LIVE UPDATES
Politike

Thirrja e Bashës në Prokurori, Bylykbashi: Veprim i pastër politik

13 Qershor 2019, 18:49 Nga DOSJA
Thirrja e Bashës në Prokurori, Bylykbashi: Veprim i pastër

Prokuroria e Tiranës ka thirrur kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për të dëshmuar në prokurori në lidhje me lobimin rus në SHBA në datë 17 Qershor. Por sipas ish-deputetit të PD-së, Oerd Bylykbashi, ky është veprim i pastër politik.

Ai deklaroi gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin se sa herë që Kryeminstri ka pasur probleme ka nxjerrë në skenë këtë histori.

“Ajo që është shumë interesante është që sa herë Edi Rama ka nevojë, Arta Marku vepron menjëherë. Kjo është hera e katërt. Arta Marku ankohet se i është zvogëluar kompetenca kontrolluese mbi pjesën tjetër të prokurorisë , por ia ka dhënë mesazhin prokurorisë se me shkarkimet e paligjshme që ka bërë deri më sot kush nuk vepron sipas asaj që kërkon ajo ka probleme. Ta lemë mënjanë këtë histori. Ky është veprim i pastër politik. Do ju jap shembuj të vegjël. Kur iu desh me Saimir Tahirin e nxorrën këtë histori. Doli përsëri rasti ishin përgjimet e Agron Xhafaj, e nxorrën. Doli rasti Dako, e nxorrën përsipër. Sa herë i duhet Edi Ramës të heqë vëmendjen nga problemet e mëdha që i dalin nxjerr këtë çështje. Basha ka bërë reagim të drejtpërdrejtë sot. Ka dy gjëra, e para është një shmangie vëmendje nga çështja e madhe sot. Çështja e madhe sot nuk është dekreti i Presidentit, por përgjimet e Bildit. E dyta është rasti tipik, goditet kundërshtari me instrumentet që ka. Që është e pastër politike për të goditur kundërshtarin besoj se shqiptarët nuk duan shumë për ta kuptuar këtë gjë”, tha Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit pritet të dalin edhe përgjime të tjera ku përfshihet vetë kryeministri. Prandaj sipas tij, kjo është arsyeja pse u urdhërua publikimi i përgjimeve të tjera të dosjes 339 në media.

“E rëndësishme është të kuptojmë në mesin e kësaj beteje të madhe ku i kanë dale raste që duhet të çojë në burg njerëzit më të afërt dhe po të fillojnë të këndojnë ata, këndojnë dhe për Edi Ramën. Siç thonë, në regjistrime del dhe vetë Edi Rama. Në regjistrime të tjera që priten të dalin. Ka shumë mundësi që urdhri që ai dha nëpërmjet kryetarit të Komisionit të Ligjeve, i dha kryeprokurores së përgjithshme që të ndalohet ndalja e publikimeve është për ato që do dalin më pas. Tani i duhet një histori tjetër, hidhet kjo në treg për ta çuar debatin aty”, tha Bylykbashi.

Marrë nga ABC News

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026