LIVE UPDATES
Sport

Trajneri i të kuqve Ilir Daja, synon të “klonojë” Partizanin…

8 Janar 2021, 12:23 Nga DOSJA
Trajneri i të kuqve Ilir Daja, synon të “klonojë”

TIRANE – Trajneri i të kuqve të kryeqytetit, Ilir Daja, në konferencën e sotme në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Apolonisë në stadiumin “Elbasan Arena”, ka folur për shumë probleme të Partizanit, duke nisur nga zhbllokimit i merkatos nga CAS, merkatoja, tratativat dhe ndeshjen e nesërme kundër Apolonisë.

Përpara mediave, trajneri Ilir Daja ka konfirmuar blerjet e Stenio Zhuniorit dhe Valentino Muratajt, ndërsa pranoi që klubi është në tratativa dhe me futbollistë të tjerë, duke këmbëngulur si nevojë immediate përforcimin e repartit të mbrojtjes, pa harruar dublimin e pozicioneve në skuadër.

Zhbllokimi i merkatos? “Më kujtohet shprehja ‘ishim mirë kur ishim keq’ dhe ‘ishim keq kur ishim jo mirë’. Merkatoja e janarit nuk të krijon shumë hapësira, megjithëse kemi bërë dy goditje sapo kemi marrë lajmin e zhbllokimit të merkatos. Kemi piketuar disa pozicione. Duam të dublojmë rolet, sepse ky është problemi më i madh. Kampionati ka shumë ndeshje për të zhvilluar”.

Presioni te Partizani? “Të drejtosh Partizanin, do të thotë të kesh presion për shkak të pritshmërive maksimale. Partizani është një nga klubet më të titullara në Shqipëri. E dyta, nuk e kemi atë presion ne vetëm. Edhe te ekipet e tjera që kam drejtuar, kanë patur problematika të tjera. Nuk jam nga ata trajnerë që justifikohem. Kërkoj të marr maksimumin me kontigjentin që kam. Është lajm i mirë zhbllokimi i merkatos. Kemi bërë më shumë se një fazë kampionati. ¾  e sezonit nuk janë zhvilluar, do të thotë se ndeshjet do jenë të ngjeshura. Në këtë periudhë edhe terrenet rëndohen. Uroj që dëmtimet t’i kemi sa më pak. Merkatoja e janarit do të zhvllohet me një formatim të gjerë të ekipit. Të dublojmë rolet me lojtarë që janë të përshtatshëm për Partizanin”.

Përforcimet në mbrojtje? “Deri tani kemi dy lojtarë të afruar, njëri mesfushor me tipare sulmuese dhe një sulmues i pastër. Pavarësisht se kemi 4 mbrojtësa, do të gjejmë mundësi të përforcojmë mbrojtjen, por të mos nxitohemi më tej që të na kushtojnë dhe në kosto e cilësi”.

Solomon, Lukas dhe Asani? “Këta futbollistë janë nën kontratë me Partizanin. Do të jetë një politikë e klubit për të shqyrtuar dhe kërkesat në dalje. Të mos kemi një Partizan vetëm sot për sot, por dhe të kemi një garanci për të ardhmen. Klubi duhet të shikojë dhe bilancet. Nuk mund të bëjmë shpenzime pa fund. Kur përmendim emra, të kemi kujdes. Kur marrim një bonus financiar dhe futbollisti mund të rritet në mënyrë individuale, mund të bëhet merkato në dalje”.

Mungesat e Belicës dhe Hakajt? “Interesin e kemi të përforcohemi te mbrojtja. Kemi vetëm 4 mbrojtës natyralë. Me Laçin e vuajtëm mungesën e Hakajt dhe përshtatëm një lojtar me tipare sulmuese Ballën. Belica është mungesë e madhe, sepse është zv/kapiteni jonë. Belicën e kemi mbuluar me Brojën, i cili ëshë në pozicion natyral mesfushor. Këto prurje duhet të jenë të studiuara dhe që marzhi i gabimit të jetë sa më i vogël, sepse futbolli është sport subjektiv. Ndonjëherë do ketë dhe gabime, por rëndësi që të bëhen sa më pak”.

Afrimet dhe tratativat? “Dy lojtarët e afruar janë Zhunior dhe Murataj. Emrat që janë në bisedime nuk mund t’i them, sepse nuk më lejohet. Jam trajneri i Partizanit, gjithçka bëhet zyrtare dhe vendoset në momentin kur hidhet firma. Disa të tjera janë pista. Ndërsa, dy që thamë, janë zyrtare”.

Gjendja te Partizani? “Nuk do të kemi ndryshime të mëdha. Sepse është gati po ai kontigjent që mbylli sezonin e kaluar. Sepse afrimet ende s’janë pjesë e ekipit. Kontigjenti është pak më i freskët. Vjen pas 3 ditësh nga Viti i Ri, shpresoj se kemi rikuperuar energji dhe do të jetë ndryshe nga takimet e vitit të kaluar”.

Apolonia? “Çdo staf ka ndryshimin e vet. E kemi studiuar ekipin duke u nisur nga lojtarët. Manovrën do ta shikojmë në ndeshje. Gjatë ndeshjes, do të lexojmë dhe çfarë bën kundërshtari në të dy fazat e lojës”.

Bilanci me Apoloninë? “Po të bënim këtë gjë, do gabonim. Çdo ndeshje ka specifikën e vet. Çdo staf i ri sjell ndryshime. Në Shqipëri nuk ka shumë diferenca. Duhet të shkojmë me sakrificë”,– përfundoi trajneri i Partizanit, Ilir Daja.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ndeshja ndaj apolonise skuadra e partizanit trajneri i te kuqve te kryeqytetit trajneri ilir daja zhbllokimi i merkatos ndeshja ndaj apolonise skuadra e partizanit trajneri i te kuqve te kryeqytetit trajneri ilir daja zhbllokimi i merkatos

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete