LIVE UPDATES
Bota

Trazirat në PD, dhuna nisi para orës së protestës, mister ditët në vijim

8 Janar 2022, 20:57 Nga DOSJA
Trazirat në PD, dhuna nisi para orës së protestës, mister

TIRANË – Në Tiranë, përkrahës të ish kryeministrit Sali Berisha sulmuan sot dhe dëmtuan rëndë selinë e Partisë Demokratike. Protesta e thirrur kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, u bë menjëherë e dhunshme, ndërsa policia ndërhyri për të rivendosur sigurinë, pasi protestuesit kishin mundur të depërtonin në brendësi të godinës.

Berisha nga ana e tij foli për “një ndërhyrje kriminale” nga ana e policisë, duke deklaruar më pas se kjo që ndodhi “është vetëm faqja e parë e një lëvizje të pandalshme”. Gjatë ditës, përfaqësitë e huaja diplomatike dënuan dhunën. Ish-kryeministri Sali Berisha thirri ndjekësit e tij për një protestë në mesditë kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por aktet e dhunës nisën shumë më herët se të mbërrinte ora 12.00, e paralajmëruar si momenti i nisjes së protestës. Dera kryesore e selisë u hap me forcë, përpara se zoti Berisha të mbërrinte në oborrin e selisë së PD-së..

Dritaret në katin e parë u hapën gjithashtu me forcë duke thyer xhamat. Protestuesit u ndalën në pjesën e hollit, ku u gjendën përpara dyerve të tjera të përforcuara me veshje hekuri. Qëllimi i deklaruar më herët ishte të largonin nga selia kryetarin e Partisë Demokratike, pas vendimeve që ai kishte marrë kundër ish kryetarit Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe cënim të demokracisë. Protestuesit dhunuan më herët, anëtarin e kryesisë Roland Bejko dhe nuk e lejuan të hynte në selinë qendrore të partisë, ndërsa ai u largua nga sheshi mes goditjeve dhe sharjeve.

Protestuesit kishin marrë me vete edhe shkallë metalike për të depërtuar në katin e dytë nga fasada kryesore, ku kanë qëlluar me gurë e sende të forta, Mbështetësit e Berisha provuan të hyjnë nga drejtime të ndryshme. Një tentativë e disa personave që me anë të shkallëve u ngjitën në katin e dytë, në një ballkon në krahun e majtë, u zpraps, nga disa persona nga brenda godinës. Një prej protestuesve mbeti i plagosur në kokë. Përpjekjet e tjera po ashtu u zprapsën, ndërsa nga brenda selisë u përdor gaz për t’i mbajtuar ata larg. Një derë e blinduar në krahun e djathtë të godinës u arrit të hapej.

Disa organizatorë me megafonë nxitën pjesëmarrësit e pozicionuar më larg, që të afroheshin përqark selisë së PD-së për të vazhduar protestën. Me anë të një deklarate, Partia Demokratike reagoi duke u shprehur se “Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë. Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese! I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!”.

Më pas Policia e Shtetit bëri të ditur se kishte marrë një “kërkesë nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit”. Policia njoftoi se “është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës. Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin”.

Forcat e policisë ndërhynë në një kohë të shkurtër duke përdorur gazin lotsjellës. Mbështetësit e zotit Berisha u shpërndanë me shpejtësi dhe njësitë e policisë morën kontrollin e godinës së PD-së duke u rreshtuar të shumtë në numër në hyrje të saj.Përpjekjet e mëpasshme të zotit Berisha dhe mbështetësve të tij për t’u rikthyer u zbrapsën që në distancë të largët. Prokuroria e kryeqytetit e rrethoi zonën si një skenë krimi dhe për disa orë oficerët e policisë gjyqësore dokumentuan aktet e dhunës. Ndërkohë disa dhjetra persona janë shoqëruar në komisariate gjatë orëve të pasdites.

Organizatorët e kësaj proteste, që më së shumti kishin mobilizuar të rinj dhe adoleshentë në veprimet e dhunshme, nuk shprehën ndonjë distancim nga dhuna e ushtruar ndaj selisë së PD-së, madje pohuan se do të protestojnë përsëri. Ata u larguan duke lënë pa asnjë derë e dritare selinë qendrore të Partisë Demokratike, që ata e quajnë shtëpia e lirisë dhe e demokracisë, pasi e goditën me të gjithë sendet e forta, pajisje hekurthyese nga më të ndryshmet.

Për situatën e krijuar pati reagime të shumta nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar. Në një postim në Twitter ambasadorja amerikane Yuri Kim shkroi se “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të veprojnë qetësisht. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”. Delegacioni i Bashkimit Europian reagoi përmes një deklarate duke “dënuar aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE”.

Ndërsa prania e OSBE-së duke nxitur të gjithë aktorët e përfshirë të përmbahen nga çdo akt dhune, vlerësoi policinë për ruajtjen e rendit publik. Por sipas kryeministrit Sali Berisha, mbështetësit e tij që “janë opozita e vërtetë, e cila u paraqit në protesë paqësore dhe u përball me mjetet më të egra të dhunës”. Ai e cilësoi kriminale ndërhyrjen e policisë, ndërsa paralajmëroi se çka ndodhi sot është vetëm fillimi: “Kjo është një lëvizje e pandalshme. Kjo është një betejë e cila nuk do të ketë të sosur dhe ju garantoj se kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj”.Në një tjetër deklarim për mediat ai përsëriti se dyert e selisë së Partisë Demokratike do të hapen.

Askush nuk di të thotë se si do rrjedhin ngjarjet në ditët në vijim, por një gjë është e sigurt se forca kryesore e opozitës mori sot një tjetër goditje të rëndë pasi prej shumë muajsh, lufta e brendshme vetëm sa e ka gërryer peshën e saj.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota partia demokratike perplasje ne partine demokratike sali berisha partia demokratike perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet