Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
‘Thonë gënjen Erioni, do t’i zërë vendin Fridës’/ Braçe: Bujqit kanë kërkesa, sot ditë pune
25 Prill 2022, 09:10Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe vijon me thirrjet e tij për bujqësinë në vend. Përmes një video të ndarë në rrjetin e tij social, Braçe ripërsërit shqetësimet që kanë fermerët për naftën dhe ujin për vaditje. Braçe thotë se dita e hënë është ditë pune, pavarësisht se administrata e ka pushim prej festës së Pashkëve Ortodokse. Nga zyra e tij, ai shton se sot ka marrë mesazhe nga dy fermerë të Çermës, të cilët kërkojnë naftë për mekanikën bujqësore. Ata i kanë bërë të ditur deputetit se ka vonesë klithi, se misri po u dështon në mbirje e se i duhet nafta për pompat. Në fund, me ironi, ai thotë se ka që në muajin janar që flet për këto probleme mirëpo është përballur me fjali të llojit: Genjen Erioni se do ti zere vendin Frides.
POSTIMI I PLOTË:
ESHTE E HENE, DITE PUNE APO JO?! Bujqesia kerkon NAFTEN dhe UJIN PER VADITJE! Sot ne mengjes, Andi Kaca e Aldi Dupi, dy djem poshte te 30-ave qe merren me BUJQESI ne Cerme Sektor/DIVJAKE, jane ne pune, ne fushat e Terbufit; Te dy kishin nje hall; NAFTEN PER MEKANIKEN BUJQESORE! PO VONOHET-klithin. Misri po deshton per mbirje-ka 10 dite i mbjelle, nga thatesira e nevoja jetike per uje; na duhet nafta per pompat; Erdhi vakti te korrim jonxhat e na duhet nafta per mekaniken; Shkurt e qarte, kaq. Aaaaa po, eshte edhe ky rresht: NA SHIH PAK NE NE TERBUF PER NAFTEN SE EDHE 7 DJEM TE RINJ KANE MBETUR QE MBJELLIN TOKA! Kam qe javen e pare te janarit qe u flas e flas per naften dhe ujin; Ju nje daulle: Genjen Erioni se do ti zere vendin Frides! 500 tone nafte e shperndare eshte nje gote me uje ne fushat e Myzeqese! Nxirrini nga halli i BUROKRACISE E PAAFTESISE bujqit qe HALLI I TYRE MOS KTHEHET SHPEJT HALLI I USHQIMIT TE GJITHE SHQIPERISE!
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
LEZHË– Një person është vënë në pranga pasi është kapur duke transportuar drogë me makinë në drejtim të Lezhës. Në njoftimin e policisë bëhet me dije...
SHBA– Përballja në gjyqin që po mban në suspancë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm. Ylli i ‘Pirati i Karaibeve’ Johny Depp ka dalë tre herë në ...
BRITANI E MADHE– Mirush Kula dhe Sami Lame janë dy shqiptarët e dënuar në Angli për kultivim lëndë narkotike. Në më pak se dy vite më parë, ata ishin arre...
GJERMANI-Kancelari gjerman Olaf Scholz, ishte lideri i parë që uroi Emanuel Macron për rizgjedhjen e tij. Sipas mediave të huaja kancelari Scholz telefonoi pres...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesore të portaleve në vend. Dosja.al ka në faqe të parë detaje nga sulmi me thikë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në ...