LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ti në dhé, unë në burg”, gruaja e dhunuar rrëfen kërcënimet nga ish-partnerit pas denoncimit

23 Shtator 2021, 20:13 Nga DOSJA
“Ti në dhé, unë në burg”, gruaja e dhunuar

TIRANË– Historia që solli dy ditë më parë emisioni “Stop” ishte ajo e një zonje e cila prej 1 viti e gjysmë dhunohej nga ish-bashkëjetuesi i saj.

“Filloi të ushtrojë dhunë nga unë “të duket vetja superiore”. Fëmijët, djalin me të cilin e kam bashkëjetuesin është 3 vjeç e gjysmë dhe djali im i madh është 15 vjeç. Dhuna ndodhte në sy të fëmijëve. Kohët e fundit nuk e dërgoja djalin në shkollë sepse ishte i papunë, mbaja djalin në shtëpi nga frika që kisha sepse për gjënë më të kotë, nëse flisja thoshte që provokon dhe më godiste. Nëse nuk flisje, thoshte më injoron dhe përsëri më godiste”, tha gruaja.

Gruaja ka një djalë 15 vjeç dhe një tjetër 3 vjeç, të ardhur në jetë nga marrëdhënia me agresorin Ervin Hysolli. Përplasjet nisën për arsye financiare, pasi ish-partneri i saj nuk kishte punë dhe para.

Një nga herët dhuna u bë e tillë, saqë zonja përfundoi në spital e më pas në komisariatin numër 3, ku bëri denoncim. Megjithatë pas pak orësh, Ervin Hysolli u l i lirë.

“Mendoj se edhe unë do përfundoj në një kanal si të gjitha femrat që përfundojnë. Në atë çfarë kam përjetuar unë, besoj se ai person është i aftë që të më vrasë. Nuk dua që të përfundoj me disa plumba në trupin tim sepse kam dy fëmijë”, tregoi mes lotësh gruaja.

Pas transmetimit tonë zonja thotë, se e ka marrë në telefon Shërbimi Social, për t’i ofruar ndihmë.

“Ndihem e frikësuar pas transmetimit të emisionit jam larguar në qytetin ku unë jetoja në Bilisht. Kam ardhur në Tiranë. Nga Pogradeci, kam shkuar në Korçë, nga Korça në Bilisht dhe nga Bilishti kam ndërruar qytetet nga frika që kisha sepse më ka kërcënuar “fëmijën nuk e gëzon as ti, as unë. Ti në dhé, unë në burg”. Siguria ime nuk i dihet, sot jam, nesër mund të mos jem. Edhe nëse shteti nuk më ndihmon, ju më ndihmuat, të paktën e di që nuk jam e vetme. Dua t’ju falenderon nga zemra që përcollët zërin tim. Uroj që të gjitha femrat të gjejnë fuqinë dhe të mos presin për një kohë të gjatë siç kam pritur unë për të dalë në pah që jemi të dhunuara. Më dhatë një forcë që unë të luftoj për fëmijët e mi dhe të mos kem turp për atë çfarë më ka ndodhur”, ka treguar së fundmi gruaja e dhunuar.

Avokatja Margarita Kola shpjegon gabimet në procedurat e ndjekura nga prokuroria.

“Ajo që shikoj anormale me këtë proces është që prokuroria i kishte të gjitha provat e mjaftueshme që menjëherë të dilte në një konkluzion për dënimin penal të personit për shkak të ushtrimit të dhunës në familje sepse  nga videot dilte qartë që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, por edhe në prezencë të fëmijës dhe fëmija gjithashtu i dhunuar psikologjikisht dhe emocionalisht. E dyta kishte një moment në lidhje me raportin e përcaktuar nga eksperti mjeko-ligjor ku thoshte që nuk ka dëmtime trupore, ku në foto dhe video del qartë që goditet. Ajo që shikoj si problem shumë të madh është fakti që për një njeri kaq të dhunuar, nuk jepet masë sigurie. Nuk ke bërë gjë tjetër që ai kazani që zien të vazhdojë të ziejë dhe në çdo moment është si ai kazani që plas”, tha Kola./tvklan.al/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj grave ervin hysolli margarita kola dhuna ndaj grave ervin hysolli margarita kola

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet