Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në shtator, në Shqipëri hynë 494 mijë shtetas të huaj, sipas të dhënave të INSTAT.
Ndonëse numri i tyre është rritur me gati 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur vendi sa po hapej nga pandemia, hyrjet janë 16.5% më të ulëta se në shtator 2019, kur ishte një vit normal. diferenca është shumë më e lartë se në muajt korrik e sidomos në gusht, kur hyrjet e shtetasve të huaj pothuajse arritën nivelet e parakrizës.
Diferencën e kanë bërë shtetasit nga Kosova, të cilët në shtator të këtij viti ishin 21% më pak se në shtator 2020, teksa vitin e kaluar kishte një përqendrim të tyre në shtator, pas lirimit gradual të masave.
Për periudhën janar- shtator, në vend kanë hyrë gati 4.9 milionë shtetas të huaj, me rritje 129% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur vendi ishte në kulmin e pandemisë, sidomos në pjesën e parë të vitit, kur u bllokuan dhe lëvizjet. Në raport me 9 mujorin 2019, hyrjet e shtetasve të huaj ishin rreth 11% më të ulëta.
Peshën kryesore këtë 9 mujor e ka mbajtur Kosova, duke u bërë shpëtimtari i turizmit vendas. Hyrjet e shtetasve nga Kosova u rritën me 115% në krahasim me janar shtator 2020, ndërsa ishin dhe 18% më të larta se e njëjta periudhë e 2019-s, duke qenë i vetmi shtet me rritje. Për 9 mujorin 2021, shtetasit nga Kosova përbënin gati 50% të hyrjeve totale, nga 37% të njëjtën periudhë të 2019-s.
Shtetasit nga Maqedonia e Veriut ishin të dytët për 9 mujorin 2021, me 9.5% të totalit, nga 11.7% në të njëjtën periudhë 2019. Shtetasit nga Italia u renditën të tretët, me përkatësisht 5.6 dhe 7% (shiko grafikun Hyrjet e shtetasve të huaj, janar-shtator).
Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shtator 2021, janë 794.010. Krahasuar me Shtator 2020, ky tregues rezulton me një rritje 31,3 %. Në Shtator 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 494.332. Krahasuar me Shtator 2020, ky numër është rritur me 31,1 %.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë nëntëmujorit të 2021, është 4.878.404, duke u rritur me 2,3 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Përgjatë nëntëmujorit të 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 4,3 herë, ndërsa Greqia ka pasur rritjen më të ulët me 8,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shtator 2021, janë 961.342 duke shënuar një rritje me 36,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shtator 2021, janë 366.568. Krahasuar me Shtator 2020, ky numër është rritur me 35,0 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shtator 2021, janë 594.774. Krahasuar me Shtator 2020, ky numër është rritur me 36,9 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë nëntëmujorit të 2021, është 3.223.429.
Ky tregues është rritur me 45,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Marrë nga Monitor
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Matjet nga metodologjia e Eurostat tregojnë se në muajin shtator, inflacioni u rrit me 2.6 për qind nga 2.5 për qind që ishin rezultatet nga matjet me metodolog...
Nga fillimi i fiskalizimit prej 1 janarit 2021 dhe deri tani janë fiskalizuar 35% e subjekteve që kanë detyrimin të ndryshojnë faturimin. Në total parashikohet ...
Ekonomia shqiptare po zhvillohet nëpërmjet një modeli që gjeneron vende pune për persona pa aftësi arsimore, për rrjedhojë gjasat që një i arsimuar të jetë i pa...
Një e ve, nënë e dy fëmijëve të mitur, denoncoi në emisionin “Fiks Fare” neglizhencën e strukturave shtetërorë për dosjen e bashkëshortit të saj, që humbi jetën...
Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë në vitin 2020, në raport me mesataren e 2015-2019, sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Fondi...
Seriali koreano-jugor në Netflix, Squid Game ka arritur një shikueshmëri botërore, mes tyre janë fiksuar edhe fëmijët shqiptarë. Me telefonat nëpër duar, fëmijë...
TIRANË– Ditën e sotme është prezantuar Raporti ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Vjeshtë 2021.Raporti tregon se rajoni i Ballkanit Perëndimor është ...
Tregu i komisioneve në sigurime preku vlerën e rreth 4.87 miliardë lekëve ose rreth 40 milionë eurove vitin e kaluar.Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Fi...
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur edhe për një vit në monitorim katër kompanitë më të mëdha të prodhimit dhe tregtimit të miellit në Shqipëri.Kompanitë Bloj...
Të udhëtosh me transport publik është kthyer në stress për pasagjerët. Stacionet e autobusëve mbushen plot, për shkak të vonesave të mjeteve të transportit publ...