LIVE UPDATES
Politike

DW: A do ta përjashtojë PD Berishën nga Parlamenti i ri?

31 Korrik 2021, 17:44 Nga DOSJA
DW: A do ta përjashtojë PD Berishën nga Parlamenti i ri?

TIRANË- Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitë në Shqipëri dhe kryetari i saj, Basha ndodhen para marrjes ose jo të një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tyre: të përjashtojnë apo ta mbajnë liderin e tyre historik Berisha në grupin e tyre të ri parlamentar? Analistë të pavarur të Tiranës në opinione të mëparshme të dhëna për DW janë shprehur, se “fati politik i PD është ndarja e Bashës nga Berisha”.

Tanimë nga SHBA kërkohet qartë që lideri historik i PD, ish-kryeministri dhe ish-presidenti, Sali Berisha, të mos jetë pjesë e deputetëve të PD në parlamentin e ri. Kërkesa vjen pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, (DASH) për shpalljen e Berishës “person i padëshiruar”, të cilit për shkak të “akteve korruptive që cënojnë demokracinë në Shqipëri” i ndalohet hyrja në territorin e SHBA.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i bëri presion PD të premten, (30.07) të përjashtojë ish-kryetarin e saj, Sali Berishën, nga deputetët e grupit të ri parlamentar, të dalë nga Zgjedhjet Parlamentare 2021.

Në një deklaratë për gazetarët, të dhënë në selinë e PD, pas takimit me kryetarin e saj Lulzim Basha, ambasadorja amerikane Yuri Kim, theksoi të premten “përgjegjësinë e kryetarëve të partive për të siguruar që kur të futen në parlament të shoqërohen nga anëtarë që meritojnë të përfaqësojnë Shqipërinë”.

Edhe pse ambasadorja amerikane nuk përmendi emrin e Berishës në deklaratën e saj për gazetarët nga selia e PD pas takimit me Bashën, nuk kishte asnjë ekuivok, që e kishte fjalën për Berishën, në kontekstin e cilësimit të tij nga DASH, “person i padëshiruar, që ka kryer” akte korruptive që cënojnë demokracinë në Shqipëri.”

Në urdhërin ekzekutiv të Presidentit amerikan, Joe Biden, në fillim qershorin e këtij viti, për pezullimin e hyrjes në SHBA dhe bllokimin e pasurive të personave që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, korrupsioni u konsiderua ”cënim i sigurisë kombëtare të SHBA ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë.”

Vetë Sali Berisha, i rizgjedhur deputet i PD, në Zgjedhjet Parlamentare 2021, ka deklaruar pas vendimit të DASH ndaj tij se “pret me padurim të jetë në Parlamentin e ri.”

Kim: Ironi historike, tragjedi për Shqipërinë

Nëse kjo ndodh ambasadorja amerikane Yuri Kim parashikon të jetë “ironi historike, tragjedi për Shqipërinë”. “Nëse PD “do të hante bar” për hir të interesave të një njeriu,” sqaroi ajo më tej në deklaratën për gazetarët.

Berisha, që i ka quajtur “pa baza” vendimin e DASH ndaj tij dheka ngritur padi në Gjykatën Korrektuese në Paris kundër DASH “për shpifje publike”, përsëriti të premten, (30.07) se “është deputet që do të ulet krenarisht në vendin e tij në Parlament me një motivim më të madh se asnjëherë tjetër. Asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën të përmbushë misionin që i kanë besuar zgjedhësit shqiptarë,” theksoi ai në një njoftim për shtyp.

PD: Drejt të ardhmes apo e ngulur tek e shkuara?

Kryetari i PD, Lulzim Basha, që fitoi mandatin e tretë për të drejtuar PD në zgjedhjet e 13 qershorit të këtij viti, pas tre humbjesh radhazi të zgjedhjeve, nuk ka dhënë deri më tani asnjë sinjal në drejtimin që kërkojnë SHBA. Ai ka bërë thirrje për “transparence faktesh nga DASH” dhe e ka cilësuar Berishën, pas shpalljes së vendimit nga DASH ”udhëheqësin shqiptar që ka dhënë kontributin më të ꞔmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë,” cilësime që bien ndesh me vendimin e sipërpërmendur, ku arsyet e ndalimit të hyrjes në SHBA përcaktohen nga “akte korruptivë që cënojnë demokracinë në Shqipëri.”

Qëndrimi i deritanishëm i Bashës ndaj Berishës është i qartë edhe pse kreu i PD ka shmangur deklarime publike lidhur me këtë ꞔështje edhe pas rizgjedhjes së tij kryetar. Por tani atij i duhet ta zgjidhë atë brenda disa javëve, para 12 shtatorit kur fillon punën Parlamenti i ri.

Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por edhe që të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të shkuarës,” theksoi ambasadorja amerikane Yuri Kim, në deklaratën e saj për mediat.

Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së PD, kërkon që demokratët të shohin nga e ardhmja

Qëndrimi i deritanishëm i Bashës ndaj vendimit të DASH parathotë vështirësi për të marrë vendimin e imponuar qartësisht nga SHBA, kundër “babait politik”, si shihet raporti Basha-Berisha, që nga 2013, kur ky i fundit dha dorëheqjen nga kryesimi 23 vjeꞔar i PD pas humbjes së Zgjedhjeve Parlamentare dhe pasardhës u zgjodh Lulzim Basha.

Pas presionit të fuqishëm të SHBA pritet që forumet e PD të marrin vendim për zhvillimin sa më parë të votimit nga anëtarësia pro ose kundër hyrjes të Berishës në Parlamentin e ri. Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së PD, që konkurroi në garën për kryetar të 13 qershorit të këtij viti, deklaroi në median sociale se ka bërë thirrje që “demokratët të shohin nga e ardhmja, të ndahen nga ꞔdo trashëgimi që na korrupton, që na mban peng, sado emocione të na lidhin me atë.”

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dash fatbardh kadilli joe biden lulzim basha sali berisha yuri kim dash fatbardh kadilli joe biden lulzim basha sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll
Politike 31 Korrik 2021, 10:00

JAPONI- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të truallit të Teatrit Kombëtar. Në ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen