Mehaj u shpreh, se “Republika e Turqisë është një prej kontribueseve më të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës FSK”. Turqia vitet e fundit ka ndihmuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, kryesisht përmes donacioneve në baza vjetore, para këto që shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve ushtarake po ashtu nga Turqia. Së fundi Kosova ka nënshkruar kontratë me shtetin e Turqisë për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara me pajisje armatimi.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota hulusi akar turqia vjosa osmani hulusi akar turqia vjosa osmani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet