LIVE UPDATES
Aktualitet

I riu rrihet nga efektivët: Më rrjedh syri gjak! Policia: Kërkonim vrasësit, na fyeu

24 Tetor 2021, 19:19 Nga DOSJA
I riu rrihet nga efektivët: Më rrjedh syri gjak! Policia:

ELBASAN– Një tregtar fruta-perimesh që ushtron aktivitetin e tij në qytetin e Elbasanit ka denoncuar dhunën e efektivëve të Policisë së Rendit të Komisariatit të Lushnjes. Në një prononcim për SyriTV, me shenja dhune e fraktura të rënda në fytyrë e kokë, Amarildo Hoxha tha se është ndaluar për kontroll në autostradë dhe është dhunuar barbarisht nga dy efektivë të cilëve nuk ua di emrat. Qytetari Hoxhaj shton se fillimisht i janë kërkuar dokumentet, leja e qarkullimit dhe patenta, por efektivi është acaruar kur ka parë që Hoxha ishte ‘live’ në rrjetet sociale përmes celularit të tij.

Më pas qytetari tregon se një nga efektivët e ka qëlluar në kokë me tabelën që mbante, tjetri i ka thyer telefonin në kokë. Hoxhaj shton se është mbajtur deri në orën 15:00 duke u dhunuar në komisariatin e Policisë Lushnje. Më pas familja e ka marrë dhe e ka dërguar në Elbasan aty ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore si dhe ka bërë kallëzimin kundrejt efektivëve. Pasi ka marrë deponimin e qytetarit, oficeri i Policisë Gjyqësore Lazar Tuni, ka vendosur që qytetari të kryejë ekspertizë mjeko-ligjore, por duke e shtyrë për një ditë tjetër. Ndërkohë, Tuni ka bërë edhe gabime në tekstin e kallëzimit, duke ngatërruar emerin e Amarildo Hoxhës me të një qytetare tjetër.

“U nxorra lejen e qarkullimit dhe patentën dhe ndërkohë isha LIVE në ato momente. Më tha pse del live ti në momentin që unë të kërkoj këto. I thashë s’ke punë me këta ti, merri këto letrat dhe shikoji. Më morën dhe më tërhoqën zvarrë, më zbritën nga furgoni dhe më dërguan në komisariat. Më goditi polici me grusht, me shqeu derën, tjetri me theu tabelën në kokë e më pas më thyen dhe telefonin në kokë. Deri në orën tre të pasdites nuk dinte asgjë për mua familja. Njëri mori makinën time dhe mua më hodhën në furgon dhe më goditën me grushte. Asgjë tjetër, mua më lotonte syri gjak, ata talleshin dhe qeshnin. Jam shumë sëmurë, kam marrje mendsh, të vjella. Një nga efektivët u thanë më pas nxirreni se do të na vdesë djali aty. Familjarët mi lajmëroi njëri aty, mik pas miku dhe erdhën. Më solli babi në Elbasan dhe bëra kallëzimin, a ka shtet apo s’ka? Ku të shkoj unë?,”- tregon Hoxha.

Në një njoftim zyrtar, dy orë pas denoncimit, erdhi edhe reagimi i parë nga Policia e Shtetit. Duke mos e mohuar ngjarjen, Policia tregon se në momentin që është ndaluar Hoxha, efektivët ishin vënë në kërkim të vrasësve të Demir Backës, ngjarje e ndodhur një natë më parë në Fier. Në njoftim sqarohet se Hoxha ka refuzuar të japë dokumentet e identifikimit, duke fyer dhe kanosur për jetën efektivët e Policisë dhe për këtë arsye ata e kanë shoqëruar me forcë. Duke qenë se edhe shërbimet e Policisë edhe Hoxha kanë patur pretendimet respektive, është njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e cila ka vënë në dispozicion një oficer të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, për të kryer veprimet dhe çështja është nën hetim e sipër.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dhunimi i Amarildo Hoxhës, policia: Kërkonim vrasësit e Backës, na fyeu dhe kanosi

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet amarildo hoxha dhunohet amarildo hoxha lazar tuni amarildo hoxha dhunohet amarildo hoxha lazar tuni

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale