LIVE UPDATES
Aktualitet

“T’i gjej djemtë për 24 orë e t’i vras”, zbardhen përgjimet e grupit te fajdexhinjve në Shkodër

20 Mars 2019, 08:49 Nga DOSJA
“T’i gjej djemtë për 24 orë e t’i vras”,

Shkodër- Gjithçka ka nisur kur ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, u detyrua të shkojë në dyert e policisë, atëherë kur çdo ditë borxhdhënësi i vinte në biznesin e tij dhe i kërkonte shumat e dhëna dy djemve të tij, Robertit dhe Eltonit. Mandej, gjithë procesi rrjedh mes përgjimeve dhe vëzhgimeve ambientale.

Përgjimet kanë zgjatur dy muaj dhe, nga janari, Paulin Radovani ka pasur dhjetëra vizita në oborrin e fabrikës, të personave që kërkonin kthimin e borxheve, të cilët shpesh flisnin për përqindje e shpesh e kërcënonin.

Mes të hetuarve është edhe ish-drejtori i Transporteve, Ilir Sokoli, shok me dy djemtë e Paulin Radovanit. 31-vjeçari Sokoli shfaqet në një përgjim ambiental nën shoqërinë e të vëllait dhe kërkon shumat e dhëna me fajde. Të njëjtën gjë bën edhe i vëllai. Prokuroria thotë se disponon filmime, ndërsa në një moment Iliri i thotë ish-prefektit Radovani: “Na ke marrë në qafë, na ke varrosur të gjithëve”.

Përgjimi ambiental vazhdon si më poshtë:

Vladimir Sokoli: “Iliri ka marrë lekët e mia dhe ua ka dhënë. Ato janë kursimet e mia. Ti Paulin ke bërë lëvizje taktike, i ke dërguar fëmijët jashtë, por fol me djalin të të tregojë se ku e ka futur Ilirin”.

Paulin Radovani“Kam dërguar njerëz për ta shitur fabrikën dhe të laj borxhet, por nuk njoh kush janë borxhlinjtë. Sa kohë ke që u jep lekë fëmijëve të mi, se më keni thënë për një Prek Hoxha që ai rri në Malci të Madhe dhe nuk del. Prokuroria m’i ka bllokuar pronat, nuk i shes dot”.

Ilir Sokoli“Unë 70.000 ia kam Ed Memcës se nuk ua jepte djemve të tu, as Bertit dhe as Tonit. Hina unë garant. Kemi lekë edhe në Dobrac se kena shku i kena marrë me Tonin, të dy ata e dinë si unë. O prefekt 1000 mijë dollarë a euro me të lujt, qa të thotë Ilir Sokoli e ca përmend me emra e me fiks, domethënë ti mua s’më ke asnjë lekë, unë kam hallin tan me heq njerëzit mar”.

Vladimir Sokoli“Nëse ti merresh me këto kërcënimet, do futet shteti e do futet kjo, dëgjo se fjalët e tepërta janë fukarallëk. Në qoftë se ti ke plan me ju thanë atyre të tjerëve se janë më trima, zotni në qoftë se këtij i preket një qime floku, si kemi bo muhabet bashkë…im vëlla Iliri ka ndejt më shumë me fëmijët e tu sesa me mu..: gjej lekët e rregulloje këtë punë.. ose çoje edhe Ilirin te djemtë e tu. Ke bërë gabim që i largove djemtë e na le me kaq shumë probleme se vijnë e të vrasin Ramazanët, na vrasin e ti vrasin Memcajt.. i kishe majt mbyllur. Nëse merresh me denoncime unë ti gjej djemtë për 24 orë se njerëzit vrasin aty ku të dhemb më shumë o Paulin”.

Prokuroria thotë se Dragani është përfshirë gjithashtu në skemën e pastrimit të parave përderisa ka sjellë lekë nga Luksenburgu dhe nuk dihet burimi i tyre.

Në një përgjim tjetër zbulohet edhe roli i të dyshuarit Dritan Kalaja, i cili kërkon lekët e tij.

Megjithëse Iliri pretendon se kishte hyrë garant te një person tjetër që ju kishte dhënë lekë me fajde djemve të Radovanit, emri i tij del si fajdexhi gjatë një përgjimi me një person tjetër. Kësaj radhe ish-prefektin e takon në fabrikë Artan Dragani, edhe ky i kërkon lekët borxh, herë 400 që nënkuptohen 400 mijë euro e herë 700. Shuma kërkohet në emër të një personi tjetër, i cili siç del nga biseda i kishte marrë edhe një tokë Radovanit një tokë në Velipojë. Ky person përmendet me emrin “Lilo” dhe prokuroria interpreton se ai është shtetasi Ilir Sokoli. Radovani shfaqet i habitur pasi sipas tij ai ishte shok me dy djemtë e tij, por Artani shton:

“Lilo dhe Astrit Sali ka 12 vjet që ju jep lekë me fajde fëmijëve të tu”.

Radovani shton se Lilo i ka futur fëmijët e tij edhe në një lojë tjetër dhe i kanë marrë 125 mijë euro.

Radovani“Kujtova se djalin Tonin ma vranë në Malsi. Ata vinin dhe më bënin presion djalit tjetër do ta vrasim, dhe se ai të djeg dhe në një janar i çuam 100 mijë euro”.

Më tej, Radovani e pyet Draganin: “Duke parë letrat zbulova se edhe ty të kam borxh. Sa të kam borxh dhe sa të kam fajde?”

Artan Dragani“Të sqaron Tani ty, unë Tonit i kam dhënë 110… 10 njëherë tek .. 100 njëherë dhe 15 kam çuar Fatmir Bërricën me ja marrë”.

Paulin Radovani“Unë di që është bërë muhabet për një 5 -çe…”

Dragani“15…  jo pesë”.

Radovani“Stop njëherë… sa janë?”

Dragani“Borxh janë 175 mijë euro pa fajde… tashti 65 janë marrë në Luksemburg. I kam marrë me duart e mia, ja kam pru Tanit 65 Mijë euro. Dhe 100 mijë euro lekë cash pa fajde. Fajde janë 40 mijë euro”.

Radovani“E sa është përqindja?”

Dragani“Me pesë për qind, ja ka vu vetë Toni përqindjen. As më ka dhënë fajde as një ditë. Nëntë muaj janë marrë lekët si kena dhënë fajde kërkujt. Janë 175 mijë euro plus 45 mijë euro që shkojnë në 220 mijë euro”.

Dritan Kalaja“Kam dy vjet që më ka dalë goja mbrapa. Kam hyrë për t’i bërë nder Bertit dhe lekët m’i ka marrë Berti. Mora kredi për dy vjet. 200 mijë euro në 2015 dhe e kam lenë kolateral ndërtesën teme. Bisedat i kam bërë me dy djemtë e tu. Lashë ndërtesën peng. Veprimet i kanë bërë ata. Lekët si kam parë fare. Kredia dhe lekët janë në emrin tim. Kam marrë borxh për t’i larë”.

Marrë nga Gazeta Si

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 12 të arrestuar grupi i fajdexhive në shkodër ilir sokoli paulin radovani vladimir sokoli zbardhen përgjimet për fajdet 12 të arrestuar grupi i fajdexhive në shkodër ilir sokoli paulin radovani vladimir sokoli zbardhen përgjimet për fajdet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet