Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Tronditet Saranda! Vritet me armë zjarri pranë shtëpisë biznesmeni Gramoz Mema, ngjarja u filmua nga kamerat e një hoteli
6 Qershor 2021, 20:37Nga DOSJA
SARANDË– Tronditet Ksamili! Biznesmeni Gramoz Mema është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij dhe ka ndërruar jetë teksa ishte pranë rrugës për në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 të mbrëmjes së kaluar, pikërisht në momentin kur Mema po kthehej në shtëpi. Dosja.al ka mësuar se atentatorët kanë qenë katër persona. Me një makinë ata janë vendosur pranë shtëpisë së Memës, të cilin e kanë pritur me orë të tëra që të kthehej.
Sapo Mema është afruar, ka zbritur nga makina e tij, mjeti i atentatorëve ka ecur mbrapsht dhe është afruar pranë biznesmenit. Njëri prej tyre ka zbritur nga mjeti e ka qëlluar Memën në derën e shtëpisë dhe më pas është larguar. Biznesmeni është pikasur një orë më vonë pasi vrasja u krye me një pistoletë me silenciator duke mos shkaktuar zhurmë. Më pas autorët janë larguar në drejtim të paditur.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë makinë të djegur, siç ndodh gjithmonë, por nuk përjashtohet mundësia që autorët ta kenë zhdukur në det apo dhe në Butrint. Vrasja është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit që ndodhet përballë shtëpisë së Memës. Mema u dërguar në spital, por rrugës humbi jetën.
Fqinjët kanë treguar se ai ishte një njeri i qetë që jetonte me të ëmën dhe nuk kishte probleme. Gramoz Mema ishte pronari i një lokali të marrë me qira në Ksamil. Përveç jetës që kishte bërë në Greqi, Mema kishte punuar dhe në Angli për shumë vite, ku kishte qenë emigrant. 40-vjeçari ishte nga Tepelena dhe jetonte në Ksamil, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur precendetë penalë të mëparshëm. Ai jetonte mes Tiranës dhe Ksamilit.
(k.m;f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Personi që po shikoni në foto është Diana Vuka, gruaja që u vra nga vëllai i saj Fabian Vuka me armë zjarri, i cili ia mbajti dhe trupin në banesë...
KSAMIL– Pronarët e objekteve të cilat janë vënë sot nën ‘shenjestrën’ e IMT-së, janë përplasur ditën e sotme me efektivët e policisë.Një pronare e një biznesi n...
TIRANË– Tre persona kanë rënë në pranga dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia, pasi është zbuluar një parcelë me kanabis në zonën e ...
TIRANË– Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë ditën e sotme vizitën e tij të parë zyrtare jashtë Kosovës në Shqipërinë. Ai është takuar me...
KUÇOVË– Ditën e sotme ka pasur një tjetër përplasje me protestuesit për mbrojtjen e zonës së Sinecit kundër ndërtimit të ujësjellësit dhe policisë b...
TIRANË– Altin Avdyli ka kallëzuar penalisht Kryetaren e Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saida Dollani. N...