Gjermania në kaos, shkak greva në hekurudha, aeroporte dhe porte
27 Mars, 11:10
Transporti “paralizohet”...
Aktualitet
Turistët rusë kërkuan privatësi! Zbardhen detaje nga tragjedia në Qerret
16 Tetor 2021, 13:27Nga DOSJA
TIRANË– Punonjësit e kompleksit “Gloria Palace” kanë treguar rutinën e katër turistëve rusë që u gjetën të vdekur mbrëmjen e kaluar në dhomën e saunës. Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se sipas një punonjëseje dy çiftet rusë kishin rezervuar xhakuzi në ambientet e hotelit, por kanë mbërritur me vonesë, rreth orës 20:30.
Pasi zbritën nga dhoma shkuan në katin e nëndheshëm, ku ndodhet xhakuzi. Sipas Hoxhës, kur punonjësja i ka pyetur nëse u duhet diçka, turistët janë përgjigjur se kanë nevojë për privatësi. Sipas punonjëses, ajo ka shkuar sërish t’i pyesë, 10 minuta më vonë, nëse duan të porosisin gjë dhe sërish ka marrë të njëjtën përgjigje.
Më vonë, rreth orës 23:00 kur punonjësja ka shkuar tu thotë që ambienti i xhakuzit do të mbyllej, i ka gjetur të pajetë të katër personat. Në hotel asnj prej katër rusëve nuk kanë konsumuar ushqime apo pije. Viktimat ishin të afërm me njëri-tjetrin. Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, ishin burrë e grua, ndërsa Nikita Belousov, 37 vjeç është djali i tyre. E ftundit, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe ishte nusja e djalit.
Anila Hoxha shton pas ngjarjes, është njoftuar ambasada ruse, që u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të jenë të pranishëm gjatë ekspertizës mjeko-ligjore, për të parë më pas si do të procedohet nga Prokuroria e Kavajës.
TIRANË – Ngjarja e rëndë e ditës së sotme në Astir ku apartamenti u përfshi nga flakët, bëri që Hava Osmënaj të hidhej nga dritarja për të shpëtuar p...
TIRANË- Presidenit i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka shpërndarë raportin e “World Justice Project” që sipas tij është tregues i gjendjes reale në të ...
TIRANË– Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë, ku 4 turistë rusë u gjetën të vdekur brenda saunës. Parapra...
Arrestohet një 43 vjeçar në Tiranë pasi ka goditur në krye të detyrës një punonjës policie.“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Po...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar kandidatin për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 prillit, Etion Joka, i cili akuzohet pë...
LUSHNJE- Një 42-vjeçari me iniciale F.B ka përfunduar në pranga pasi ka ushtruar dhumë fizike ndaj xhaxhait të tij në Ardenicë të Lushnjes. Gjithashtu u ...