Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shqipëri– Thirrjet mashtruese nga telefoni janë rikthyer sërish këtë fillim viti. Në vitin 2018 Shqipëria u piketua nga një sërë skemash mashtruese që operonin përmes thirrjeve telefonike me prefikse nga vende të tilla si Bjellorusia, Lituania dhe Letonia, por nuk përjashtoheshin edhe vende të tjera. Në këto raste kompanitë mashtruese pas telefonit bëjnë një telefonatë të shkurtër “peshkuese” dhe presin që ju t’i telefononi pas duke ju tarifuar me çmime të larta. Sa më e gjatë telefonata aq më e lartë fatura që qytetarët do të paguanin në fund të muajit.
Por këtë fillim viti edhe pse skema është e njëjtë ajo që ka ndryshuar janë prefikset nga vijnë telefonatat, që i takojnë vendeve europiane kryesisht Greqi, Francë apo Itali. Në këtë rast rënia pre e mashtrimit bëhet më e thjeshtë duke pasur parasysh që një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë në rastet më të shpeshta kanë të afërm në vendet fqinje si Itali dhe Greqi por edhe marrëdhënie biznesi.
Si funksionon skema
Fillimisht do të merrni një telefonatë nga një numër i huaj. Në rastin e raportuar pranë redaksisë numri në fjalë është +338910061722. Ky numër është me prefiks francez por si ky kompanitë mashtruese kanë me qindra. Telefonata është e shkurtër, por në disa raste mund të interpretohet se nuk e keni dëgjuar ndaj qytetari i kthen telefonatën. Në anën tjetër nuk njoftoheni as për zile por menjëherë hapet telefoni dhe nuk përgjigjet askush. Sa më e gjatë telefonata aq më i lartë fitimi për kompaninë mashtruese në anën tjetër që fitimin e ka në bazë të impulseve.
Duke qenë se keni rënë një herë pre e kësaj situate dhe keni kthyer telefonatën, kompania mashtruese në anën tjetër ju bën një tjetër telefonatë. Këtë herë vetëm një orë më pas me numrin +336980764570 që i korrespondon prefiksit grek. Nëse sërish do të bëni telefonatën,do të jeni duke paguar shtrenjtë. Si këto telefonata do të merrni disa herë përgjatë ditës dhe të gjitha me numra të ndryshëm me synimin që ju t’i telefononi. Këshilla më e mirë në të tilla raste? Thjesht mos i telefoni.
J.V;E.K/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË-Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ...
Shqipëri- Ditë me diell dhe rritje temperaturash. Ky është parashikimi i motit për këtë javë nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak. Parashikohet se në vendet malo...
Në muajin maj Gazeta “Si” shkroi për humbjen e qenit të njërit prej vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Xhon Leonardo. Dhe për alarmimi...
TIRANË- Një mjegull e dendur ka mbuluar sot në mbrëmje, Tiranën, Fushë-Krujën dhe shkon deri në afërsi të Kurbinit. Mjegulla shkaktoi probleme në qarkulli...
KOLONJË– Policia në bashkëpunim me banorët e zonës së Kolonjës, u ka dhënë ndihmë mbrëmjen e sotme 4 alpinistëve që ishin bllokuar në malin e Gramozit. Sip...
TIRANË- Tirana, Fushë-Kruja, Kurbini dhe të gjitha zonat që janë mes tyre janë përfshirë gjatë mbrëmjes së sotme nga një mjegull e dendur. Siç shihe...
BERAT- Është shembur sot në Berat, një nga hotelet më të njohura të këtij qytetit, “Hotel Turizmi”. Siç shihet dhe nga VIDEO e siguruar nga Dojsa.al...
TIRANË-Rubrika “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan solli historinë e pazakontë të zonjës Deliko, e cila në studio rrëfeu dhunën 1...
TIRANË- Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’, ka vendosur të pas publikimit të përgjimeve të tij në media, ku ai së bashku me vajza të shoëbizz-it fl...
DURRËS- Ka përfunduar senca maratone në Gjykatën e Durrësit, për 18 zyrtarët e akzuar për lejimin e disa ndërtimeve pa leje në këtë qytet. Sipas informacio...