LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Thërrime buke, vaj, alumin dhe.. produktet e çuditshme qe janë përdorur për të bërë një vaksinë

28 Tetor 2020, 15:25 Nga DOSJA
Thërrime buke, vaj, alumin dhe.. produktet e çuditshme qe janë

Gjatë vitit të ardhshëm, Ramon testoi një grupim të çuditshëm përbërësish, me sa duket bazuar në ato që ndodhi, ai bashkoi një sërë përbërësish ku disa prej tyre ishin edhe në dollapin e tij të kuzhinës. Së bashku me vaksinën e difterisë, pacientëve të tij iu është injektuar, niseshte, lecitinë – një përzierje vaji, i cili zakonisht gjendet në çokollatë dhe madje edhe copa buke. Eksperimentet patën sukses. Kafshët të cilave u ishin dhënë vaksina që përfshinin shpikjet e Ramonit prodhuan shumë më tepër antitrupa sesa ato që nuk kishin, duke treguar që ato do të mbroheshin më mirë nga difteria.

Dhe kështu lindi fusha e përbërësve “ndihmës”. Ata janë përdorur gjerësisht deri më sot dhe nuk janë më pak të çuditshëm. Produkti ndihmës më i përdorshëm në vaksina është alumini. Ky kimikat përdoret më së shumti në vaksinat kundër hepatitit A, hepatitit B, HPV, encefalitit, meningjitit B, antraksit, pneumokokut dhe Haemophilus influenzae tip b. Produkte të tjera janë squalene, një substancë vajore e bërë nga mëlçitë e peshkaqenëve dhe ekstrakte nga lëvorja e pemës quillaja, e cila është përdorur tradicionalisht nga popujt, për të bërë sapun pasi lëvorja e saj mund të bëhet pluhur dhe të përzihet me ujë për të formuar një shkumë. Është vlerësuar se vaksinat shpëtojnë dy deri në tre milion jetë në vit, si dhe parandalojnë aftësitë e kufizuara që mund të mbarten gjatë gjithë jetës. Askush nuk e ka përcaktuar saktësisht sasinë e proporcionit të këtyre përbërësve. Por për të inkurajuar trupin që t’u përgjigjet vaksinave më me forcë, ato mund t’i bëjnë ato më efektive dhe t’i mbrojnë njerëzit për më shumë kohë sesa do të bënin ndryshe. Në disa demografi, të tilla si të moshuarit, disa vaksina thjesht nuk do të funksiononin pa to.

“Pa një ndihmës, antitrupat përgjithësisht do të zhduken, mbase pas disa javësh ose muajsh. Por me këto ndihmesa mund të zgjasin për disa vjet. ” thotë Bingbing Sun, një inxhinier kimik në Universitetin Dalian të Teknologjisë, në qytetin kinez të Dalian.
Ai jep shembullin e disa llojeve të vaksinave të hepatitit B.

“Nëse nuk përfshijnë një produkt ndihmës, prodhimi i antitrupave do të jetë shumë, shumë i ulët. Ata në të vërtetë nuk kanë aftësinë të induktojnë prodhimin e antitrupave, ”thotë ai.

Për më shumë se një shekull, edhe pse këta përbërës duken të rastësishëm janë kaq thelbësorë për vaksinat. Në të shkuarën dukeshin një gjë e thjeshtë, por tashmë shkencëtarët po garojnë për të zbuluar sekretet e këtyre përbërësve.

Paradoksi i aluminit
Alumini nuk është vetëm ndihmësi më i zakonshëm, por një nga më të vjetrit. Menjëherë pasi Ramon zbuloi se kuajt e tij patën përgjigje të mirë ndaj vaksinave me përbërës të kuzhinës, imunologu britanik Alexander Glenny bëri një gjetje tjetër aksidentale. Në vitin 1926, ekipi i tij po përpiqej të pastronte toksinën e prodhuar nga bakteret e difterisë. Ai shpresonte se nëse vendi i injektimit skuqej do të thoshte që vaksinë kishte një përgjigje të fortë imune.

Për ta arritur këtë, Glenny u përpoq të përdorte kripëra alumini të cilat, siç thotë legjenda, ishin gjëja e parë që pa në raftin e tij. Por kur vaksinoi derrat me vaksinën e tij të difterisë të sapo përgatitur, ndodhi diçka e papritur. Ata që ishin injektuar me vaksinën që kishin më shumë kripëra alumini, kishin zhvilluan imunitet shumë më të fortë sesa ato që ishin injektuar vetëm me vaksinën dhe jo sepse ishte më e pastër. Ata po i përgjigjeshin vetëm aluminit.

Deri më sot, alumini në vaksina është gjithmonë në formën e kripërave. Këto përfshijnë hidroksid alumini (zakonisht përdoret si një antacid për lehtësimin e tretjes dhe urthit), fosfat alumini dhe sulfat alumini kaliumi. Vetë Glenny besonte se kripërat e aluminit ndihmojnë duke u lidhur me përbërësin kryesor të vaksinës, pjesën që i ngjan patogjenit, duke e paraqitur atë në sistemin imunitar më ngadalë. Por kjo ide ka dalë nga moda dhe e vërteta është provuar të jetë shumë më e komplikuar. Një ide tjetër është se një receptor i quajtur “Nalp3” ka të ngjarë të luajë një rol kryesor. Për një studim të vitit 2008 të udhëhequr nga Richard Flavell nga Universiteti Yale, Connecticut, minj të cilët ishin prodhuar gjenetikisht u injektuan me një vaksinë që përmban alumin. Përgjigja e tyre imune ishte pothuajse inekzistente. Sidoqoftë, kur provuan një vaksinë duke përdorur një ndihmës tjetër që përmban një emulsion vaj, kafshët prodhuan antitrupa si zakonisht.

Brezi i ardhshëm
“Në industrinë e vaksinave, njerëzit janë shumë konservatorë. Kështu që sa herë që ata përpiqen të gjejnë një përbërës ndihmës për një lloj të ri të vaksinës, shumica e atyre që janë nën hetim janë ato tradicionale, të cilat ne e dimë se janë të sigurta dhe efektive. Sidoqoftë, shkencëtarët kanë filluar të pyesin nëse mund të vijnë produkte më të mira se aksidentalet nga vitet 1920 dhe 1950, zbuluar para se të njihej struktura e ADN-së, ose se njeriu kishte shkelur në Hënë, kur kompjuterët ose nuk ekzistonin ose ishin shumë të mëdhenj.

Ndërsa popullsia evoluon, këto probleme vetëm përkeqësohen. Një tjetër zgjidhje e mundshme sipas ekspertëve janë ato që quhen “fantazma bakteriale”, të cilat konkretisht janë lëkurat e baktereve. Këto përftohen duke ndarë qelizat bakteriale të hapura, të tilla si ato që i përkasin baktereve që gjenden në ujë. Ashtu si përzierjet vajore, ato çojnë në prodhimin e sinjaleve kimike, të cilat kërkojnë ndihmë nga qelizat imune dhe maksimizojnë shanset që të bëjnë vaksinën më imune. Sipas ekspertëve gjetja e produkteve ndihmëse është një punë shumë e lodhshme sepse shkencëtarët duhet të siguroheni për efikasitetin e përbërësve dhe kjo gjë kërkon shumë kohë. E kur thonë kohë, nënkuptojnë 10 deri në 15 vjet.

Marrë nga:BBC

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete vaksina vaksina

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale