LIVE UPDATES
Bota

Turqi: Përpjekje për të mbyllur grupin për të drejtat e grave

23 Prill 2022, 19:12 Nga DOSJA
Turqi: Përpjekje për të mbyllur grupin për të drejtat e

TURQI- Turqia është vendi me shifrat më të larta në Evropë të vrasjeve të grave. Një nga grupet më të zëshme që lufton këtë dukuri është platforma “Ne do të ndalim vrasjen e grave”. Por grupi rrezikon të mbyllet në një proces gjyqësor të nisur nga prokurorët publikë të Turqisë, gjë që ka shkaktuar zemërim dhe protesta në të gjithë vendin.

Protestues në Stamboll mbajnë fotografi të grave, shumica prej të cilave u vranë nga të dashurit ose burrat e tyre.

Platforma “Ne do të ndalim vrasjen e grave” iu prin demonstratave dhe aksioneve të tjera me qëllim të futjes së kësaj dukurie në axhendën politike.

Por së fundmi, grupi po lufton për mbijetesë, i akuzuar nën kodin civil të qeverisë turke për minim të vlerave familjare dhe moralit.

“Jam shumë e nevrikosur dhe e mërzitur. Mendoj se kjo është padrejtësi ndaj grave. Ne po luftojmë krimin, por qeveria nuk na mbështet”, thotë për Zërin e Amerikës një protestuese.

Grupi lavdërohet brenda dhe jashtë Turqisë për fushtatat e tij me qëllim të turpërimit të autoriteteve për dështimin në mbrojtjen e grave. Platforma ofron edhe mbështetje ligjore për familjet e viktimave, në betejën për drejtësi.

Por një proces gjyqësor i ngritur nga prokurorët publikë kërcënon mbylljen e grupit.

“Është shumë e frikshme. Nuk mund ta imagjinojmë se çfarë do të ndodhë nëse mbyllemi. Po vazhdojmë luftën për të mos e mbyllur platormën tonë. Përpjekja për ta mbyllur atë është pjesë e politikave shtypëse, kriminalizimit dhe polarizimit kundër organizatave publike demokratike dhe luftës për të drejtat e grave”, thotë Fidan Ataselin nga kjo platformë.

Disa analistë e shohin këtë si përpjekje të Presidentit Recep Tayyip Erdogan për të forcuar bazën e votuesve konservatorë – një akuzë që qeveria e mohon.

Zoti Erdogan largoi Turqinë nga Konventa e Stambollit, traktati i parë ndërkombëtar për mbrojtjen e grave kundër dhunës, me pretendimin se ajo dëmton vlerat e familjes. Raporti vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut ve në dukje të dhënat shqetësuese për dhunën ndaj grave në Turqi.

Grupe për të drejtat e njeriut kritikojnë veprimet e Turqisë kundër platformës.

“Kjo platformë ka qenë shumë e suksesshme në ndërgjegjësimin e publikut, në pjesë të ndryshme të vendit. Përpjekja për ta mbyllur atë duket si hakmarrje ndaj suksesit të tyre”, thotë Emma Sinclair Webb nga organizata “Human Rights Watch”.

Familjarët e grave të vrara janë mbështetësit kryesor të platformës, të cilët janë zotuar të qëndrojnë pranë grupit.

“Kjo platformë është organizata jonë. Kur ata shënjestrojnë këtë grup, ata na shënjestrojnë neve, duke na gërvishur plagën”, thotë Nihat Palandoken.

Në fund të tubimit, protestuesit lexojnë emrat e viktimave. Me shumë gjasë, në protestën e radhës, listës mund t’i shtohen edhe emra të rinj. Ndërsa qeveria angazhohet për mbylljen e grupit, platforma “Ne do të ndalim vrasjet e grave” mund të mos ekzistojë për të kërkuar drejtësi për vrasjet e grave.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota fidan ataselin recep tayyip erdoğan turqi fidan ataselin recep tayyip erdoğan turqi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës