Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së Kadri Veseli dhe 9 ish-ushtarë të UÇK-së janë zyrtarisht të akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte. Sipas informacioneve mësohet se akuza është zyrtarizuar në 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Presidenti Hashim Thaçi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Më tej shtohet se Thaçi dhe bashkëpunëtorëtorët e tij, janë përgjegjës për 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës. Sipas dokumentit të Prokurosisë Speciale krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.
NJOFTIMI I PLOTË
Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.
Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.
Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim THAÇIT dhe Kadri VESELIT për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së. Besohet se z. THAÇI dhe z. VESELI kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. THAÇI dhe z. VESELI kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës.
Pas publikimit të lajmit të shumta kanë qenë reagimet nga politika në Kosovë dhe Shqipëri të cilët janë shprehur se besojnë të pafajësinë e të akuzuarve. Këto akuza vijnë në një kohë kur Presidenti ishte nisur drejt SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Pasi akuza u bë publike në media, Thaçi ka vendosur që të anulojë takimin në Shtëpinë e Bardhë.
HISTORIA E SPECIALES
Prokuroria Speciale në Kosovë prej kohësh po fuknsionon, por puna e saj është penguar shumë herë nga politika. Në viti 2017, ku kjo prokurori do të niste punën, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj tenduan që të shfuqizonin ligjin që e mbante atë në këmbë.
Ata kërkuan që të bëhej një ligj në Kuvendin e Kosovës, që nuk njihte Specialen, por pas presionit ndërkombëtar u tërhoqën. Nisma e tyre u kundërshtua nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, të dy parti në opozitë në atë kohë. Ndëkrombëtarët kanë kërkuar me ngulm për Specialja të funksionojë, por politika në vend nuk e do një gjë të tillë.
Kjo prokurori do ketë subjekt të gjithë politikanët dhe funksionarë të tjerë, të cilët kanë qenë aktiv gjatë luftës, pasi dyshohet të kenë kryer krime kundër njerëzimit që nuk njihen as nga ligjet e luftës. Haradinaj dhe Veseli janë intervistuar si të dyshuar, por kundër tyre nuk u ngrit ndonjë akuzë zyrtare.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
AMERIKE– Lilith Vampyre, e njohur ndryshe si ‘Dama e Errësirës’, pretendon se ka 600 vjet që jeton në mënyrë supernatyrale. 27 vjeçarja ruan lëkurën e sa...
KOSOVË– Për këtë, Thaçi u shpreh skeptik se mund të arrihet një marrëveshje finale në takimin e 27 qershorit. Derisa thotë se nuk do të ketë një “mi...
MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 8 pacientë të tjerë nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 136 raste të reja.L...
BRUKSEL– Hapja e kufijve të BE-së mbetet ende një çështje e vështirë, pasi rastet e reja me Covid-19 janë shtuar shumë javët e fundit.Ndërkohë ditën e so...
ITALI- Më 21 qershor u zhvillua një evenimet në qytetin e Reggio Emilia në Itali, i cili ishte organizuar nga shoqata shqiptare “Shqiponja” me rastin e përurimi...
Por nëse konfirmohet, kufizimi për amerikanët do të ishte e bujshme. Megjithatë, në Bruksel, ata shikojnë kurbën e infeksionit, dhe në 20 shtete amerikane, përf...
KOSOVË– Më 27 qershor pritet që në Shtëpinë e Bardhë në Uashington të takohen liderët e Serbisë dhe Kosovës rreth dialogut mes dy palëve.I dërguari special...
MOSKË– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka mbërritur paraditen e sotme në paradën ushtarake që po zhvillohet tashmë në Moskë, me rasti...
MAQEDONI E VERIUT- Nazer Ziberi ka shpallur kandidaturën për Kryeminstër në Maqedoninë e Veriut. Emri i tij është prezantuar nga BDI-ja.Nga mediat vendase mësoh...
BRUKSEL– Në një kohë që bota është e “pushtuar” prej më shumë se tre muajsh nga koronavirusi, në prag të rihapjesë së vendeve, shpërthimi i rasteve të reja po ...