LIVE UPDATES
Bota

Tre shqiptarë pjesë e garës së fortë të zgjedhjeve vendore në Australi

25 Shtator 2020, 08:27 Nga DOSJA
Tre shqiptarë pjesë e garës së fortë të zgjedhjeve

AUSTRALI– Edhe pse shteti Victoria akoma ndodhet në fazën e 4-të të kufizimit të COVID-19, kjo nuk do të pengojë zgjedhjet e Qeverisjes Vendore që do të mbahen më 24 tetor të këtij viti. Votimi do të bëhet ndryshe nga herët e tjera ku qytetarët deri tani votonin në një prej vendvotimeve  të caktuar, ndërsa kësaj radhe votuesit do te pranojnë flet votimet përmes postës më 6,7 dhe 8 Tetor dhe do të dërgohen para datës 23.

Do të  votohet për gjithsej 79 këshilla të komunave ku në dy prej tyre në garë janë kandidatë shqiptarë, Jim Memeti në qytetin Dandenong ku aktualisht kryen detyrën si Prefekt qyteti, ndërsa në qytetin Shepparton Dinny Adem i cili aktualisht është këshilltar dhe zv. Prefekt i këtij qyteti.

Që të dy qytetet në fjalë, Sheppartoni dhe Dandenongu njihen si vatrat shqiptare ku janë ngushtë të lidhura me historinë e shqiptarëve, dy qytete më të banuar me shqiptar në Australi.

Shqiptarët që mbërritën në vitet 1920-1930 u vendosën në zonat rurale dhe u morën me bujqësinë, kryesisht në rritjen e frutave.

Numri më i madh arriti në Shepparton ne vitin 1928 nga shqiptarë që jetonin në Australinë Perendimore dhe me prejardhje pikërisht nga zonat e Korcës, ku ndër të parit ishin Ismail Birangi dhe Sabri Sali, të cilët u transferuan në Shepparton ku krijuan familjet e tyre me miqtë e tyre Reshit Mehmet dhe Feti Haxhi. Sot në këtë qytet  jetojnë gjenerata e 5-të shqiptare.

Në vitin 2015-2016 Dinny Adem si kryebashkiak i qytetit arriti të nënshkruaj një marrëveshje me qytetin e Korcës që njihet si marrëveshje vllazërore mes dy qyteteve dhe nëse përsëri zgjidhet si prefekt ai dëshiron të shoh një bashkëpunim më të ngushtë, si në shkëmbimin e studentëve dhe vizita anasjelltas mes agronomëve dhe inxhinierëve të ndryshëm që do të jetë në dobi të të dy qyteteve.

Po ashtu një ndër prioritet e Dinny Adem si këshilltar dhe Prefekt do te jetë ndërtimi i rezervuareve të ujit nga lumi Murry që viteve të fundit është  shndërruar në një shqetësim masiv dhe që i kanoset fermerëve ku sic thotë ai nëse nuk sigurohet uji për vaditjen e fermave do të shohim një shpërngulje të dhimbshme të qytetarëve nga vatrat e tyre.

Që të dy kandidatët për këshilltar Memeti dhe Ademi i ofrojnë elektoratit të tyre përkatës  lëshime në tatime dhe qira për bizneset me qellim për rimëkembjen e ekonomisë pas COVID-19. Po ashtu Memeti thote se gjatë disa muajve të kaluara në izolim, këshilli i qytetit Dandenong ka shpërndarë më shumë se 125 tonë ushqimi për njerezit në nevojë si dhe Ipad për moshatarët për të mundësuar komunikimin me ë afërmit e tyre.

Përfitimet e shqipatrëve në qytetin Dandenog  janë të dukshëm nga 4 mandet e Memeti si kryebashkiak. Sot një prej rrugëve të këtij qyteti mbanë emrin ‘Këshava Grove’ kurse më 30 Gusht u hap dhe parku ‘Këshava Reserve’ në perkujtim të fshatit Këshavë që ndodhet në komunën e Manastirit (Maqedonia e Veriut)

Memeti thotë se nga këshilli janë aprovuar $350.000 dollarë për rindërtimin e kuzhinës në ‘George Andrews Reserve’ që njihet si foleja e KF Prishtina (Dandenong Thunder).

Ky klub futbolli thotë Memeti ka luajtur një rol të rëndësishëm për komunitetin tonë andaj e kemi për detyrë të përkrahim sa më shumë.  Vitin e kaluar këshilli i qytetit ndihmoj në ndërtimin e dhomave VIP (Corporate Box) që i kushtuan këshillit komunal $300.000 si dhe $30.000 te tjera u përdorën për përmirësimin e bankave të lojtarevë rezervistë në fushë. Pra një ndihmë e konsiderueshme që pa Memetin do të ishte veshtirë të arrihej thotë trajneri i klubit Samson Elmazi.

Pa dyshim se prioritet number një i Memeti gjatë mandatit të ri do të jetë ndërtimi i qendrës ‘Aquatic Center’ në Dandenong e cila do të kushtoj $50 milion dollarë, që e tejkalon koston e 20 milionëve që u perdorën për ndërtimin e qendrës ‘Springvale Community Hub’.

Që të dy kandidatët  tani më kanë një përvojë shumë vjeçare në përbërjen e qeverisjes lokale në Australi si këshilltar komune por edhe si Prefekt qyteti dhe në pyetjen tone se ‘A shohin shqiptarë te tjerë të cilët do ndjekin gjurmët e tyre’: Ademi thote se cdo herë është në bisedime me shqiptar në Shepparton dhe këtë vit me kënaqësi në garë për këshilltare do të jetë dhe Shane Sali, që është një fitore jo vetëm për komunitetin shqiptar por edhe për mbar qytetin e Sheppartonit sepse bëhet fjalë për një talent dhe guximtar të jashtëzakonshëm thotë Dinny Adem, ndërsa Memeti thote se nëse kam edhe një këshilltar shqiptar do të ishte më lehtë për te përkrahur projekte të ndryshme që do të jenë në dobi të komunitetit, dhe do të vazhdoj të inkurajoj biznesmen të ndryshëm shqiptar thotë ai.

Të shpresojmë se shqiptarët do të kontribuojnë me votën e tyre në këto zgjedhje dhe të sjellin fitore për kanditatët shqiptar më 24 Tetor.

Marrë nga DiasporaShqiptare

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dinny adem jim memeti zgjedhjet vendore në australi dinny adem jim memeti zgjedhjet vendore në australi

Sondazh

Poll
Bota 25 Shtator 2020, 08:01

Përplasje SHBA-Kinë-Rusi në Kombet e Bashkuara

Përplasjet në rritje midis Shteteve të Bashkuara nga njëra anë dhe Kinës e Rusisë nga ana tjetër u shfaqën hapur të enjten në periferitë e Asamblesë së Përgjith...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale