Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Trepça, simbol i Kosovës në ish-Jugosllavi dhe i një gjigandi ekonomik. Miniera funksionon në disa lokacione të ndryshme që ndonjëherë ndajnë njëra-tjetrën me shumë kilometra. Trepça e grevës së minatorëve në fillim të konfliktit të Kosovës, u nda në dy kompani pas luftës. Në jug shqiptarët, në veri serbët. Kosova miratoi kthimin e një kompanie, por serbët vazhdojnë të kenë kontrollin. Për Trepçën, që filloi punën në kohën e mbretërisë jugosllave, ka edhe një pretendent prone që jeton në Kanada. Një pikë tjetër e konfliktit është liqeni i Ujmanit, i rëndësishëm për energjinë e Kosovës.
Trepça është shpresa e Kosovës. Gjigandi i madh i Jugosllavisë tani duket i gjunjëzuar. Këtu është një pjesë e Trepçës, ajo veriore dhe të dyja kompanitë funksionojnë. Në këtë pjesë serbët pretendojnë se punojnë me fitim. Shqiptarët këtu nuk vijnë.
Nevenka, është inxhiniere, ka mbaruar në Beograd, është nga qyteza e Klinës në jug, e shpërngulur më pas si shumë këtu në veri. Betohet se prodhimet e këtushme kanë cilësinë më të mirë në botë. Punëtorët nuk mund të flasin pasi për kompaninë flet vetëm drejtori që, siç thonë, nuk gjendet këtu.
Përpunimi i plumbit, pak argjend dhe minerale të tjera. Makineria duket e vjetruar, por puna nuk ndalet për asnjë moment. Shumica prej tyre kanë dekada në minierë. Serbia pretendon se kjo kompani i takon, kurse Kosova miratoi një ligj për të bashkuar dy kompanitë e ndara pas lufte.
Një nga interesat e rëndësishme në Kosovë është edhe liqeni i Ujmanit, apo Gazivodës që mbanë peng shumë energjinë në tërë territorin. Një pjesë e liqenit thuhet se është në qyteza të Serbisë. Analisti Dushan Janjic, thotë se ekziston edhe pronari, trashëgimtari i atij që e ndërtoi në kohën e mbretërisë. Ai pret që për një pjesë megjithatë të diskutohet pasi ka implikime territoriale.
“Kompania si e tillë nuk ekziston më as si model në botë. E vetmja gjë këtu janë pasuritë nëntokësore, por kjo nuk ka një logjikë financiare dhe është paksa mit. Askush nuk do të vijë të investojë në një kompani me pronësi të kontestuar dhe ka shumë borxhe. Kjo është kthyer në një temë territoriale dhe në funksion të etno-nacionalizmit politik”, tha Dushan Janjiç, Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike.
Punëtorët në Zveçan janë entuziastë për ta treguar vendin e tyre të punës. Përpunojnë mbetjet dhe këtu punojnë rreth 1 200 punëtorë të rregullt me gjithsej 3 000 të punësuar.
Këto dërgesa plumbi janë të bëra gati për treg dhe secila pjesë ka një tonë. Dikur thonë prodhimi ka qenë shumë më i madh. Tani duken si të harruar në këtë uzinë. Shpresojnë edhe pse deri më tani Trepça për politikën ka qenë vetëm një peshë e rëndë./Marrë nga Tvklan
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SERBI- Një deklaratë e papritura ka ardhur nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili shprehet se nuk duhet të kalohet në na...
SHBA- “Serbia duhet të njohë Kosovën”, kështu është shprehur zv/ndihmës sekretari amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, në një panel dedikuar Evropës Juglindore...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur sërish në lidhje me taksën 100%, dhe është shprehur se ata që sot po e kritikojnë për kundërshtim...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se nëse SHBA-ja kërkon nga ai që të heq dorë nga posti i kreut të qeverisë, do ta bënte. Por heqjen e taksë...
Siri- Ekspertët e armëve kimike kanë konfirmuar se gjatë sulmeve në Siri, është përdorur gazi klorin, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe shumë të tjerëve problem...
RUSI- Zyrtarët rusë kanë ngritur akuza kundër katër kompanive në Lindjen e Largët që kanë mbajtur rreth 100 balena në pishina të vogla dhe të mbushura me njerë...
Korea e Jugut- Një anije mallrash është perplasur me një urë në Busan, në Korenë e Jugut. Sipas raportimit të mediave vendase, kapiteni rus i anijes ishte në g...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar Greqinë për kushtet e mbajtjes së ndalimit të miturve të pashoqëruar në rajonet policore, si dhe as të drej...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me taksën e vendosur ndaj importeve serbe dhe të Bosnjë Hercegovinës. Haradina...
Në Samitin e II të Dipasorës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se kurrë nuk do të ketë cënim të kufijve të Kosovës dhe kjo mund të ndodhë tha ...