LIVE UPDATES
Ekonomi

Trendi që i kushton shëndetit të fëmijëve

30 Nëntor 2021, 22:20 Nga DOSJA
Trendi që i kushton shëndetit të fëmijëve

Blerta Ahmeti, nga Prishtina, mundohet që vajza e saj Borea, tri vjeçe e gjysmë, të shpenzojë sa më pak kohë në pajisjet teknologjike. Blerta, e cila me profesion është gazetare, thotë se për ta mbajtur vajzën larg ekraneve digjitale, zhvillon lojëra të ndryshme në shtëpi, kurse, gjatë fundjavave, kur është e lirë nga puna, e mban jashtë në natyrë. Por, kureshtja e Boreas për të vizituar faqe të internetit nuk mungon, thotë e ëma. Në këtë, ajo thotë se kontribuon edhe vetë prania dhe përdorimi i pajisjeve teknologjike nga vetë ajo dhe babai i Boreas.

“Në momentin kur e marr nga kopshti dhe kthehem në shtëpi, angazhohem me të, të ngjyrosim, të vizatojmë, të krijojmë figura nga letra, duke krijuar forma të ndryshme gjeometrike. Nuk po them se nuk shikon, por periudha që unë mundohem ta lë të fokusuar në video të ndryshme në telefon, është maksimumi 30 minuta [në ditë]”, thotë Blerta për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shton se është munduar maksimalisht që të shmangë varësinë nga pajisjet teknologjike, pasi, siç thotë, ka lexuar shumë për ndikimet që mund t’i ketë përdorimi i teknologjisë në zhvillimin e hershëm të fëmijëve. Sipas të dhënave të fundit të publikuara në raportin e Komisionit Evropian, mbi 90 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë qasje në internet në shtëpi. Kjo e bën Kosovën të parën në rajon sa i përket qasjes në internet. Pas saj radhitet Shqipëria me 85 për qind, Maqedonia e Veriut me 82 për qind, Serbia me 80 për qind, Mali i Zi me 74 për qind dhe Bosnje e Hercegovina me 72 për qind.

Qasja në internet kryesisht është nga telefoni celular, pasuar nga kompjuteri desktop, laptopi dhe tableti.

A është varësia nga interneti problem në rritje?

Studimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga viti 2019 tregojnë se fëmijëve më të vegjël se 2 vjeç nuk u rekomandohet qasja në pajisje teknologjike, kurse atyre të moshës 3-4 vjeç u lejohen vetëm 60 minuta në ditë.

Një raport i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë (ARKEP), për pjesën e parë të këtij viti, tregon se numri i përdoruesve të internetit mobil në vend ka arritur në 1.7 milion. Shifra tregon rritje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin mbi 1.2 milion përdorues.

Derisa qasja në internet dhe zhvillimet teknologjike mund të jenë pozitive për jetën e fëmijëve, ato mund të sjellin edhe rreziqe të ndryshme për ta, thotë Fatime Sahiti – Bekteshi, psikologe klinike për fëmijë, e cila udhëheq Klinikën “Emos” në Mitrovicë.

“Me përdorimin e gjatë të internetit, zhvillimi social dhe motorik – që janë dy fusha shumë të rëndësishme – do të mbesin të mangët, sepse fëmija nga mosha 0 deri në 5 vjeç ka shumë nevojë për aktivitete fizike dhe sociale, pasi është koha kur ata e zhvillojnë dhe njohin botën”, thotë Sahiti – Bekteshi.

Sipas saj, fokusimi i fëmijëve në botën virtuale ka pasoja afatgjate, sidomos në aspektin e zhvillimit të komunikimit.

“Një numër i madh i prindërve që drejtohen në klinikë, vijnë dhe informojnë se fëmija ka ngecur në të folur, eventualisht ka dy ose tre fjalë që i përdor, ose nuk ka asnjë fjalë në fjalorin e tij/saj dhe ende nuk ka filluar të zhvillojë gjuhën e të kuptuarit. Gjatë bisedës me prindër se nga buron kjo, prindërit raportojnë se fëmija ka qëndruar gjatë para pajisjeve teknologjike, madje mbi gjashtë orë – koha sa prindërit kanë qenë në punë”, thotë psikologja.

Përveç kësaj, përdorimi i tepërt i internetit, shton ajo, mund të sjellë çrregullime edhe në të ushqyer, sjellje, orar të gjumit dhe në të mësuar, kështu që prindërit “gjithsesi duhet të jenë të kujdesshëm” në kohën që i lënë fëmijët para ekraneve digjitale. Nga përdorimi i tepruar i teknologjisë, fëmijët e moshës 0-5 vjeç mund të pësojnë edhe dëmtime në të parë, thotë oftamologu Afrim Shabani, i cili punon në Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë. Sipas tij, përdorimi i teknologjisë nuk është shkaktari kryesor i çrregullimeve në të parë, por është faktor rreziku për ndryshime në dioptri.

“Të parët zhvillohet deri në moshën 8-vjeçare dhe duhet të kemi kujdes që [fëmijëve] mos t’iu ofrojmë diçka që e pengon zhvillimin e të parit”, thotë Shabani për Radion Evropa e Lirë.

Sipas një studimi të Qendrës Kërkimore Pew, me seli në SHBA, dy të tretat e prindërve në këtë vend kanë thënë se kujdesi për fëmijë tani është më i vështirë sesa para 20 vjetësh, pikërisht për shkak të teknologjisë dhe telefonave të mençur. Sipas studimit të vitit 2020, rreth 61 për qind e prindërve të një fëmije të moshës 11 vjeç ose më të vogël, kanë thënë se kanë marrë këshilla ose informacione nga një mjek ose profesionist tjetër mjekësor për kohën e kaluar para ekranit digjital.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale femijet obsh shendeti i femijeve femijet obsh shendeti i femijeve

Sondazh

Poll
Ekonomi 26 Nëntor 2021, 13:58

ONE Telecommunications forcon pozitën në treg

TIRANË– Tregu i operatorëve celularë po fillon të ndryshojë duke rritur konkurueshmërinë. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elekt...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet