LIVE UPDATES
Ekonomi

Trendet e punësimit, BB: Një pjesë e vendeve vakante plotësohen në kanale informale

3 Qershor 2021, 06:35 Nga DOSJA
Trendet e punësimit, BB: Një pjesë e vendeve vakante

Monitorimi i tendeve të punësimit në kohë reale, publikuar nga Banka Botërore tregon mënyrën sesi operojnë sektorët për të gjetur punonjësit, preferencat e tyre për kanalet ku njoftojnë këto nevoja për punonjës si dhe sektorët që kanë më shumë kërkesa pavarësisht krizës së COVID-19.

Nga monitorimi mes qershorit dhe gushtit të vitit 2020, raporti i bankës vëren se u bënë dy herë më shumë postime online në portalet private të punësimit sesa në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Shumica e vendeve të lira të punës të postuara në portalet private të punës janë të përqendruar në qendrën ekonomike që është Tirana. Përveç këtij përqendrimi, portalet private të punësimit gjithashtu mbulojnë më shumë qytete, ndërsa vendet e lira të punës të publikuara në faqen e internetit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit janë më shumë të shpërndara në mënyrë të barabartë nëpër qytete më të mëdha” thuhet në raport.

Sa i takon sektorëve më aktivë rezulton se 77 përqind e të gjitha njoftimeve për punë në internet janë në sektorin e shërbimeve, që përbën pothuajse gjysmën e punësimit në Shqipëri në 2019 sipas të dhënave nga Anketa e Fuqisë Punëtore.

Një vështrim nga afër i të dhënave tregon se numri më i madh i vendeve të lira të punës u postuan nga kompanitë e tregtisë me shumicë dhe pakicë (20 përqind e vendeve të lira të punës), pasuar nga bizneset e përqendruara veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (p.sh., këshillim dhe menaxhim) (15 përqind e vendeve të lira të punës) dhe firmat në industrinë prodhuese (13 përqind e vendeve të lira të punës)” thuhet në dokument.

Raporti vëren se fokusi sektorial i portalit të Shërbimit Publik të Punësimit ndryshon nga portalet private të punësimit. Pothuajse të gjitha vendet e lira të punës lidhur me veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike, të cilat kryesisht janë pozicione konsulente, janë publikuar në portale private punësimi. Anasjelltas, vendet e lira të punës në prodhim, akomodim e shërbimet e ushqimit kryesisht ofrohen përmes portalit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

“Këto zbulime sugjerojnë që portalet private të punësimit mund të mbizotërojnë në sektorët që lidhen me një përqindje më të lartë të punëve që kërkojnë aftësi të larta apo mesatare.

Portalet e punësimit (si private ashtu edhe publike) mbulojnë një segment të përzgjedhur të tregut të punës, pasi shumë vende pune janë ende të plotësuara përmes kanaleve joformale në Shqipëri. Megjithatë, monitorimi i vendeve të lira të punës në internet mund të sigurojë informacion në kohë reale mbi trendet specifike të industrisë, që është veçanërisht e rëndësishme gjatë krizës COVID-19” thuhet në dokument.

Shembulli në figurën 4(shih ne fund të artikullit) tregon që industritë në rrezik gjatë pandemisë COVID-19  (shënuar me të kuqe) janë ato akoma duke gjeneruar shumicën e vendeve të lira të punës, që nga gushti i vitit 2020. Anasjelltas, sektorët që përballen me rrezik më të ulët mund të përjetojnë  një numër më të madh të postimeve sesa zakonisht, siç është ndoshta rasti për shëndetin edhe aktivitetet e punës sociale. Më shumë analiza do të kryhen për të konfirmuar këto hipoteza fillestare.

Sipas BB seri kohore më të gjata mund të përdoren për të monitoruar ndikimin e krizës COVID-19 në sektorë, si dhe rimëkëmbjen e tyre, duke siguruar  të dhëna në kohë reale dhe të ndara./Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi banka boterore punesimi ne shqiperi banka boterore punesimi ne shqiperi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet