LIVE UPDATES
Aktualitet

“SEE JAD”/ Trafik armësh dhe droge, finalizohet operacioni ndërkombëtar, 8838 arrestojnë 166 persona, mes tyre 7 shqipta

30 Shtator 2020, 14:35 Nga DOSJA
“SEE JAD”/ Trafik armësh dhe droge, finalizohet operacioni

SHQIPËRI– Një operacion ndërkombëtar, i koduar “SEE JAD”, ku morën pjesë 34 vende, mes tyre edhe Shqipëria ka vënë në pranga  7 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa 8 shtetas shqiptar dhe të huaj u proceduan në gjendje të lirë. Përmes një njoftimit zyrtar, Policia e Shtetit bëri me dije se operacioni katërditor u organizua nga Europol, me fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e imigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e armëve të zjarrit dhe drogës. 

Në bashkëpunim me Eurojust, Frontex dhe partnerët ndërkombëtarë dhe institucionalë si INTERPOL, UNODC, PCC-SEE, CCWP, IPA/2019 kundër luftës ndaj krimit të rëndë dhe të organizuar në Ballkanin Perëndimor, SEESAC, me përfshirjen e 8838 oficerë të Policisë, të rojës bregdetare, kufitare tokësore, detare dhe ajrore dhe agjentë doganorë, u bë i mundur kontrolli i 2422 personave, 2032 automjeteve, 126 ambienteve të ndryshme dhe 90 pakove postare.

Mes të arrestuarve, në njoftim bëhet me dije se janë vënë në pranga edhe 2 persona që ishin shpallur në kërkim, një shtetas shqiptar i dënuar me 10 vjet burgim për trafikim të narkotikëve, një në kërkim ndërkombëtar, i shpallur në kërkim nga Kroacia, i dënuar 7 vjet e 7 muaj burgim për pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni në Shqipëri u sekuestruan 6 armë zjarri, nga të cilat 2 armë gjahu, 1 automatik, 3 pistoleta dhe 117 municione të ndryshme të armëve të zjarrit, ndërsa në rang ndërkombëtar hetuesit sekuestruan 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë drogë e llojeve të ndryshme.

Po gjatë operacionit në pikat e kalimit iu është refuzuar hyrja në territorin e vendit tonë, 14 shtetasve të huaj, pasi nuk plotësonin kushtet. Nga patrullat kufitare në Kapshticë dhe Kakavijë, në bashkëpunim edhe me FRONTEX-in, janë kapur edhe 411 emigrantë të parregullt të kombësive të ndryshme, si dhe janë bllokuar në kufi 2 pasaporta të vjedhura.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni ndërkombëtar koduar “SEE JAD”. Operacioni katërditor u organizua nga Europol, me fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e imigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e armëve të zjarrit dhe drogës, të cilat janë përparësitë kryesore të Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT), e cila mbështeti këtë operacion. Europol krijoi një qendër virtuale koordinimi për të mundësuar informime ditore dhe për të mbështetur shkëmbimin e inteligjencës midis pjesëmarrësve. Në këtë operacion katërditor morën pjesë 34 vende, ndërmjet tyre dhe Shqipëria, agjencitë e BE-së si Europol, Eurojust, Frontex dhe partnerët ndërkombëtarë dhe institucionalë si INTERPOL, UNODC, PCC-SEE, CCWP, IPA/2019 kundër luftës ndaj krimit të rëndë dhe të organizuar në Ballkanin Perëndimor, SEESAC. Në këtë operacion u përfshinë 8838 oficerë të Policisë, të rojës bregdetare, kufitare tokësore, detare dhe ajrore dhe agjentë doganorë. Gjatë këtij plani operacional në Shqipëri, në PKK dhe vende të tjera të cilësuara me risk për kryerjen e veprave penale të mësipërme janë kontrolluar 2422 persona, 2032 automjete, 126 ambiente të ndryshme dhe 90 pako postare. Gjatë zhvillimit të operacionit të përqendruar në kontrollet kufitare ne vendin tonë u arrestuan 7 shtetas shqiptar dhe të huaj, ndërsa 8 shtetas shqiptar dhe të huaj u proceduan në gjendje të lirë. U sekuestruan 6 armë zjarri, nga të cilat 2 armë gjahu, 1 automatik, 3 pistoleta dhe 117 municione të ndryshme të armëve të zjarrit. U kapën 2 persona në kërkim, një shtetas shqiptar i dënuar me 10 vjet burgim për trafikim të narkotikëve, një në kërkim ndërkombëtar, i shpallur në kërkim nga Kroacia, i dënuar 7 vjet e 7 muaj burgim për pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu u sekuestruan një sasi në paund, lëndë narkotike cannabis dhe një sasi e vogël kokaine. Po gjatë operacionit në pikat e kalimit iu është refuzuar hyrja në territorin e vendit tonë, 14 shtetasve të huaj, pasi nuk plotësonin kushtet.

Nga patrullat kufitare në Kapshticë dhe Kakavijë, në bashkëpunim edhe me FRONTEX-in, janë kapur 411 emigrantë të parregullt të kombësive të ndryshme, si dhe janë bllokuar në kufi 2 pasaporta të vjedhura. Ndërsa në rang ndërkombëtar hetuesit sekuestruan 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë drogë e llojeve të ndryshme. Ky operacion është një goditje e rëndë për kriminelët që po minimizojnë sigurinë e kufirit dhe efikasitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar për zbatimin e ligjit në gjurmimin e tyre. Agjencitë e zbatimit të ligjit janë të përgatitura për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtarisht duke kryer operacione me ndikim të lartë, pavarësisht nga pandemia globale COVID-19, ndaj qytetarët duhet të jenë të sigurt se ne vazhdojmë të ndjekim dhe përtërijmë në hetimet penale. Ky operacion tregon rezultatet që ne arrijmë kur autoritetet shtetërore të zbatimit të ligjit në të gjithë Evropën, agjencitë e BE-së si Europol dhe Frontex dhe agjencitë ndërkombëtare si INTERPOL dhe Kombet e Bashkuara punojnë së bashku. Europol është i përkushtuar të punojë ngushtë me rajonin e Evropës Juglindore dhe të mbështesë një qasje ndërkombëtare të koordinuar dhe mbështetëse reciproke për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar. Europol thekson se ky operacion është një sukses i jashtëzakonshëm dhe ilustron këtë bashkëpunim të fortë për zbatimin e ligjit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni nderkombetare seejad operacioni nderkombetare seejad

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Shtator 2020, 13:43

A. K nuk e kishte parë ndonjëherë nga afër derën e policisë. Por erdhi dita dhe për të që të kërkojë takim për një çështje sipas tij të ngutshme dhe urgj...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet