LIVE UPDATES
Ekonomi

Turizmi u afrohet niveleve të parakrizës në qershor, efekti nga Kosova, gjithmonë besnikë! Rikthehen dhe polakët

24 Korrik 2021, 06:25 Nga DOSJA
Turizmi u afrohet niveleve të parakrizës në qershor, efekti nga

Turizmi po u rikthehet gradualisht niveleve të parakrizës pandemike. Në qershor, në vend hynë 604 mijë shtetas të huaj, raportoi INSTAT. Në krahasim me të njëjtin muaj të 2020-s, kur vendi ishte në pandemi, shifra është 3.4 herë më e lartë. Ndërsa në raport me 2019-n, hyrjet e shtetasve janë vetëm 4% më të ulëta.

Ky rikuperim, në raport me 2019-n, ka ardhur tërësisht nga turistët nga Kosova. Hyrjet e tyre ishin 62% më të larta në krahasim me qershorin 2019. Shtetasit nga Kosova po mbajnë peshën kryesore të turizmit në vend, duke përbërë 55% të hyrjeve totale në qershor të këtij viti, nga 34% në të njëjtën periudhë të 2019-s.

Maqedonia e Veriut pa një rritje të lehtë prej 1% në krahasim me 2019-n, duke zënë vendin e dytë (11% të hyrjeve në total)

Hyrjet e shtetasve të tjera vijuan të ishin me rënie të fortë, sidomos nga Greqia (-65%) dhe nga Gjermania (-49%). Polakët po rikthehen dhe në qershor hynë gati 20 mijë shtetas nga ky vend, ndonëse shifra ende mbetet 23% më ulët se 2019-a.

INSTAT raportoi se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin qershor 2021, janë 939.872. Krahasuar me qershor 2020, ky tregues rezulton me një rritje 2,6 herë.

Në qershor 2021, numri i shtetasve të huaj që hynë në territorin shqiptar është 604.381. Krahasuar me qershor 2020, ky numër është rritur me 3,4 herë.

Hyrjet e shtetasve

Numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë 6-mujorit të parë të 2021, është 1.687.919, duke u rritur me 2,2 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në 6-mujorin e parë të 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, janë Polonia, e cila ka pasur rritjen më të madhe me 13,8 herë dhe Zvicra me 2,7 herë, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 69,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit qershor 2021, janë 873.582 duke shënuar një rritje me 2,3 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit qershor 2021, janë 371.750. Krahasuar me qershor 2020, ky numër është rritur me 54,3 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit qershor 2021, janë 501.832. Krahasuar me qershor 2020, ky numër është rritur me 3,5 herë.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë në 6-mujorit të parë të 2021, është 1.703.123. Ky tregues është rritur me 23,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Marrë nga MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale turizimi ne shqiperi turizmi turizimi ne shqiperi turizmi

Sondazh

Poll
Ekonomi 23 Korrik 2021, 05:08

24.4% e grave në vend konsiderohen obeze, sipas Anketës Demografike dhe Shëndetësore të INSTAT, të vitit 2018, për grup-moshën 15-59 vjeç.Ky tregues mate...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet