Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për transferimin e të dënuarve mes Shqipëruisë dhe Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.
Ky ligj bëhet për të lehtësuar transferimin e të dënuarve nga një shtet në tjetrin dhe forcon bashkëpunimkin në fushën e dejtësisë mes dy vendeve. Kjo marrëveshje gjithashtu përmirëson kushtet e rregullat për transferimin e personave të dënuar nga të dyja shtetet, në funksion të lehtësimit të riintegrimit social të shtetasve të njërit shtet, që vuajnë dënimin në shtetin tjetër. Për 1.580 shtetas që po vuajnë dënimin, do të ketë një mundësi më shumë për transferimin e tyre në vendin e origjinës në funksion të lehtësimit të riintegrimit të tyre social.
NJOFTIMI:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar sot shpalljen e Ligjit nr. 125/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut mbi transferimin e personave të dënuar”. Kjo marrëveshjeje e re thjeshtëzon procedurat për transferimin e personave të dënuar nga njëri shtet tek tjetri; ndihmon në zbatimin efektiv të parashikimeve të marrëveshjes nga ana e organeve respketive proceduese pjesëmarrëse në këto procedura; si dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e drejtësisë penale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në përmbushje si të qëllimeve të drejtësisë dhe rehabilitimin shoqëror të personave të dënuar. Kjo marrëveshje synon të përmirësojë kushtet e rregullat për transferimin e personave të dënuar nga të dyja shtetet, në funksion të lehtësimit të riintegrimit social të shtetasve të njërit shtet kontraktues, që vuajnë dënimin në shtetin tjetër. Sipas të dhënave statistikore të bëra publike në praktikën parlamentare, për 1 580 shtetas që po vuajnë dënimin, do të ketë një mundësi më shumë për transferimin e tyre në vendin e origjinës në funksion të lehtësimit të riintegrimit të tyre social. PËR SHPALLJE LIGJI Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës, D e k r e t o j: Shpalljen e ligjit nr. 125/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut mbi transferimin e personave të dënuar”. Nr. Dekretit 13400 Tiranë, më 24.12.2021
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Kryeministri Rama deklaroi gjatë prezantimit të vendimit të ri të qeverisë për ndërveprimin me qytetarët se një tjetër temë që do të hidhet ...
TIRANË– Olta Manjani do të jetë zëvendësministrja e re e Financave dhe Ekonomisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është përgjigjur nismës së re të prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama mendon se nuk është asnjëherë vonë për ti pyetur qytetarët në lidhje me nismën ‘Open Balkan’. Për gazetarët...
TIRANË – Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka uruar në shqip Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Kim ka ndarë foto në rrjetet sociale nga atmo...
TIRANË – Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar ditën e sotme me dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, Imzot George Frendo, për kontributin 25-vjeçar të...
TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi edhe nënkryetarja e kësaj force politike, Jorida Tabaku, ka thënë nëpërmjet një statusi në “Twitt...
TIRANË- Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare Shqiptare të Informacionit, Linda Karçanaj, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, është shprehur se shu...
KELMEND – Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga Kelmendi i zbardhur nga dëbora, teksa përbri fotove dhe videove të publikuara, Rama t...
TIRANË – Ish-kryetari i PD-së Sali Berisha tregoi bisedat e fundit me kryetarin demokrat Lulzim Basha para se të pezullohej nga grupi parlamentar de...