LIVE UPDATES
Bota

Thirrja e fortë e mësuesit shqiptar në Kanada për prindërit: Fol shqip, me 70 orë mësimi në vit nuk mësohet gjuha

22 Shtator 2020, 08:26 Nga DOSJA
Thirrja e fortë e mësuesit shqiptar në Kanada për

KANADA– Pasi erdhi në Kanada u detyrua të ulej në bankat e shkollës përsëri, këtë radhë si student. Aty mësoi anglishten, vazhdoi shkolimin përsëri në drejtimin e Mësuesisë dhe u diplomua në vitin 2010 në Windsor University në Bachelor of Educatin Program. Êshtë i martuar dhe ka katër femijë (Ilir, Renier, Zana dhe Etien) të cilët vazhdojnë shkollën shqipe në Toronto. Në intervistën për gazetën “Diaspora Shqiptare” z. Demaliaj flet për arsimin shqip në Kanada, lidhjet e fëmijëve me komunitetin, metodikat të cilat ai përdor, dhe shumë tema të tjera.

Punoni gati dy dekada si mësues i gjuhës shqipe në Toronto. A është rritur apo ka rënë interesimi për mësimin shqip?

Ky është viti i 19-të që punoj si instruktor i gjuhës shqipe këtu në Toronto. Jap mësim në një shkollë që quhet “Portage Trail”. Me ndihme edhe nga komuniteti shqiptaro-kanadez në vitet 2001-2006 kam realizuar hapjen e tre klasave shqipe në zona të ndryshme të Torontos. Dua të falënderoj z. Leonard Zoga nga Vlora që pa përtuar shkonte në çdo familje shqiptare që njihte dhe shpërndante informacionin. Një ndihmë të madhe ka dhënë edhe Programi Televiz “Pasqyra Shqiptare” me informimin e publikut shqiptar në Toronto, jo vetëm për funksionimin e klasave.
Sa për interesimin nuk mund të them se është rritur interesimi për mësimin shqip, sepse disa klasa janë mbyllur para 2-3 vitesh. Që klasat të vazhdojnë duhet të kenë jo më pak se 23 nxënës, kështu që klasat u mbyllën për arsye të pjesmarrjes së vogël.

Si është gjendja në shkollën ku jepni gjuhën shqipe. Sa kanë njohuri nxënësit tuaj për gjuhën shqipe dhe për botën shqiptare?

Ne kemi nxënës që e flasin dhe e shkruajnë gjuhën shqipe shumë mirë, dhe kemi nxënës të tjerë që janë fillestarë, por që tregojnë interes për të mësuar. Mund të them se jam vërtetë i kënaqur me nivelin e nxënësve, sidomos me përmirësimin që shoh me kalimin e viteve. Kur prindërit thonë se kanë vënë re përmirësim që kur fëmijët filluan të vinin në shkollën shqipe, unë si mësues e si prind mbushem me gëzim. Pjesëmarrja në këto klasa shqipe është e rëndësishme jo vetëm për mësimin e ghuhës, por krijon një komunitet më vete. Nxënesit dhe prindërit njihen me njëri- tjetrin, krijojnë shoqëri që vazhdon përtej viteve të shkollës, dhe çfarë është më e rëndësishmja fëmijët formohen me idenë e të qenit shqiptar. Plot nga ish- nxënësit, kur shkojnë në shkollë të mesme, vijnë të ndihmojnë si vullnetarë, sepse është krijuar një atmosferë ku ata e dinë që janë të mirëpritur. Shumë prindër kanë bërë një punë të jashtëzakonshme që fëmijët e tyre të njohin rrënjët shqiptare. Disa fëmijë janë me fat të kenë gjyshër/gjyshe ose të afërm në trojet shqiptare dhe shkojnë jetojnë me ta gjatë pushimeve verore.
Ne në shkollë përpiqemi të përfshijmë kulturën dhe traditat shqiptare në mësimdhënie. Ne në klasat tona synojmë të brymosim krenarinë shqiptare tek brezat e ardhshëm.

Sa, mendoni ju, janë të përshtatshme metodat të cilat rekomandohen nga Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës për mësimin e shqipes për Diasporën?

Metodat e rekomanduara nga Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës për mësimin e shqipes për Diasporën janë metoda të mira dhe të planifikuara për raste ideale. Në shkollat tona programi në gjuhen shqipe është vetëm 75 orë në vit. Për mendimin tim rekomandimet duhej të ishin bërë nga mësuesit në diasporë.
Meqë m’u dha rasti dua të falënderoj Ambasadën Shqiptare në Kanada që në dy raste na kanë sjellë disa libra, ku ne gjejmë materiale të përshtatshme për t’i përdorur. Shpresojmë të lidhemi edhe me Ambasadën e Kosovës.

Jeni mësues edhe në një shkollë kanadeze në Toronto. Çfarë metode keni përdorur deri më tani nga sistemi kanadez në klasat shqipe?

Po. Punoj si mësues për Toronto District School Board në “Portage Trail School”, e njëjta shkollë ku edhe jap mësim në gjuhën shqipe të shtunave.  Unë pëlqej më shumë mënyrën kanadeze të mësimëdhënies, sepse nxënësit janë mësuar me këtë formë të mësuari. Një nga metodat që unë përdor nga sistemi kanadez në klasat shqipe është “Play based learning method” që do të thotë “mesojmë duke luajtur”. Kjo metodë është shumë efikase, sepse nxënësit komunikojnë me njeri- tjetrin në gjuhën shqipe gjatë aktiviteteve. Puna në grupe është me shumë rezultat, sepse e rritë komunikimin mes fëmijëve.

Sapo ka nisur procesi mësimor në shkollat publike kanadeze me praninë fizike të nxënësve prej mbylljes në muajin mars shkaku i pandemisë COVID- 19. Sa është vështirë të qenurit mësues në këtë kohë të vështirë?

Duhet theksuar që distanca fizike në mes nxënësve në klasë është më pak se 2 metra, sepse klasat janë të vogla, mundësia e ekspozimit me virusin është e madhe. As një javë nuk ka kaluar që kur u hapën shkollat dhe janë disa raste në Toronto të konfirmuara me COVID-19 në shkolla, si në personel ashtu edhe tek nxënësit. Në aspektin profesional, si mësues ndjehesh keq kur nuk mund të ofrohesh dhe të bashkëpunosh normalisht me nxënësit.

Klasat shqipe në Kanada në shumicën e rasteve, si edhe në shkollën tuaj, do të vijojnë online që mund të kthehen në klasë më vonë. A mendoni se do të jetë efikas mësimi i gjuhës shqipe nga shtëpia?

Efikasiteti i mësimit në-linjë nuk krahasohet me mësimin në klasë. Prania fizike nuk mund të kompensohet me asnjë metodë. Nxënësit kanë nevojë të komunikojnë me njëri- tjetrin dhe me mësuesit në person. Në prill ne filluam mësimin në linjë në gjuhën shqipe. Pjesëmarrja aktive qe shumë e ulët. Edhe ata që morën pjesë patën vështirësi. Nxënesit hezitonin të përgjigjeshin se nëse përgjigja e tyre nuk është e saktë dhe prindërit ose anëtarët e familjes e degjojnë. Në klasë mësuesi e sheh ku nxënësit kanë nevojë për ndihmë dhe ofron ndihmë, në-linjë nuk është njësoj. Qëllimi im për mësimin në-linjë është që të krijojë një program ku fëmijët të angazhohen në mësim gjatë kohës së klasës me mua, dhe pastaj të kem të planifikuara aktivitete që do vazhdojnë në shtëpi me prindërit ose pjesëtarët e tjerë të familjes.

Ka gjithmonë kritika se prindërit shqiptarë po flasin vetëm anglisht apo frengjisht me fëmijët e tyre në vend se të flisnin shqip. Sa kritik jeni ju në këtë kontekst?

Thirrja ime është “Fol Shqip”. Kam vënë re se në përgjithësi prindërit e nxënsve të mi flasin shqip me fëmijët e tyre. Po nuk u fol shqip në familje, me 70 orë mësimi shqip në vit gjuha nuk mësohet. Prindërit duhet të flasin shqip me fëmijët, edhe nëse fëmijët përgjigjen në anglisht apo frengjisht ata të paktën do kuptojnë shqip. Pastaj në qoftë se prindërit i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe, në ambientin shkollor fëmijët shumë shpejt do fillojnë të flasin shqip.

A mendoni se fëmijët e angazhuar në organizimet komunitare e njohin shqipen, por edhe kulturën dhe traditat tona më mirë? Sa do ta rekomandoje këtë?

Absolutisht. Angazhimi në aktivitetet kulturore ndikon shumë në kultivimin e traditave shqiptare. Gjate viteve kur znj. Ruki Kondaj ishte kryetare e Shoqates Shqiptaro -Kanadeze në Toronto, komuniteti shqiptar ishte shumë më aktiv. Organizoheshin aktivitete që ishin në shërbim të kulturës dhe identitetit shqiptar, dhe jo me qëllim fitimin financiar të organizatorëve. Një vit në bashkëpunuam me shoqaten bëmë një koncert pranveror shumë të bukur me dy klasat shqipe. Z. Ramazan Këllezi solli grupin e valleve “Shqiponjat e Vogla” që i dhanë një larmi të veçantë koncertit. Prindërit dhe fëmijët ishin shumë të kënaqur dhe disa prej nxënesve më vonë u angazhuan me grupin e valleve. Unë mendoj që bashkëpunimi, organizimi dhe angazhimi në aktivitete kulturore shqiptare, është një nga faktorët kryesorë që gjuha, kultura dhe traditat shqiptare në diasporë të mbijetojnë.

Marrë nga DiasporaShqiptare

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora astrit demaliaj shkollat shqipe ne kanada astrit demaliaj shkollat shqipe ne kanada

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet